Bashkia e Tiranës financon termoizolimin e pallateve, jep 50% të fondit të projektit

October 25, 2017 09:31

Bashkia e Tiranës financon termoizolimin e pallateve, jep 50% të fondit të projektit

Nëpërmjet një skeme fondesh të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, banorët e lagjeve mund të organizohen së bashku, nën udhëheqjen e administratorit të pallatit, për të përfituar financim për projekte infrastrukturore ose një problem të caktuar në komunitetin e tyre.

Administratori i tre pallateve në Komunën e Parisit, ka nisur punën për termoizolimin e godinave, të rrënuar nder vite.

Adem Cenmurati, administrator pallati, shprehet se “Pas kërkesës së pjesës më të madhe të banorëve të pallatit, kemi aplikuar në Bashkinë e Tiranës për të bërë termoizolimin e pallatit. Komisioni i ngritur në Bashkinë e Tiranës na ka shpallur fitues për tre projektet e para”.

Banoret kanë paguar vetëm 50% të vlerës reale të investimit që po bëhet në banesat e tyre. Pjesa tjetër financohet nga bashkia. Mjafton një administrator i licencuar dhe aplikimi për fondet e komunitetit.

Që prej çeljes së këtij fondi në Bashkinë e Tiranës, janë paraqitur disa projekte, 6 prej të cilave kanë marrë dakordësinë dhe po zbatohen.

Erind Bejko, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi theksoi se: “Një administrator i sapozgjedhur me ligjin për bashkëpronësinë bën kërkesën pranë nesh së bashku me nevojat e pallatit. Ajo çka ne investojmë është 50 me 50. Nëse banorët fusin 10 milionë lekë të vjetra, bashkia fut 10 të tjera. Nëse banorët fusin 2 milionë lekë të rinj, bashkia bën të njëjtën gjë dhe fondi maksimal është 4 milionë lekë të rinj.”

Rikonstruksioni i tarracave, krijimi i vend parkimeve, lulishteve, këndeve të lodrave janë gjithashtu projekte që mund të financohen. Aplikimet janë të hapura në çdo kohe, ndërsa përgjigja për projektet jepet brenda 30 ditëve.

Nëpërmjet Fondit të Komuniteteve, Bashkia e Tiranës synon të arrihen një sërë objektivash, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me përmirësimin e ambienteve të përbashkëta, por gjithashtu synojnë ndryshimin e mentalitetit të bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve publike. Ky program përbën një mundësi mjaft të mirë për ta kthyer qytetarin në pjesë thelbësore të procesit vendimmarrës kundrejt nevojave personale dhe atyre të komunitetit.

October 25, 2017 09:31
Komento

2 Komente

  1. Z/K October 25, 15:14

    Bashkia u rrin strikt variantit 50 me 50.Si me te reja ashtu dhe me te vjetra.

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta October 25, 15:54

    Futni ne ato projekte edhe financimet per heqien e depozitave te ujit dhe vendosjen ne vend te tyre te paneleve diellore ,kjo do te lehtesoje te gjithe banoret e pallateve per ngrohjen ne dimrin qe po afron , se vendosja e paneleve mund te behet shpejte dhe me pak shpenzime per banoret , kur 50% te kostos e perballon bashkija .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*