Fino: Kontestoj zgjedhjet në FSHF, do ndjek rrugë ligjore

February 7, 2018 13:52

Fino: Kontestoj zgjedhjet në FSHF, do ndjek rrugë ligjore

Bashkim Fino ka uruar Armando Dukën për fitoren e mandatit të 5-të në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Por pavarësisht kësaj, ai thotë se ky proces ishte i parregullt, pasi lista e anëtarëve duhet të ishte e pavarur.

Duke folur për mediat, pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të FSHF, Fino tha se do ndjekë rrugën ligjore.

Kur ke një listë të pandershme përpara nuk mund të pretendosh më tepër për të thyer rezultatin. Natyrisht që do ishte një garë më e fortë, nëse do shikohej platforma më e mirë. Por lista duhet të ishte e pavarur.

Realisht anëtarët e Asamblesë e ngritën çështjen e shoqatave. Por komisioni i vlerësimit lexoi një raport që e kishte bërë paraprakisht gati, përgjigjet që dhanë juristët këtu, treguan se kishte konflikt interesi.

Qëndrimi im nuk ka të bëjë me faktin nëse dua apo jo unë të jem president, por ky proces duhet të jetë i rregullt. Rezultati është i anëtarëve të asamblesë të cilët janë të certifikuar nga dy komitete të cilët ne i kundërshtojmë.

Unë kam të drejtë të vazhdoj procesin ligjor. Gjithsesi unë i urova suksese Dukës. Kjo bëhet për të ardhmen e futbollit shqiptar dhe jo për mua personalisht”, tha Fino.

l.h/ dita

February 7, 2018 13:52
Komento

9 Komente

  1. Socialisti i Ndershem February 7, 14:08

    Aman ju lutemi mos n’a therrisni ne proteste per te Hapur kutite e FSHF.

    Reply to this comment
  2. Askur Kushi. February 7, 14:34

    Finooo, nuk e can dot Mafian ne FSHF duhen bole ! Eshte keshtjelle e fort me lidhje te forta me rrenje te forta politike ekonomike contraktuale me biznese te forta private !
    Skeme Piramidale ! 5 vjet President Duka i Nanos i Berishes Iilir Metes !
    Ai mesiguri do te ftoj edhe ty te jesh pjese e Taves, por ne krye ti nuk mund te hypesh ! Pra Presdient nuk te lejon te behesh zoti Fino me gjithe respektin qe kam per ty !

    Reply to this comment
  3. Konti Sbalta February 7, 16:26

    U fute ne gare per te fituar dhe gara ishte e barabarte dhe ne fund u certifikuar nga ata qe e monitoruan . Tashti cfare do !?Apo pret ndonje shperblim nga Duka per pjesmarrjen?Ne qofte se ti ka premtuar , kerkoja ,por mos kerko te kontestosh “zgjedhjet” U vleresuan nga ata qe kishin ardhur dhe u quajten demokratike!Kaq mjafton ; ti s;ke pse vajton se nuk fitove . E kisha parashikuar qe ti nuk do te fitoje ! sepse edhe nuk duhet te fitoje!Ndryshe do te quhej fitore politike!

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta February 7, 16:28

    U fute ne gare per te fituar dhe gara ishte e barabarte dhe ne fund certifikuar nga ata qe e monitoruan . Tashti cfare do !?Apo pret ndonje shperblim nga Duka per pjesmarrjen?Ne qofte se ti ka premtuar , kerkoja ,por mos kerko te kontestosh “zgjedhjet” U vleresuan nga ata qe kishin ardhur dhe u quajten demokratike!Kaq mjafton ; ti s;ke pse vajton se nuk fitove . E kisha parashikuar qe ti nuk do te fitoje ! sepse edhe nuk duhet te fitoje!Ndryshe do te quhej fitore politike!

    Reply to this comment
  5. Adih February 7, 16:39

    O Fino ,pse te shkonte mendja qe do fitoje mor kapedan . Me vjen keq qe u fryve ne foto me puro kubaneze . Fryrjen e ke peshqesh nga ( Qyteti Stalin ) KUCOVA ,ku ti e di mire si je shprehur shpesh here ,une mjafton te var xhaketen ,pa qene vete personalisht i fitoj zgjedhjet ne KUCOVE . Prandaj shko e la…???!!!

    Reply to this comment
  6. info analitike February 7, 16:56

    Po mos u merzit o Bashkim se edhe Duken partia e vuri. I ini eshte edhe ai apo e harrove qe eshte fis i bejtexhiut sherbetorit me te zellshem te partise.

    Reply to this comment
  7. Jim February 7, 18:13

    Kam pasur pak respekt per Ju pavaresisht se per ate tjetrin fare Duhet te tregoheshe i zgjuar ti kishe dhene doren dhe ta uroj Edhe Ju e treguat veten se nuk jeni i civilizuar kur do mesoni nga bota e qyteteruar

    Reply to this comment
  8. Arber February 7, 19:28

    Fino, duhet te kontestoje me kohe kushtetuten e zgjedhjeve dhe te mos hyje pa u vendosur qe nje president i Federates nuk mund te zgjidhet me shume se ne dy mandate. Tani ti hyre i rruar dhe i qethur, me mendjemadhesi dhe u munde. Beji te fala Sales!

    Reply to this comment
  9. Lili February 8, 12:08

    trash ,trash, o Bashkim Fino, sa ma shume trash, se do behesh edhe me qesharak se sa u bere!
    Shko, se ne football nuk fitohet me Puro kubaneze ne dore…
    E di a nuk e di pse?
    se ne shtetet e botes normale , luftojne duhaxhit…edhe mundohen femijeve me va percjell nje imaxh positiv te sportit;

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*