Bashkia Shkodër ndihmë Maqedonisë, LSI plotëson kuorumin për PD

August 19, 2016 12:23

Bashkia Shkodër ndihmë Maqedonisë, LSI plotëson kuorumin për PD

Ndonëse ishte e programuar në orën 10: 00 mungesa e këshilltareve ka bërë që mbledhja të mos nisë deri në orën 11 e 30 minuta. Këshilltarët e majtë nuk janë paraqitur në këshill.

Të ndodhur përballe kësaj situate kryetari i këshillit ka nisur telefonatat për mbledhjen e këshilltareve me qellim kalimin e pikës së vetme të programuar. Shpëtimtarja edhe ketë herë që i ka ardhur në ndihmë Partise Demokratike ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim e cila ka sjellë 2 këshilltarë me qëllim plotësimin e Korumit.

Në ketë mënyre pas 1 ore 30 minuta është miratuar pika e vetme e rendit të ditës Dhënia e 10 mije dollarëve për disa lagje në republikën e Maqedonisë si solidarizim në përballimin e fatkeqësive nga përmbytjet. Për ketë këshilltarët e pranishëm kanë shprehur dakortësi.

Kjo nuk është hera e parë që këshilltarët e LSI i vijnë në ndihmë Partisë Demokratike me qellim kalimin e pikave të kërkuara.

August 19, 2016 12:23
Komento

1 Koment

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 19, 12:30

    Nendetesja Ilir, njesoj si dikur DINAMO ne futboll.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*