Bashkia e Tiranës investim të ri në rrjetin ujësjellës për zonën e Shkozës

September 2, 2018 10:08

Bashkia e Tiranës investim të ri në rrjetin ujësjellës për zonën e Shkozës

 

Një investim i ri në rrjetin e ujësjellësit po merr jetë në rrugën “Ali Shefqeti”.

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me mjetet dhe specialistët e saj për të përmirësuar furnizimin me ujë në zonën e Shkozës, duke bërë të mundur zëvendësimin e linjës së vjetër të ujësjellësit.

Linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

Ndërkohë, për të shmangur problemet gjatë shirave lokalë, Bashkia e Tiranës ka pastruar një pjesë të konsiderueshme të pusetave në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Punonjësit e UKT-së janë kujdesur të pastrojnë me sondë të gjitha pusetat e ujërave të ndotura në rrugën “Ali Demi”, ku janë evidentuar një sërë mbetjesh plastike të hedhura nga qytetarët.

e.k/dita

September 2, 2018 10:08
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*