Bashkia e Korçës nuk tërhiqet, klubi “Skënderbeu” i kalon Ardjan Takajt

September 9, 2016 21:14

Bashkia e Korçës nuk tërhiqet, klubi “Skënderbeu” i kalon Ardjan Takajt

Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak të Korçës është vendosur dhe miratuar kthimi i klubit të futbollit “Skënderbeu”, nga shoqëri sportive, në shoqëri aksionere, ku 75% të aksioneve do t’i zotërojë presidenti Ardjan Takaj, ndërsa 25% të aksioneve i mbeten Bashkisë Korçë.

Klubi i futbollit “Skënderbeu”, në një njoftim zyrtar, falënderoi të gjithë qytetarët korçarë dhe në veçanti antarët e këshillit bashkiak, të cilët votuan me 100% të votave kthimin e klubit në shoqëri aksionere.

“Vendimi tregon besimin e ‘ambientit’ sportiv në Korçë për projektin afatgjatë të klubit dhe drejtuesve aktualë, me në krye z.Ardjan Takaj”, thuhet në njoftimin zyrtar.

September 9, 2016 21:14
Komento

2 Komente

  1. Hani pak mos hani shume m.... September 9, 23:34

    Shume “bukur” u muar vendimi, duke i bere kar-shillek raportit te UEFA-s:
    75% te trukimeve i merr Takaj dhe 25% drejtuesit kryesore te Bashkise Korce.

    Reply to this comment
  2. paci September 10, 21:29

    Te lumte o bej , vazhdoni te dilni kampiona
    sa te i mbaroj benzina Dukes
    i mbushur plot me bidona .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*