Bashkia e Tiranës, Rama: Mandat të ri për Erionin për 4 vite të tjera

March 23, 2019 12:57

Bashkia e Tiranës, Rama: Mandat të ri për Erionin për 4 vite të tjera

Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin e shpalljes së kandidaturës së Erion Veliajt, tha se Tirana sot nuk ka asnjë lidhje me kryeqytetin e para 4 viteve.

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste kërkoi nga qytetarët që t’i japin një tjetër mandat Erion Veliajt, për të qeverisur 4 vitet e ardhshme Bashkinë e Tiranës.

Kjo Tiranë që kemi sot s’ka asnjë lidhje me atë që ju sapo patë me sytë e kujtesës. Ky qytet është një pasqyrë e dëshirës sonë për ndryshimin. Është një provë e dallimit të madh mes nesh e atyre që i kemi mbrapa. Kush e vë këtë në dyshim, ose s’ka dalë nga nata e tyre ose e ka harruar natën e tyre se çfarë ishte kur ata kishin në dorë Shqipërinë dhe Tiranën. Dita jonë do të jetë patjetër shumë më e mirë, padiskutim. Tirana jonë sot, ashtu si çdo qytet tjetër që ne qeverisim, s’ka të krahasuar me çka ishte përpara se ne ta merrnim në dorë, s’ka të krahasuar me më përpara se sa ne t’i merrnim në dorë të dyja. Pa këtë sinergji kjo ditë do të kishte shumë më pak dritë.

Po njësoj do ta rilindim edhe Piramidën me një program fantastik, zhvillimor dhe argëtues. Sot Tirana europiane është një realitet në formim e sipër falë punës sonë. Ju kam thënë këtu e 4 vjet më parë, na jepni një mandat për Tiranën. Ja ku jemi sot këtu në Tiranë. Mund të tregojmë me gisht një nga një, që besoj janë të mjaftueshme për të kërkuar një mandat të ri për Erionin dhe Partinë Socialiste në Tiranë për 4 vjet të tjera për të bërë 4-fishin e punës“, tha Rama.

o.j/dita

March 23, 2019 12:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim