Bashkia: Nuk përpunojmë plehra brenda Tiranës

October 5, 2016 11:13

Bashkia: Nuk përpunojmë plehra brenda Tiranës

Ish-parku i Transporteve në “Don Bosko” nuk do të përdoret për grumbullim të plehrave, por për parkim të flotës së “Eco Tirana”. Këtë sqarim japin në Bashkinë e Tiranës pas shkrimit të publikuar në “Monitor” dhe më tej në të gjitha mediat.

Bëhet fjalë për një kontratë mes “Eco Tirana” dhe Bashkisë së Tiranës për menaxhimin e plehrave në Tiranë. Burimet nga ky institucion thanë se vendimi merret ditën e premte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe parashikon dhënien pa shpërblim të 22 mijë metrave katrorë tek ish-parku i Transporteve për shoqërinë “Eco Tirana”.

Këto burime rrëzojnë argumentet e revistës Monitor se në këtë sipërfaqe mund të bëhet përpunim mbetjesh. Ato thanë se ish-Parku do të jepet për  ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për ushtrimin e funksioneve të shoqërisë “Eco Tirana sha”. Pra do të përdoret si parkim për makinat që do të mbledhin plehrat në kryeqytet.

Të lidhura: http://opinion.al/zbulohet-kompania-qe-ka-marre-22-000-m2-ne-don-bosko-a-do-perpunohen-plehrat-ne-mes-te-tiranes/

October 5, 2016 11:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*