Bashkia Shkodër ndihmon me 500 mijë lekë familjen e Florenc Beqiraj

December 26, 2017 13:40

Bashkia Shkodër ndihmon me 500 mijë lekë familjen e Florenc Beqiraj

Këshilli Bashkiak në Shkodër ka miratuar vendimin për dhënien e një ndihme financiare prej 500 mijë lekësh për familjen e Florenc Beqirajt, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në Francë.

Vendimi është marrë unanimisht nga Këshilltarët e Bashkisë së Shkodrës.

Florenc Beqiraj ndërroi jetë pak ditë më parë në Francë, pasi mjekët i hoqën aparaturat.

Vdekja e të riut shkaktoi reagim të fortë në Shqipëri duke sjellë disa protesta në Tiranë, Shkodër dhe Kukës dhe djegien e flamurit francez.

Autoritetet franceze dhe Ministria e Jashtme shqiptare thanë se Beqiraj tentoi që të vetëvritej, ndërsa familjarët akuzojnë se u dhunua nga gardianët duke përfunduar në koma.

December 26, 2017 13:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*