Bashkia ndërton lojëra për fëmijët me aftësi të kufizuara, Veliaj: Askush nuk është i diferencuar

November 9, 2017 09:36

Bashkia ndërton lojëra për fëmijët me aftësi të kufizuara, Veliaj: Askush nuk është i diferencuar

 Gjithnjë e më shumë Tirana po shndërrohet në qytetin e shanseve dhe të mundësive për të gjithë, ku askush nuk ndihet i diferencuar.

 Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë instaluar në Këndin e Lojërave në kryeqytet në Parkun e Madh të Liqenit Artificial module lojërash edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. “Jam shumë i lumtur, që Parkut të Madh të Liqenit, sapo i shtuam lisharësen ku mund të luajnë edhe engjëjt tanë me aftësi të kufizuara. Në Tiranë, askush nuk është i diferencuar”, shkruan në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj.

 Parku i Liqenit Artificial nuk është i vetmi i cili ka module lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës ndërtoi një kënd të ri lojërash në Kombinat, i cili i shërben të gjithë fëmijëve të zonës, por më së shumti fëmijëve me aftësi ndryshe, edhe për shkak të infrastrukturës speciale me të cilën është ndërtuar.

November 9, 2017 09:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*