Bashkia ia bën LGBT Presidencën Nishanit

March 13, 2016 09:40

Bashkia ia bën LGBT Presidencën Nishanit

Bashkia e Tiranës ka disa ditë që ka nisur përgatitjet dhe dekorimet përkatëse në prag të Ditës së Verës, e cila është festë zyrtare dhe përkon me ditën e hënë.

Me këtë rast spikatnin sot, ndër të tjera, pishat e bulevardit, të veshura me ngjyrat e ylberit, që njëkohësisht përdoret edhe si flamuri zyrtar nga komuniteti LGBT.

Një dekorim i tillë ka prekur edhe pishat që ndodhen ngjitur me godinën e Presidentit të Republikës.

Bujar Nishani shprehu pakënaqësitë e tij ndaj bashkisë edhe me rastin e festave të fund-vitit, kur Bashkia e Tiranës vendosi një park festiv në Sheshin Nënë Tereza.

Nga ky park, presidenti u ankua se mbërrinte shumë zhurmë dhe tymi i qofteve, që sipas tij bëheshin një pengesë e pakëndshme për punën dhe pritjet e Presidentit.

Kushedi si do ta ketë pritur aktivitetin e radhës të bashkisë në dyert e tij Presidenti?!

March 13, 2016 09:40
Komento

2 Komente

  1. Genti March 13, 16:55

    Dylberat qe na qeverisin per ylberat.

    Reply to this comment
  2. shiqp March 13, 18:32

    NE TE GJITHE BOTEN NE DITE TE VECANTA BLLOKOHEN RRUGT DHE SHESHET KRYESORE PER EVENIMENTE FESTIVE. PRESIDENTI MUND TI KALOJE PUSHIMET ME BUREL. FEMIJET DUAN TE LODROJNE. ATA JAN E ARDHMAJA

    BRAVO VELIAJ QE MENDON PER FEMIJET, PER TE ARDHMEN E NDRITUR TE TYRE..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*