Bashkia PD nën akuzë: Vodhën fondet e të dëmtuarve nga tërmeti

January 14, 2019 02:39

Bashkia PD nën akuzë: Vodhën fondet e të dëmtuarve nga tërmeti

Shtatë anëtarë të komisionit të verifikimit të dëmeve nga tërmeti i korrikut të vitit të kaluar në Burrel akuzohen për abuzime dhe ndarje selektive të fondeve për dëmet në banesa.

“Keta shtetas dyshohet se duke qenë anëtarë të Komisionit të Verifikimit dhe Komisionit të Vlerësimit në Bashkinë Mat kanë përzgjedhur në mënyrë selektive qytetarët përfitues për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 11 korrik 2018 në Bashkine Mat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por policia shtoi se ata do të ndiqeshin në gjendje të lirë.

Banorët e fshatit Barbullej denoncuan gjatë një emisioni të trasmetuar të premten se nga 15 familje të dëmtuara përfitues ishin vetëm gjashtë prej tyre.

Sipas denoncimit përfituesit ishin anëtarë të pleqësisë të afërm të tyre dhe po ashtu anëtarë e votues të Partisë Demokratike e cila kontrollon pushtetin lokal në Mat.

Kryetari i Bashkisë së Matit Nezir Rizvani mohoi selektivitetin.

Ai tha se anëtarët e komisionit ishin caktuar nga bashkia, por kishte pasur edhe specialistë që nuk ishin staf i saj. Rizvani tha se lista e dala pas verifikimeve në terren ishin miratuar nga prefektura. “Gjithçka ka qenë e ligjshme”, tha Rizvani.

Tërmeti i 11 korrikut me epiqendër në Mat shkaktoi dëme në dhjetra shtëpi të zonës.

Verifikimet e bashkisë zbuluan 400 banesa të dëmtuara, ndërsa u miratua një liste me 100 familje që do të përfitonin ndihmë finaciare për të mbuluar dëmet.

Dëmshpërblimet që variojnë nga 300 në rreth 700 mijë lekë ende nuk janë ndarë.

k.a. / dita

January 14, 2019 02:39
Komento

1 Koment

  1. Partizani Velo January 14, 06:49

    Turp!!! Turp !!! Turp !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim