Bashkia e Tiranës nuk tërhiqet, vijon gjobitja e urinuesve (Foto)

October 9, 2015 16:19

Bashkia e Tiranës nuk tërhiqet, vijon gjobitja e urinuesve (Foto)

 Bashkia e Tiranës nuk tërhiqet nga aksioni kundër ndotësve të ambienteve publike. Pavarësisht shtrëngimit të masave nga ana e Bashkisë, qytetarë të pa përngjeshëm kanë vijuar të shkelin rregullat e jetesës në komunitet duke ndotur ambientet publike.

Ndaj Policia Bashkiake ka qenë në vijimësi e detyruar që të ndëshkojë shkelësit e këtyre rregullave duke vendosur gjoba sipas parashikimeve që bënë vendimi i Këshillit Bashkiak. Kështu edhe gjatë ditës së sotme Policia Bashkiake ka gjobitur me 5 mijë lekë të reja disa qytetarë, të cilët kanë sfiduar urdhrat bashkiak dhe kanë urinuar në zona shumë të populluara të kryeqytetit siç është edhe zona te ura e Lanës në bulevardin kryesor të Tiranës, shumë pranë tre pikave ku Bashkia ka vendosur banja të lëvizshme.

Ajo që vlen të theksohet në këtë rast është se shumica e personave që janë gjobitur nga Policia Bashkiake për ndotje të hapësirave të përbashkët kanë pasur mundësi financiare që ti paguajnë në vend gjobat. Çka tregon edhe një herë se urinimi përgjatë Lanës apo në lulishtet e ndryshme të qytetit ka të bëj më shumë me kulturën e qytetarëve sesa me pamundësinë financiare për të frekuentuar banjat e lokaleve. 

2

3

October 9, 2015 16:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin