Bashkia e Vorës pa drejtues, shkarkohet edhe zëvendësi i Kajmakut

February 6, 2020 15:09

Bashkia e Vorës pa drejtues, shkarkohet edhe zëvendësi i Kajmakut

Është pezulluar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Vorës, Genti Picari.

Vendimi është marrë nga Erarber Madhi, gjyqtar i Gjykatës Administrative, pas padisë nga dy ish-nënkryetarët e mëparshëm Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri.

Kujtojmë se nënkryetari Genti Picari u emërua nga ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku, pasi ky i fundit ishte shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si subjekt i ligjit Dekriminalizimit.

Ishte pikërisht Kajmaku, që në vendimin e fundit para se të shpallej në kërkim, shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë dhe i kaloi kompetencat e kryetarit Genti Picarit, duke e emëruar nënkryetar.

Tashmë Bashkia e Vorës mbetet pa drejtues dhe nuk dihet ende sesi do të veprohet në një ngërç të tillë.

j.l./ dita