Bashkëqeverisje PS-PD pas zgjedhjeve? Fleckenstein: Pse jo

May 31, 2017 17:16

Bashkëqeverisje PS-PD pas zgjedhjeve? Fleckenstein: Pse jo

Për Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, një koalicion PS-PD pas 25 qershorit nuk do të përbënte tabu.

Duke folur në një intervistë për ABC News, Fleckenstein thotë se ai është kundër koalicioneve të mëdha por nëse në Shqipëri nuk do të kishte alternativë tjetër për qeverisje, pse jo.  “Për mua, koalicionet e mëdha janë gjithnjë një përjashtim, edhe pse në Gjermani u bënë vite që vendi qeveriset nga një koalicion i madh. Nëse nuk do ketë asnjë alternativë tjetër për koalicion, atëherë një koalicion i tillë i madh, qoftë dhe teorikisht, mund të formohet. Pse jo?”, tha Knut Fleckenstein.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka vlerësuar edhe një herë arritjen e marrëveshjes politike në Shqipëri. I pyetur nëse Basha mori më shumë se ç’pritej, apo Rama lëshoi më shumë pe për të qëndruar në pushtet, ai jep këtë koment:

“Nuk më intereson fare. Vërtet nuk më intereson. Nëse Kryeministri dhe lideri i opozitës gjetën dakordësi për mënyrën se si të zhvillojnë zgjedhjet e përgjithshme dhe për të gjitha elementet e nevojshme që paraprijnë zgjedhjet, unë jam i kënaqur me këtë. Jam shumë i lumtur, që McAllister, Lee dhe ndoshta dhe unë kontribuam për këtë rezultat, pro në fund, ishin 2 bosët që vendosën se si do të vijojnë. Ky është një hap pozitiv dhe shpresoj që një dakortësi e tillë të arrihet pa asistencën tonë herën e ardhshme”, u shpreh ai.

May 31, 2017 17:16
Komento

15 Komente

  1. Gur Me Njolla May 31, 20:45

    Per ju ditaret dhe jo vetem kisha nje pyetje:

    Ky “supertalenti” i BE eshte caktuar per te raportuar per ShQUPerine, apo per t’i bere pompa “bosave te… gastronomise” e permes tyre dhe bagetise?

    Perderisa ketij nuk i intereson te dije, se cili nga bosat morri mishin dhe cili kocken, dhe perderisa per te koalicioni i madh nuk na qenkerka tabu, atehere le te na shpjegoje me dy fjale, se perse i duhet sovranit te shkoje ne votime?

    Cfare kuptimi ka per kete bicim eksperti PLURALIZMI dhe OPOZITA, nese lopet (sovrani) jane laramane, kurse tagjia (partia) e njetrajtshme si kashte.

    Kur ishim keq (ne “diktature”) flinim rehat nga punet e politikes. E dinim qe kishte vetem nje te flamosur parti, dhe pike. E dinim se askush tjeter pervec “bosave te skllaverise” s’guxonte te perzihej me ato pune. S’kishte as sovran dhe as opozite. Votimet beheshin sa per sy e faqe, se vota ishte gjithmone “plumb per “armikun”. Per ate imagjinarin, se ai i verteti fshihej pas gishtit. Pasojat e kesaj lloj vote, me mire se vete shqiptaret, nuk i di askush tjeter. Qofshin keta dhe “supertalente”.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 1, 10:16

      ” se perse i duhet sovranit te shkoje ne votime?”
      më duket se para nja dy vjetësh bushati në një artikull të tij thoshte se “nëse rama bën të njëjtat gjëra si berisha,i rreshtone njër aps tjetrës,atëherë lind pyetja-përse duhej ta ndërronim qeverinë??”
      ti thua “përse duhet të votojmë?”(sovrani,kur flitet për popullim, është një mashtrim politik!!në rastin më të mirë!?populli është si gjelat e detit!!gurgullijnë pas çdo vërshëllime!normalisht se pjerdh kush!!të paktën tek ne)thjeshtë e më thjeshtë nuk mund të ta shfaq mendimin tim për këtë pyetje!
      thjeshtë për të pasur një alibi!!ju na zgjodhët,ju duhet të bindeni e të na duroni!!pak a shumë si një punë vet dhunimi!!

      Reply to this comment
      • Mish Per Top June 1, 20:09

        “Populli eshte si gjelat e detit qe gurgullin pas çdo vershellime.” Sakte! As militarucet e Mjeros nuk do kishin pretenduar te kunderten, 😉

        Sovrani e para e punes nuk eshte mashtrim politik, por zeri i fuqishem i nje populli te lire dhe te pavarur. Te jesh popull sovran (si pshm. populli i fiseve zulú ne Afriken e Jugut) do te thote te jesh ne gjendje te sundosh vetveten, dhe te jetosh ne harmoni mes diversitetit te vlerave.

        T’ja arrish te sundosh vetveten, nuk eshte thjeshte nje fjale goje, por shpesh rezultat i nje lufte te ashper e te gjate, per te qene me ne fund i lire dhe i afte per vendimarrje. Nje popull sovran i zgjedh vete dhe me pergjegjshmeri te larte perfaqesuesit e tij, dhe nuk lejon t’ja servirin ne pjate te tjeret. Ne te kundert ai do te quhej popull vasal.

