Bashkia e Shkodrës dorëzon në KQZ dorëheqjen e Valdrin Pjetrit

August 20, 2019 13:38

Bashkia e Shkodrës dorëzon në KQZ dorëheqjen e Valdrin Pjetrit

Dorëzohet në KQZ, dorëheqja e Valdrin Pjetrit nga kryetar i Bashkisë Shkodër. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadia informoi mbi vakancën në krye të bashkisë.

KQZ duhet të shqyrtojë kërkesën për të shpallur pavlefshmërinë e mandatit të Valdrin Pjetrit si kryetar bashkie.

Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga mandati i kryebashkiakut të Shkodrës pesë ditë më parë, pas akuzave të hedhur nga opozita se ai është dënuar në Itali për trafik droge.

Ditën e djeshme (19 gusht) në Shkodër u konstituua këshilli bashkiak ku Brisela Kadia u zgjidh kryetare.

Nga ana e saj opozita zhvilloi një protestë duke konsideruar ilegjitim konstituimin e këshillit bashkiak. Kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi tha se do të vazhdojë të mbajë detyrën deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

 

b.b/dita

August 20, 2019 13:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim