Akuza e Finos: Ja mashtrimi që FSHF i bëri publikut për shoqatat

January 14, 2018 20:32

Akuza e Finos: Ja mashtrimi që FSHF i bëri publikut për shoqatat

Kandidati për postin e Presidentit të FSHF, Bashkim Fino ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke akuzuar qeverinë e futbollit shqiptar të drejtuar nga Duka për mashtrim në lidhje me të drejtën e votës në Asamble të shoqatave rajonale. E ndërsa publikon dokumentin me vendimin e gjykatës që 8 shoqatat rajonale nuk janë të regjistruara, ai thotë se priste një ndjesë për falsifikimin që është bërë, por reagimi ishte kamuflues.

Deputeti i PS që sfidon Dukën në zgjedhjet e 7 shkurtit shprehet se opinionit publik nuk iu paraqit asnjë dokument që hidhte poshtë denoncimin se 8 shoqatat rajonale janë të paregjistruara. Fino deklaron se drejtuesit e disa shoqatave janë figura të nderuara por që janë keqpërdorur dhe do përgjigjen ligjërisht për këtë falsifikim dhe abuzim, ndërsa shton se ka edhe përfaqësues shoqate që nuk kanë lidhje me futbollin dhe kanë precedent të rëndë penal.

Pas këmbënguljes se shoqatat rajonale nuk janë fantazmë, Bashkim Fino ngre disa pyetje për FSHF: “Atëherë nëpërmjet cilës llogari bankare janë paguar detyrimet financiare në Federatë, ose janë marrë fonde prej saj këto 20 vite?! Ku janë adresat dhe zyrat e secilës Shoqatë?! Çfarë dokumentacionesh ka FSHF për këto Shoqata, duke qenë se këmbëngul se nuk janë fantazëm?!”.

Deklarata e Bashkim Finos
Pas njoftimit se FSHF do reagonte për çështjen e “Shoqatave Fantazmë”, prisja një deklaratë të ndershme dhe një falje për të gjithë  falsifikimin dhe abuzimin e bërë deri tani. Por, në mënyrë shqetësuese për pastërtinë e futbollit, reagimi ishte kamuflues për falsifikimet që janë kryer nga Komiteti Ekzekutiv.

– Pas denoncimit të faktuar që 8 Shoqatat Rajonale nuk janë regjistruar në gjykatë dhe janë propozuar nga Komiteti Ekzekutiv në Asamble pa asnjë dokument, FSHF nuk pati asnjë argument mbrojtës. Opinionit publik nuk iu paraqit asnjë dokument që hidhte poshtë denoncimin se Shoqatat janë të pa regjistruara.

– Nga FSHF, nuk u paraqit asnjë dokument, prej atyre që duhet të ishin dorëzuar në FSHF prej këtyre Shoqatave.

– Sa i përket pretendimit se përfaqësuesit e këtyre Shoqatave janë figura të nderuara të futbollit, kjo gjë konstantohet pjesërisht. Disa janë figura të nderuara që janë keqpërdorur dhe që do përgjigjen ligjërisht për këtë falsifikim dhe abuzim. Por, ka edhe përfaqësues Shoqate që nuk kanë lidhje me futbollin dhe kanë precedent të rëndë penal.

– Mbi pretendimin se këto Shoqata ushtrojnë aktivitetin prej 20 vitesh, i kujtojmë FSHF-së që të mos i ngatërrojë këtë Shoqata me Zyrat Rajonale, të cilat i ka pjesë të strukturës së saj dhe emërohen nga Federata. Janë dy organizime krejt të ndryshme.

– Së fundmi, duke qenë se FSHF këmbëngul se këto Shoqata nuk janë fantazmë, por kanë aktivitet prej 20 vitesh, lind natyrshëm një pyetje thelbësore: Këto Shoqata u faktuan se nuk janë të regjistruara në Gjykatë, atëherë nëpërmjet cilës llogari bankare janë paguar detyrimet financiare në Federatë, ose janë marrë fonde prej saj këto 20 vite?! Ku janë adresat dhe zyrat e secilës Shoqatë?! Çfarë dokumentacionesh ka FSHF për këto Shoqata, duke qenë se këmbëngul se nuk janë fantazëm?!

 

January 14, 2018 20:32
Komento

4 Komente

  1. info analitike January 14, 22:29

    Ore qe FSHF qelbet korrupsion kjo dihet por qe te vendosesh ne krie kete emisarin e partise qe eshte me i gjere se i gjate nuk shkon as si zgjedhje publicitare. Cudi se rilindjoteve u pelqen reklama.

    Reply to this comment
  2. Lili January 15, 01:14

    A ligji qe e perdorin ish komunistet per te ndeshkuar te tjeret,e qe kur vetit nuk ia aplikojne.
    Fino nuk ka vend ne football se eshte politikan,a eshte kaq e veshtire me u kuptuar?Doni edhe footbollin,i vetmi vend ku u bashkuar kombi me ba vegle politike, apo doni qe gjysma e kombit mos te perkrahe me kete ..
    Nuk e dua Kryetarin aktual,po bile ky eshte ma i pranueshme se Fino,i cili per asgje nuk njihet ne footbollin tone,pos jo kontributin e tij qofte duke paguar biletat per match,qe gjithmone i ka marr falas,e kur jo me pagese

    Reply to this comment
  3. Gezimi January 15, 09:14

    Obezi Fino eshte simbol i makuterise Rames per te marre c’do pushtet ne Shqiperi (apo Tepsi, sic e quan ai Shqiperine).

    Reply to this comment
  4. tomorraku January 15, 16:13

    Paske zbuluar “korrupsionin” ne FFSH!? Zbulim i madh more Fino ! Ti vetem per kete zbulim meriton te jesh “president” bile pa u votuar fare ! Po ti nuk ke luftuar korrupsionin ne parlament ku je prej 20 vjetesh , pale ne qeverite qe kane qene e kane rene gjate ketyre 20 vitesh : bile jo vetem nuk e ke luftuar , por e ke mbrojtur , kryebanditin , kryemafiozin ose kryetarin e familjes mafioze Sali Berisha , ashtu sic ke deklaruar edhe vete ! Do te jene driteshkurter ata qe do te votojne ty . Ndjej keqardhje per Flamurtarin , qe te paska propozuar , nuk e di sa e vertete eshte ; po te ishte Gjirokatra , edhe do ta besoja , por Flamurtari !? nuk e besoi : Mund te kete qene ndonjeri qe s,dihet se si e me cfar ja ke mbushur mendjen , po ketij klubi me emer dhe tradite ! si zor ta japi voten edhe pse te paska “propozuar” Parandjeve humbjen prandaj nuk e dhe doreheqien si deputet! Ne qoftese ke besim jep doreheqien si deputete , jep shembull , koh ke , cfar pret! ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*