        Pyetja, se perse duhet te votoje SOVRANI (dhe jo VASALI), kur ai e di me perpara se vota e tij mund te bashkohet me ate te kundershtarit politik, lidhet me opsionin e parashtruar nga “eksperti” i BE-se,

        Te dergosh me qindra vezhgues te huaj per te mbikqyrur zgjedhjet ne Shqiperi, dhe politikaret atje t’i hedhin ne ere pa teklif milionat e taksapaguesve per fushata elektorale, atehere i bie qe populli atje te pirdhet, por rencem ama. Shitblerja e votes pshm. eshte pjerdhja me e forte qe i behet popullit, per ta perdoruar ate me pas si mish per top.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 June 2, 08:32

          mish për top
          nuk të kuptova shumë mirë!!
          sovrane sovranitet pak a shumë i kam lexuar se çdo të thonë!!
          zulutë nuk i njoh sepse nuk kam jetuar në A.J.bile asqë kam shkuar ndonjë herë!!
          ti po e thua vetë se sa sovran është një popull që shet votën e tij!!një popull që pasi ka votuar,pa e shitur votën,sheh se si e shesin e dhejsin votën e tij!!mund të të përmënd shumë e shumë fakte të tjera,por këto mjeftojnë për të të thënë se SOVRAN do të ishte ai popull që nuk pranon të shesë votën e tij dhe merr në dorë çdo shitblerje që duan ti bëjnë të tjerët votës së tij!!
          sot për sot ne nuk jemi sovran si popull,nuk jemi as vasal!!
          jemi thjeshtë të nënshtruar,por me kokën lartë!!të nënshtruar por që kujtojmë se jemi të lirë!
          prandaj i përgjithemi çdo vërshëllime me gugullima gjeldetësh!!
          fjala “SOVRANI”e përdorur për popullin,është me të vërtetë një sllogan mashtrues politik!!
          populli nuk ka asnjë vlerë,për popullin nuk ka asnjë politikan rrespekt!!ashtu si populli i sheh politikanët, perëndi ashtu e shohin ata popullin,bagëti!!
          nëse ti mendon ndryshe,ose të kundërtën!?
          atëherë bëj një provë të thjeshtë!! thuaji dikujt të vërshëllejë!!
          do të shohesh se si ke për tiu përgjigjur!

          Reply to this comment
          • Toç Me Zile June 2, 19:29

            Llogjike qe s’kupton dhe aq mire. Por mos u be merak, se s’je i vetmi. Edhe toçat s’kuptojne. S’kuptojne se ja ka bere fiqirin sallate termi “bojkot”. Eshte term i sajuar pe leshi. Eshte makinacion per te distancuar bagetine e trashe nga kutia e votimit.

            “Vota e Bardhe” eshte po aq i demshem sa dhe gurgellima e pjerdhur e gjelave te detit. Po nuk besove, psene e kesaj filozofie te sterholluar mund ta gjesh te shpjeguar edhe ne rrjet.

            Te marresh pjese ne votime do te thote qe pas tyre tu kerkosh llogari te zgjedhurve te tu per veprimet dhe mosveprimet e tyre. T’i bojkotosh ato ja ke fut edhe me keq kallomin vetes, se me kete veprim foshnjor nuk i ke shpetuar asaj me kryesores, qe eshte numerimi dhe me pas shkapelyerja e saj sipas oreksit te ustallareve.

  2. Oh la la... May 31, 20:45

    Ende pa komente? Ver8?

    Reply to this comment
  3. Adih May 31, 21:42

    LSI ne e cuam nje here me PD dhe nje here me PS ,duhesh te nderohesh dajra dhe kerrneta . Skishte me kuptim ,nuk duhet te deskrititoheshim me ,perballe kokpalareve .Limoni i shtrydhur skishte me leng …Tani ne partite te PPSH , si gjithmone ne ,,do e shtyrim dhe kater vjet ,dhe zdihet cfare behet .Ishalla cperbehet BE ja ,dhe i shpetojme diktatit dhe transparences perendimore .Liken e vume President , e pse jo ,te gjitha ne doren tone ..

    Reply to this comment
  4. kris 1 May 31, 21:46

    Ketij do ti jap koalicioni i madh Ps Pd ne shenje nderimi celsat e Tufines.

    Reply to this comment
  5. george orwell May 31, 21:52

    nuk e di por amerika dhe europa me kete ndyresi qe bene me cadren e lulit dhe edi ramen qe hoqi masken komplet na bejme te besojme…..se enveri kishte te drejte qei qinte nonen qofte ketyre intelektualeve por dhe ketyre dipllomatev perendimore qe me shume duken si kolonele se sa si ambasadore

    http://www.youtube.com/watch?v=OptbPWzV6SI

    po perdhosen dhe ligjet e natyres jo vetem te shoqerise…

    nuk mund te fleje ne nje krevat ujku i donaldit me gomarin e Fleckenstein-it…
    .
    mos e beni shqiperine si ferma e kafsheve te Orwellit

    Reply to this comment
  6. goni May 31, 22:00

    Flaenshtaini ka eksperjencen e gjermanise.Pra te behet nje kualicion i madh si ngjermani e nkosov,dhe keshtu punet ecinrroft koulicini i madh si ngjermain e nkosov,posht opoziti,posht lsi,rroft rama rroft basha!

    Reply to this comment
  7. intelektuali June 1, 08:40

    RAPORTUESI FLECKENSHTEIN ESHTE I KENAQUR TE RAPORTOJE SE NE SHQYPNI ESHTE KTHYER KOHA E QEPES E ENVERIT

    Kur emisaret syxham te BE dhe Botes jetonin parajsen e tyre ne Shqypnine Enveriste pa asnje problem per burokratet nderkombetare, por qe i shikonin shqyparet me perbuzje si nje fis handikap prej Afrike ZULU

    Reply to this comment
  8. Rrushi June 1, 12:43

    Epo keshtu u be,nje here PD-LSI,nje here PS-LSI tani ka ngel PS-PD. Lumi qe mori vunone, e mjere ne me keta poltikane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*