Bashkia e Tiranës dëgjesë me arkitektë dhe urbanistë për projektin e sheshit “Skënderbej”

April 15, 2016 17:06

Bashkia e Tiranës dëgjesë me arkitektë dhe urbanistë për projektin e sheshit “Skënderbej”

 

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar sot dëgjesën e radhës për projektin e transformimit të sheshit “Skënderbej”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me koordinatorët e projektit zhvilluan një takim të posaçëm me arkitektët dhe urbanistët më të mirë në vend, me të cilët u diskutua për detajet dhe risitë që sjell ky projekt, si dhe për mundësitë e përmirësimit të tij me ide të reja. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi si të vyer çdo propozim, qoftë nga qytetarët, por në mënyrë të veçantë nga ekspertët e fushës, arkitektë e urbanistë. Ai veçoi tre elementë tepër të rëndësishëm që kanë të bëjnë me projektin: krijimi i mundësive për të siguruar një lëvizshmëri më të mirë të njerëzve dhe mjeteve, koha e realizimit dhe debatimi me publikun i detajeve të projektit.

Ai ka theksuar se qëllimi i parë ka të bëjë me dobinë publike të projektit, për të cilin ai kërkoi vlerësime dhe ide nga arkitektët për t’i alternuar më mirë elementët e këtij projekti, sidomos sa i përket mobilitetit. “Duam të kemi një produkt që ka dobi publike, dobi për qytetin, dobi për komunitetin, që i rrit vlerat Tiranës, që i rrit vlerën qendrës, që inkurajon jetesën e shëndetshme. Megjithatë, kjo dobi publike nuk duhet të sakrifikojë disa utilitete të tjera siç është lëvizshmëria”, tha kryetari i bashkisë së Tiranës. Veliaj shtoi se projekti është ende në fazën që mund të ketë ndërhyrje për të siguruar lëvizshmërinë më të mirë, qoftë duke bashkuar Unazën e Vogël me Unazën e Mesme në pjesën jugore të saj, apo nëse mund të bëhet një zgjerim të Unazës së Mesme ekzistuese për të kaluar nga Tajvani tek Xhamia.

Kryebashkiaku renditi si një element të dytë shumë të rëndësishëm për realizimin e këtij projekti, kohën e përfundimit të tij. Ai theksoi se është tepër e rëndësishme që të shfrytëzohet mundësia që jepet falë edhe mirëkuptimit të qeverisë për ta realizuar tani këtë projekt. “Unë akuzohem shpesh kur njerëzit thonë se kjo administratë po punon me shumë ngut. Nguti vjen nga padurimi për t’i bërë gjërat shpejt dhe për t’i dhënë një marsh tjetër punëve publike në Tiranë krahasuar me më parë. Kjo vjen edhe nga dëshira për të kapur kohën e humbur. Është mëkat të mos shfrytëzojmë këtë mundësi për të ecur përpara me punët publike të Tiranës, ndaj e shoh si një mundësi fantastike për t’i dhënë marshin e pestë gjithë kësaj procedure”, theksoi kryebashkiaku, Veliaj.

 

 

 

 

 

 

April 15, 2016 17:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*