Bashkëqeverisja/ Rama publikon draftin, ja ç’kërkon nga shqiptarët

July 10, 2017 09:48

Bashkëqeverisja/ Rama publikon draftin, ja ç’kërkon nga shqiptarët

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me postimin e një drafti që e quan Platformën e bashkeqeverisjes me qytetarët shqiptarë

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama i fton qytetarët shqiptarë të regjistrohen http://shqiperiaqeduam.al/ për tu bërë pjesë e bashkëqeverisjes me kritikat dhe sugjerimet e tyre.

MIRËMËNGJES 😀
dhe me këtë draft të parë të Platformës së Bashkëqeverisjes ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM, ku mirëpresim kritikat e sugjerimet tuaja për organizimin e platformës, ju uroj një javë të mbarë!

ram
PLATFOTMA

“Shqipëria që duam” është një platformë e hapur komunikimi e ndërveprimi me qytetarët që do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush.

Qeveria e re do të jetë në një koalicion real me njerëzit e zakonshëm që së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, që nga bulevardi i Tiranës deri në çdo skaj të vendit.

Shqipëria që duam është mbi të majtën e mbi të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve, jo i pushtetarëve. Sfidat e Shqipërisë sot, nuk janë sfida socialiste apo sfida demokrate, por janë sfida shqiptare. Të vetëdijshëm për barrën e madhe të përgjegjësisë që na u besua, qeveria e re do të bashkëqeverisë me njerëzit e zakoshëm të këtij vendi në një përpjekje shqiptare, të përbashkët, për ta bërë Shqipërinë më të mirë.

July 10, 2017 09:48
Komento

9 Komente

  1. anticensurë25642654 July 10, 10:16

    një variant ndërmjet “vetadministrimit jugosllav” të titos dhe mbledhjes së informacionit për kundërshatët sipas modelit erdogan!!
    mirë erdogani bën sikur po lufton gylenin për të futur brënda tërë qemalistët,por ti kë do ta quash “gyleni shqiptar” për të rrasur brënda kundërshtarët e tu e të erdoganit??
    ps:sipas përgjigjeve që jep ti në bythëbukun tënd,kujton se nxit njerëzit që të shkruajnë diçka!?kujton ti se ka njeri që i duron ato ironitë sarkastike prej berberi që bën ti??shko mor paçavure që nuk mësove nga ajo që të bënë të tjerët!!

    Reply to this comment
  2. lejlek July 10, 11:35

    Ajo tepsia qe ju u munduat qe ta largoni eshte fare pak nga disa (kaza-ne) .
    Shqiperia drejtohet nga disa krahina, dhe ne krye qendrojne dibranet.
    Te hapen letrat e niveleve fundore deri ne krye te institucioneve per te pare nga vijne punonjesit, si ne ushtri,polici,shendetsi, e deri ne pulari.
    Jane te gjithe me lidhje fare e fisnore ….shoqerore e mik pas miku ndaj dhe i kane krahet e ngrohte se jane te “siguruar nga krahet”.
    Per nje pesemijekelesh(qe ti nuk e din se ajo do e marre) po ne fakt ajo e quan te ligjeshme, punonjesja e nje vendi me aspak rendesi te sorollat dhe te ben te paguash dhjetefishin e moskryesh dot pune.

    Reply to this comment
  3. Lili July 10, 13:18

    Menyra ma e mire me sabotuar keto initiativa te marketingut politike eshte me thane te kunderten e asaj cka mendon…
    Kjo loje politberje sjell pushtet,po kur jo qeverisje sic po deshmon fitorja e Trumpit, macronit etj qe jane ba me kete stil marketingu politike intervisto,nxhjerr statistika edhe plotesoj deshirat sipas statistikave: vjen nje moment kur statistikat bjene ndesh me deshirat- per shembull duam shtet po jo taxa, apo duam mjekesi falas, po cmimin e shpenzimeve duhet me fakturuar pra kujt…
    Zotni Rama duhet te jete i kujdeshme e te lexoje pak kritikat e shkencetareve mbi marketingun politike si mjet qeverisje,sado keshilltaret t’i kete plot entuziasm per kete menyre populiste ..

    Reply to this comment
  4. MYRTEZAI July 10, 14:04

    E GJITHE ADMINISTRATA ESHTE PJELLE KLANORE, KRAHINORE, KRUSHQINORE, NEPOTIKE DHE FSHATARAKE . SHQYEJA KETE PERBERJE DHE PASTAJ FOL PER BASHKEQEVERISJE ME QYTETARINE. TI I DI MIRE SE KUSH SUNDOJNE MEGJITHATE PO TI PERMEND: TEPELANASIT E GRAMOZ RUCIT, SKRAPALLINJTE E ILIR METES E DIBRANET E MONIKA METES KRYEMADHIT DHE TE ILIR BEQAJT DHE TIRONSIT ME ORIGJINE DIBRE…SKA BASHKEQEVERISJE ME QYTETARINE PO NUK I QEROVE KETA BASTARDE DHE MILITANTET INJORANTE NGA ADMINISTRATA O EDVIN RAMA…

    Reply to this comment
  5. Arben July 10, 14:10

    AJO DIHET CFARE DUAN SHQIPETARET,

    BUZKUQ, XHEL PER FLOKET, PARFUM, ANTIDJERSE DHE MAKIAZH.

