“Bashkëshortja e Pezës vazhdon të jetë punonjëse e MPJ”
Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së kandidatit të Partisë Socialiste në Peqin, Alfred Peza, i cili u shpreh dy ditë më parë se bashkëshortja e tij është pushuar nga puna kur ai shpalli kandidimin.
Sipas MPJ, e shoqja e Pezës vazhdon të punojë në Ministri të Jashtme si përgjegjëse sektori.
“Për transparencë dhe mirëinformim të opinionit publik, sqarojmë se znj. Peza vazhdon të punojë në Ministrinë e Jashtme si shefe e sektorit të Komunikimit në Drejtorinë e Diplomacisë Publike, dhe nuk është e vërtetë që është larguar nga detyra. Sqarojmë se zonja Peza ka qenë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shtypit dhe Informacionit deri në datën 07.06.2012. Në bazë të miratimit të strukturës dhe organikës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kjo drejtori u kthye në sektor dhe zonja Peza u emërua shefe e këtij sektori. Me urdhër të ish-ministrit Haxhinasto numër 190, dt 07.06.2012, zonja Peza u emërua përgjegjëse e sektorit të Komunikimit në Drejtorinë e Diplomacisë Publike, ku vazhdon dhe sot. Sqarojmë se kjo lëvizje në detyrë një vit më parë, në kohën kur gjithë Ministria e Jashtme u ristrukturua, nuk ka aspak lidhje me kandidimin e zotit Peza”, thuhet në deklaratën e MPJ.
qeveria hodhi poshte ekspertizen e FBI dhe jo tmos hedhe poshte nje te vertete per heqje nga puna per motive politike prandaj ky regjim duhet largu se s ben me 23 qershor