Bashkim Fino ka ditëlindjen, ja dhurata që e surprizoi dhe shkaktoi të qeshura… (FOTO)

October 12, 2017 15:07

Bashkim Fino ka ditëlindjen, ja dhurata që e surprizoi dhe shkaktoi të qeshura… (FOTO)

Shpeshherë jemi mësuar që në sallën e Kuvendit të shohim debate të ashpra, prishje seancash, përjashtime, madje edhe përleshje fizike.

Por krahas këtyre dhe tensioneve që krijohen pothuajse çdo seancë, sot ka ndodhur diçka e rrallë. Një prej deputetëve ka pasur ditëlindjen dhe një surprizë e këndshme i ka ndodhur në mjediset e Kuvendit.

Ish-kryeministrit të qeverisë së pajtimit kombëtar, deputetit socialist, Bashkim Fino, i është dhuruar një tufë e madhe me lule, me rastin e ditëlindjes.

Fino ka qenë në shoqërinë e Bledi Çuçit dhe Taulant Ballës, kur i kanë mbërritur lulet që e kanë habitur paksa.

Duket se kjo ka qenë e papritur edhe për kolegët e majtë Bledi Çuçi e Saimir Tahiri, të cilët e kanë pritur duke qeshur momentin kur Fino ka marrë lulet në duar.

October 12, 2017 15:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*