Bashkia do të prishë shkollën “Hoxha Tahsim”, stafi pedagogjik: Nuk dimë asgjë

Redaksia Online June 11, 2013 08:41

Bashkia do të prishë shkollën “Hoxha Tahsim”, stafi pedagogjik: Nuk dimë asgjë

Bashkia e Tiranës vendos të shembë shkollën “Hoxha Tahsim”, e cila ndodhet në afërsi të Ministrisë së Jashtme. Në buletinin e datës 3 qershor 2013, të Agjencisë së Prokurimit Publik, bashkia e Tiranës ka njoftuar se hap procedurat për “Ndërtim shkollë e Mesme, rruga “Hoxha Tahsim”, faza I, me fond 158.737.797 milionë lekë”, shkruan sot Shqiptarja.com.

Sipas njoftimit të bashkisë, tenderi do të zhvillohet në 21 qershor, ndërsa punimet zgjasin të paktën 1 vit. Por, stafi pedagogjik nuk ka asnjë informacion në lidhje me faktin se ku do të zhvendosen ata dhe nxënësit gjatë kësaj kohe. “Kjo është e tmerrshme. Ne na kanë premtuar që nuk do ta prishin, madje kemi edhe një letërkëmbim me drejtoreshën e arsimit, e cila na ka garantuar se viti akademik 2013-2014 do të vazhdojë rregullisht si dhe do të hapen edhe regjistrimet për klasat e para, të cilat kanë tre vite që janë mbyllur në këtë shkollë. Kushedi ku do të na shpërndakan”, thonë mësuesit e kësaj shkolle. Edhe drejtori i sapoemëruar i “Hoxha Tahsim”, Sabri Terpollari, konfirmon të njëjtën gjë. “Ne nuk na ka lajmëruar askush. Madje na kanë garantuar se shkolla nuk do të mbyllet”, thotë ai për Shqiptarja.com.

Ndërkohë Ardian Margjini, kryetar i bordit të prindërve në këtë shkollë, na tregon shkresën që u ka dërguar drejtoria Arsimore. “Ka kohë që përflitet për një gjë të tillë dhe ne pikërisht për këtë arsye, kemi zhvilluar një takim me drejtoreshën e Arsimit, Arjana Bekteshi. Gjatë këtij takimi, i cili është zhvilluar me datë 5 maj 2013, ajo jo vetëm na ka garantuar që shkolla nuk do të preket, por na ka kthyer edhe përgjigje me shkrim ku deklaron se viti shkollor 2013-2014 do të zhvillohet normalisht. Nëse bashkia ka hapur tender, atëherë ne do të reagojmë dhe nuk do të rrimë duarkryq, pasi nuk duam që të preket shkolla e fëmijëve tanë”, – na thotë ai.

Redaksia Online June 11, 2013 08:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*