Bashkia e Tiranës nis diskutimet për sipërmarrjen me të rinjtë në Shëngjergj

May 8, 2016 14:49

Bashkia e Tiranës nis diskutimet për sipërmarrjen me të rinjtë në Shëngjergj

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar sot një takim në Shëngjergj me të rinj, ku në qendër të vemëndjes ishte diskutimi mbi mundësitë e promovimit të zonave rurale dhe zhvillimi i bizneseve me bazë agroturizmin.

 

Në hapjen e aktivitetit dyditor morën pjesë nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali dhe Andi Seferi, ku Paskali tha “Shija e produkteve tona bujqësore është origjinale, bio. Kjo na ka mbledhur sot këtu, pra krijimi i një ferme për prodhimin dhe përgatitjen e produkteve bio të vendit tonë dhe kjo jo thjesht për konsumin tonë, por edhe për t’i eksportuar”.

 

Paskali në vijim u shpreh se “Në 25 vitet e fundit, fatkeqësisht fshati është lënë jashtë vemendjes, njerëzit i janë drejtuar qytetit, por shikoj se sot ka një rikthim, sepse shihen të mirat që puna që mund të bëhet në fshat mund t’i japë të gjithë qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve”, tha Paskali.

 

Ndërsa  Andi Seferi, theksoi se “Bashkia e Tiranës e ka prioritet të veprimtarisë së saj promovimin e produkteve te zonave rurale, pasi ka vlerësuar se bujqësia, blegtoria, apo edhe agroturizmi, janë elementë tepër të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të zonës”.

May 8, 2016 14:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim