Bashkia e Tiranës nuk fal as bizneset që zaptojnë hapësirat publike (FOTOT)

August 27, 2015 16:35

Bashkia e Tiranës nuk fal as bizneset që zaptojnë hapësirat publike (FOTOT)

Policia Bashkiake dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kanë nisur gjobitjen e të gjitha subjekteve që zaptojnë hapësirat publike.

Pas publikimit të shtatë masave që penalizojnë këdo që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, janë gjobitur dhe subjektet e para me gjobë që shkojnë nga 50 mijë deri në 200 mijë lekë.

Gjobat janë vendosur ditën e sotme në disa biznese ku institucionet përgjegjëse të Bashkisë së Tiranës kanë ndërhyrë për të liruar hapësirat publike.

 Siç duket edhe nga procesverbalet e mbajtura në këto raste, një subjekt në bulevardin Dëshmorët e Kombit është gjobitur me 200 mijë lekë për zënien e hapësirës publike me inerte.

Për këtë kundravajtje subjekti është gjobitur nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe në bashkëpunim me Policinë Bashkiake është bërë largimi i mbetjeve.

 Një tjetër rast është gjobitja e firmës që kishte ngritur strukturën me skela për riparimin e një godine në rrugën “Kristaq Capo”. Për këtë subjekt është vendosur 50 mijë lekë gjobë për zënie të hapësirës publike dhe vendosjen e skelave në trotuar.

 Më herët, Bashkia e Tiranës njoftoi se gjatë kësaj jave në njësinë nr. 5, Policia Bashkiake ka vendosur 84 gjoba për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget, vazo lulesh, gardhe dekorative apo mjete të tjera të paligjshme, si dhe 43 gjoba të tjera për dëmtim dhe vandalizim të hapësirave publike.

Ndërsa Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka vendosur 45 gjoba për zënie dhe bllokime të hapësirave publike, rrugë, trotuare, apo vendosje reklamash e postera në mënyrë të paligjshme.

Gjenerator

Ndotja Skela Star

August 27, 2015 16:35
Komento

7 Komente

  1. emigranti August 27, 18:36

    Shume mire keshtu te vazhdohet pa u ndalur, sepse hapsirat publike i takojne Popullit dhe vetem atij i takon ti shfrytzohet. Shume mir Veliaj vazhdonikeshtu sepse do keni deri ne fund mbeshtetjen e popullit.Do te jene disa qe nuk do I pelqeje por dikur do ta kuptojne qe keni te drejte.

    Reply to this comment
  2. daku August 27, 19:57

    Bravo erjon te mesojn dhe keta te bashive te tjera sidomos ne elbasan se esht bo per turp

    Reply to this comment
  3. AA 748 KU eshte e vjedhur August 27, 22:10

    Shikoni minibashkine nr 2 se cfare po bejne me hapesirat publike nga Shkolla e Baletit deri tek Grandi. Fasada te demtuara, hapesira trutuaresh te zena, trotuare mbushur me makina.
    Te gjitha nen kujdesin e administratorit te ri, Elezit.

    Reply to this comment
    • ina August 28, 13:51

      Po duroni se do ti vije koha edhe atyre,po ju nuk te lini te punojne rehat administratoret xhanem,sa te padurueshem jeni

      Reply to this comment
  4. Uskania August 28, 12:24

    Administratori “i ri” Elezi ka për t’i bërë m… njësisë 2.

    Reply to this comment
    • ina August 28, 13:57

      shume gabim qe flisni me kete gjuhe , te gjithe aministratoret njesoj jane , jane zgjedhur nga populli. mos kini inate personale se vetem per kete njesi po flitet

      Reply to this comment
  5. plaku i mocem August 28, 12:51

    Skelat ne trotuar vendosen me lejen e bashkise,dhe me kushte te caktuara,per siguri qarkullimi nen to’,ndricim etje.Asnje subject nuk ka te drejte te vendose skela ne trotuar,eshte njesoj si te besh ndertim pa leje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*