Bashkia koncert për Shën Valentinin në Tiranë, ja këngëtarët që do performojnë

February 12, 2018 18:38

Bashkia koncert për Shën Valentinin në Tiranë, ja këngëtarët që do performojnë

Nëse ende nuk e keni menduar një vend ku mund të kaloni Ditën e Dashuruarve, merrni partenrin dhe shkoni te Pazai i Ri. Bashkia e Tiranës do të organizojë një superkoncert live e me plot surpriza të tjera që mbeten për t’u zbuluar më 14 shkurt.

Për këtë ditë të veçantë, Bashkia e Tiranës ka ftuar zërat më të mirë të momentit që do të performojnë për të gjithë ata që duan të kalojnë disa momente të bukura me njeriun e tyre të zemrës në krah.

Këngëtarët Fifi, Gerta Mahmutaj, por edhe performanca e jashtëzakonshme në violinë e Stringirls, pritet që të ndezin hapësirën e re moderne të Pazarit të Ri, që pas rivitalizimit nga ana e Bashkisë së Tiranës, tashmë ofron mundësi të panumërta për aktivitete në çdo orë të ditës duke e kthyer zonën në një pikë mjaft atraktive për turistët.

Nuk do të mungojnë edhe DJ më të mirë të momentit, si ANTOINE, DWARF, ERI DEE, MIND dhe VIN VELI që do të elektrizojnë të pranishmit duke e shndërruar 14 shkurtit në një festë të paharruar për të gjithë të dashuruarit.

l.h/ dita

February 12, 2018 18:38
Komento

2 Komente

  1. eh ai pazari ... February 12, 18:49

    Bravo .

    Reply to this comment
  2. Labi February 13, 15:53

    Shiko se po permbytet Tirana o tralala.lana te ura e pallatit me shigjeta P.O. del nag shtrati dhe ti Meresh me Pemet ne farke o bacevan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim