Bashkia e Tiranës aktivitete kundër bulizmit

February 9, 2016 17:10

Bashkia e Tiranës aktivitete kundër bulizmit

Në Ditën Ndërkombëtare të Bullizmit, Bashkia e Tiranës ka organizuar disa aktivitete sensibilizuese në disa shkolla të qytetit. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, ishte e pranishme në shkollën “Abdulla Keta”,  ku kërkoi që fenomeni i bullizmit të mos tolerohet dhe anashkalohet nga mësuesit dhe të rinjtë.

 “Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë me të rinjtë edhe kundër këtij fenomeni. Të rinjtë janë natyrisht në qendër të punës sonë si bashki dhe komuniteti këtu është pjesë e bashkisë sonë të madhe. Qëllimet dhe objektivat tona janë që të rinjtë të kenë një përfshirje të madhe dhe të jenë pjesë e aktiviteteve tona”, u shpreh Paskali. Sipas saj, janë disa qendra kulturore që sot janë në shërbim të nxënësve për aktivitete, takime të ndryshme, shfaqje, koncerte. 

 Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, tha se përgjatë këtij viti do të synohet përfshirja e të rinjve të shkollave, për të bërë teatër, shfaqje, disa prej aktiviteteve të rëndësishme. “Një gjë tjetër shumë e rëndësishme që Bashkia e Tiranës po bën, do vijojë ta bëjë dhe është një punë vërtet e domosdoshme është sensibilizimi mbi problematikën e bullizmit apo problematika të tjera, pra ndërgjegjësimi i të rinjve dhe krijimi i një ambienti sa më të ngrohtë për të gjithë studentët”, tha Paskali.

February 9, 2016 17:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*