    SHIKO KE KANE VOTUAR TE TE THEM SE CFARE DUAN.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  6. Lili July 10, 20:07

    Une cka dua pra:
    Per te dhane nje pune e nje rroge cdo qytetari stop dypunesimet neper shtet e neper universitete,
    Per t’i dhane nje rroge cdo familje,stop punesimeve familjar n’administrate: te zgedhin kush nga burri,gruaja apo femija te qendroj i punesuar tek shteti…
    Pra shteti per te gjithe e jo per vetem 100 familje…
    Idem per bursat: kur lexon se femija e
    Presidentit,deputetit,apo femija i nje kryeredaktor gazete , te gjithe me mija euros ne konto marrin bursa e jo femijet qe kane vertet nevoje per doren e shtetit,bindesh se kemi shtetin e 100 familjeve.Idem per stazhet neper administraten tone, ku punesohen vetem ato qe kane dikend ne shtet,si rasti i shume …
    Punesimi mbi kritere social,ai qe ka ma shume nevoje e jo ai qe ka dy tri deri 15 appartamenti,e qe nuk ka nevoje per rrogen e shteti per me jetuar
    Une dua shkurtimet per dietat e deputeteve, te kontrollohen harxhimet e tyre sa jane per qef e sa vertet per detyre… nuk di pse duhet te paguajme ne pse zgedhin hotelet 4 yje kur cdo 2 yje ka gjithe konforin e nevojshme ne boten evropiane..
    Dua qe pronaret e ma shume se nje banese te taxohen ne meyre exponentiale per cdo banese ma shume: keshtu stopojme betonizimin e Shqiperise, edhe leme hapesi per cdo familje me pasur nje banese,mbushim harken e shtetit si ne cdo vend te botes ku aty ku nuk banojsh,taxat jane ma te nalta, bile ne Pariz tatohesh kur e le apartamentin pa qiraxhi…

    Sa per fillim..

    Reply to this comment
  7. Lili July 10, 20:12

    dua plazh publike edhe korridor publik ne cdo plazh
    Dua transpote publike si ka dhane Zoti nderqytete
    Sherbime publike si ka dhane zoti ne polici,ku rezultatet jane vertet impresionante, po edhe n’administrate sherbime civile,tek ujesjellsi te rryma…

    Reply to this comment
  8. Niko July 10, 20:23

    Zoti Rama, marrja e mendimeve ne kete menyre per qeverisje tregon diletantizem politik e paaftesi drejtuese, mosdeshire per te sjelle ne krye te puneve profesionistet e afte, doza te medha populizmi dhe propagande.Nese deshiron sinqerisht mendimin e qytetareve lodheni pak me shume vehten dhe vartesit tuaj dhe thellohuni me shume ne te vertetat.Nuk ngopen njerezit me propagande e me vetemburrje, nuk permiresohet gjendja me veprime populiste por se pari me ekspertize te thelle etj. etj. Ne fund do ju kerkoja (nese deshironi) t’ju hidhni nje sy komenteve te LEJLEKUT, LILIT DHE MYRTEZAIT, per mua:komente qytetaresh te ndershem dhe patriote.

    Reply to this comment
  9. Qytetaret ´insoumis' July 10, 22:00

    pak nga agora vox,nje site qe studion veprimet e politikaneve ne interes te qytetareve, qe mos te jemi trushpellare: sidomos pjese ku jepet description i politikanit, qe eshte vertet nje copier coller qe asaj qe pame me Ramen qe po nenvizoj me …… xxxx…..

    En invitant le candidat ou l’élu à se plier avant tout à l’opinion, au diktat de l’électorat potentiel le marketing a changé la portée de la politique. Il a produit des hommes et des femmes formatés suivant les critères sensés être ceux qu’affectionnent les personnes en quête de repères qu’il se donne pour mission de séduire : ……….. aseptisation du langage, apparente décontraction, culte de la modernité et de la forme physique, forte prédominance du style sur le fond, importance des petites phrases, rarement spontanées, souvent péremptoires. Et aussi, symbolique des gestes, de la tenue, du look … Sans oublier l’exhibition de la vie privée pouvant aller jusqu’à l’organisation de véritables séances de voyeurisme pour ensuite mieux s’en plaindre…………

    Le tout sous une apparente modestie et une simplicité feinte savamment dosée.

    Dans ces conditions, la question qui se pose devient : Où sont passées la morale, l’éthique et l’égalité, fondement de cette entreprise a priori éminemment humaine qu’est la politique ? Dès lors qu’ils s’en remettent entièrement, ou presque, aux effets du marketing et aux seuls artifices de la communication, le candidat, la candidate, les élus, ne deviennent-ils pas de simples produits ?

    Source La tyrannie du marketing http://www.editions-ere.net/projet285

    A suivre Les excès du marketing politique : VI. Conclusion

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*