Veliaj: Synojmë hapësira komunitare në 11 njësitë e Tiranës

April 21, 2016 14:30

Veliaj: Synojmë hapësira komunitare në 11 njësitë e Tiranës

Nisma “Tirana në punë” ka vijuar  në Njësinë Administrative Nr. 9.

Bashkia e Tiranës njofton se ka në fokus kthimin e shesheve mes pallateve në kënde lojërash për fëmijë.

Kreu i Bashkisë Veliaj ishte sot në bllokun e pallateve përgjatë rrugës “Mine Peza”.

“Siç kemi premtuar, përveç këndit të lojërave për fëmijë te liqeni, i cili do të jetë edhe këndi më i madh e më i bukur i qytetit,  secila prej 11 lagjeve urbane të Tiranës të ketë një hapësirë të këndshme komunitare, për fëmijët dhe familjet”, thotë Veliaj.

 

26496739376_f4d7bcebd3_h

26522673685_322723bb46_h

 

April 21, 2016 14:30
Komento

3 Komente

  1. Yzberishtasi April 21, 15:59

    Shume bukur – Po ketej nga Yzberisht, kur do ti hidhni syte zoti Veliaj?

    Reply to this comment
  2. biometri April 21, 17:34

    o erjon, keto qe po ben ti, – dy tre hekura neper sheshe pallatesh – i ka bere me pare edhe Rama
    Hajde ne kombinat te shikosh si jane katandisur
    Lodrave (lodra u thencin se dy tre paralele jane) tani u kane mbetur vetem bishtat.
    Popull vandal – do thoni ju.
    Popull i varfer – do thosha une.
    Gjejuni njerezve me pare pune dhe jepuni mundesi jetese dinjitoze. Ky eshte thelbi.
    Pastaj mendoni per shou te tilla qe jane te perkohshme.
    Nese kuptoni ok.
    Nese nuk kuptoni, ju vazhdoni me keto budallalleqe qe jua botojne gazetat me bujari, kurse njerezit qe nuk jane ne keto fotot tuaja, do vazhdojne te vjedhin “lodrat” dhe pusetat

    Reply to this comment
  3. Lili April 22, 06:33

    Shikoni mire karriget aty:duhet nje kuti boje per miremajtjen e tyre:dmth me nje shetitje ma pak te Erioni ne aeroplan gjithe karriget e tiranes do ishin sot gati si te reja edhe te mbrojtura per nje vjete tjeter! Sa keni harxhuar sivjet nga buxheti i jone per bileta e shetitje pa asnje vlere per ‘komunitetin’??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*