Bashkia Shkodër: Akomodim për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti

September 22, 2019 15:32

Bashkia Shkodër: Akomodim për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti

Bashkia e Shkodrës është solidarizuar me zonën e Tiranës e Durrësit që u prek nga tërmeti i të shtunës.

Në një deklaratë, bashkia Shkodër thekson se po ndjek me vëmendjen e duhur situatën e krijiar dhe se ka vendosur në dispozicion të banorëve që nuk mund të jetojnë në banesat e tyre, kapacitetet e saj akomoduese e transportuese nga Tirana e Durrësi drejt Shkodrës.

“Bashkia e Shkodrës po ndjek me vëmendjen e duhur situatën e krijuar nga termetet e njëpasnjëshme në zonën e Tiranës dhe të Durrësit. Shprehim solidaritetin me të gjithë qytetarët, të cilët sot kanë nevojë më shumë se asnjëherë të ndjehen të rrethuar me mbështetje të gjithanshme. Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion të familjeve që nuk kanë mundësi të banojnë në shtëpitë e tyre për shkak të dëmtimit apo të panikut, kapacitetet e saj akomoduese dhe transportuese nga Tirana e Durrësi drejt Shkodrës. Njëkohësisht, kapacitetet tona njerëzore dhe teknike të Emergjencave Civile, do të jenë në dispozicion në çdo kohë nëse do të jetë e nevojshme apo do të na kërkohet. Në këto momente të vështira, banorët e Bashkisë Shkodër janë pranë atyre të Tiranës, Durrësit dhe më gjërë, të gatshëm për të ofruar strehim edhe në shtëpitë e tyre, nëse do të jetë e nevojshme.”

j.l./ dita

September 22, 2019 15:32
Komento

1 Koment

  1. Mos se u shkundet September 22, 15:56

    Pervec xhuxhumak intelekthalese dhe ndonje zaberhone forumesh, solidaritet me qytetaret po tregojme te gjithe. E rendesishme eshte te thuhet se cfare kontributi po jep konkretisht bashkia e Shkodres? Me venien ne dispozicion te shtepiave e tyre mund te krenohen vetem qytetaret por jo bashkia. Bashkia ben mire te jape ndihma te forta financiare. Sigurisht nese i ka mbetur ndonje kacidhe ke arkat e shpuara te shqupisave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim