Bashkim Kopliku i përgjigjet Izet Haxhisë: Ja e vërteta për Meksin!

March 28, 2016 11:17

Bashkim Kopliku i përgjigjet Izet Haxhisë: Ja e vërteta për Meksin!

Nga Bashkim Kopliku

Më thanë se z. Izet Haxhia më paska përmendur në një shkrim të tij, dhe vendosa të lexoj se çfarë shkruante. Po marr mundimin t’i përgjigjem, kjo në respekt të lexuesit.

Sa shkruan z. Haxhia për mua, është në pjesën më të madhe krejt e pavërtetë dhe shpifje. Në vijim po ndaloj më në hollësi në ato pjesë të shkrimit të zoti Haxhia, të cilat lidhen direkt me emrin tim.

Haxhia shkruan:

Marshalli tentoi […] me anën e mikut të tij, apo më saktë të dhëndrit të mikut te tij, e kam fjalën për Bashkim Koplikun vjehrri i të cilit, një sigurims famkeq ishte mik i ngushtë i Marshallit, që bëri edhe futjen e dhëndrit të tij Kopliku në PD nëpërmjet Berishës në një kohë kur Kopliku nuk kishte asnjë kontribut në PD.

Unë, Kopliku, ju them se e vërteta është si vijon:

E para:Nuk kam asnjë dijeni që z. Berisha të ketë qenë mik i vjehrrit tim, bile nuk e di ta ketë njohur ndopak. Dyshoj se është thjesht një shpifje, sepse vjehri im, i Koplikut është përjashtuar nga Partia Komuniste (PPSH) që në vitin 1974, është dëbuar nga Tirana, dhe pastaj është internuar.

Ai është liruar vetëm me ardhjen e demokracisë. Nëse z. Berisha do të kishte pasur miqësi me të, ky është një kompliment që  z.Haxhia i bën z.Berisha që paska mbajtur miqësi me një njeri të dënuar nga regjimi komunist, donte guxim e karakter të fortë, që në kohën e komunizmit, të kishe miqësi me një të dënuar politik.

E dyta:Koplikun nuk e ka futur ne PD z. Berisha, por demokratët e kolektivit të ndërrmarjes ku ai punonte, Uzina e Radio e Televizorëve Durrës (URT). Ishin demokratët e atij kolektivi, të cilët e zgjodhën Koplikun kryetar te seksionit të PD së Uzinës, me një votim të fshehtë, që në shkurt 1991.

Votimi u bë jo vetëm i fshehtë, por dhe me dy kandiatura, e me një pjesëmarrje prej rreth 100 demokratësh të Uzinës.

Pastaj, Kopliku u zgjodh kandidat për deputet i PD Durr`s, në një përzgjedhje me një diskutim të hapur në Konferencën e PD në Durrës.

Pastaj u zgjodh nga populli deputet, ne mars 1991; u emruar edhe kryetar i Bashkisë (ateherë Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës), në korrik 1991; pati një aktivitet shumë të spikatur si deputet në Parlamentin e parë jokomunist të Shqipërisë; u rizgjodh deputet në mars të vitit 1992 etj.

Pas gjithë këtij kontributi, u emërua zevendëskryeministër e ministër i punëve të Brendshme, në prill 1992.

E treta: Kontributi i Koplikut në PD, vërtetë që fillon nga shkurti i viti 1991, dhe jo dy muaj përpara, në dhjetor 1991, kur u krijua PD.

Kjo “vonesë“ prej dy muajsh, vjen si pasojë se Kopliku hezitonte në bashkimin e tij me PD, sepse konstatonte se një pjesë e madhe e elementëve të PD-se së “dhjetorit 1990“, ishin njerëz me lidhje shumë të ngushta me regjimin komunist shqiptar, gjë që e bënte të dyshonte për qëllimet reale të kësaj partie.

Ishin punonjësit e Uzines (URT), jo vetëm demokratët, të cilët i kërkuan me ngulm Koplikut, kryeinxhinierit që ata sapo kishin zgjedhur vetëm para disa muajsh, të futej në PD, që “mos t’u lihej në dorë PD-ja ca maskarenjve“, siç kishin merak ata.

Sqaroj se Kopliku ishte dënuar që nga inxhinier të punonte punëtor, po në këtë uzine, vetëm disa vjet përpara, kur nuk pranoi të ndante gruan e tij, sepse i jati i saj u dënua politikisht nga komunizmi. Ishte po ky kolektiv, që e zgjodhi kryeinxhinier ne vitin 1990, kur komunizmi, në grahmat e fundit të jetës së tij, vendosi të eksperimentonte zgjedhjen e kryeinxhinierëve nga kolektivi.

 Haxhia shkruan:

Kopliku propozoi veten e tij për kandidat për kryeministër, kuptohet me porosi të Marshallit, i cili kur dëgjoi këtë vetëpropozim bëri sikur u ‘mërzit! edhe pse ishte vetë pas kësaj ,sepse po të donte mund ta ndalonte një votim të tillë. […] Meksi kishte fituar bindshëm ndaj Koplikut të cilit ju dha nga Marshalli posti i Ministrit të Brendshëm, […]…Por Kopliku nuk ishte i kënaqur me këtë post, donte atë të kryeministrit dhe ranë dakord me Marshallin që ai të mbante këtë post të ministrit të Brendshëm vetëm për gjashtë muaj,dhe pastaj Kopliku do bëhej kryeministër.

 

Unë, Kopliku, ju them se e vërteta është si vijon:

E para: Ka pasur një votim në Këshillin Kombëtar të PD, për të përcaktuar se kush do të ishte kryeministër. Por ky votim nuk ishte parashikuar nga organizatorët e Këshillit.

Votimi u detyrua nga anëtarët e Këshillit, që protestuan që të mos bëhesh votim vetëm me një kandidaturë, atë të Meksit, siç i ishte paraqitur Këshillit. Kërkesa në princip ishte demokratike dhe në përputhje me statutin e PD.

Për votimin edhe të kandidaturës së Koplikut, propozimi erdhi nga një anëtar i Këshillit, dhe u miratua nga shumë anëtar të tij, saqë drejtuesit e mbledhjes u detyruan ta votojnë.  Nuk ishte fare Kopliku që “propozoi veten“ siç shkruan z. Haxhia—Kopliku i përmbahej vendimit të Kryesisë së PD, që kishte paraqitur propozimet në Këshill.

Edhe vetë Koplikut i erdhi fare i papritur ky propozim nga salla, pra nga Këshill. Nga ana tjetër, z.Berisha jo vetëm “u mërzit“, por ai protestoi rëndë kundër këtij propozmi, duke pretenduar, por edhe duke orientuar dhe influencuar anëtarët e Këshillit, që mos të zgjidhej Kopliku, sepse “po të zgjidhej Kopliku kryeministër, i gjithë drejtimi i shteti do të bëhej nga njerëz nga Veriu“; i thoshte se president ishte z. Berisha (nga Tropoja), se kryetar i Kuvendit ishte z. Arbnori (nga Shkodra) të cilëve do t’u shtohej edhe Kopliku (që sipas z. Berisha ishte nga Shkodra).

Në atë kohë, 1992, akoma nuk ishte instaluar diktatura në PD, dhe nuk e kishte në dorë të mos e respektonete kërkesën e Këshillit, as z. Berisha. Megjithatë, z. Berisha arriti që të pranohet që të bëhet votimi më antidemokratik i kohëve moderne: u votua duke thirrur emrin e çdo votuesi, dhe duke regjistruar votën e tij, që duhet të ishte shkoqur e me zë të lartë përkatësisht “Meksi“ ose “Kopliku“.

Në këtë votim, është shënuar vota e Koplikut, që ishte “Meksi“, dhe vota e z. Meksit, që ishte “Meksi“. Pra Kopliku ka votuar kundër vetes së vet. Votimi përfundoj në favor të favoritit të z. Berisha, z. Meksi, ku për Koplikun gjithsesi votuan rreth 12% e anëtarëve të Këshillit, pra me gjithëse votimi ishte i hapur dhe nominal, me gjithë orientimin e udhëheqësit, z. Berisha, për mos të votuar për Koplikun.

E dyta: Vërtetë që Kopliku nuk e donte postin e ministrit të Brendshëm, vërtetë që kishte kërkuar që të rrinte në këtë post vetëm “gjashtë muaj“, kjo me që eksperienca dhe vokacioni i tij nuk ishte për t’u marrë me policinë. Por jo që pastaj “të bëhej kryeministër“, siç shkruan z. Haxhia.

Dëshira e Koplikut, por edhe premtimi që iu dha atij nga kryesia e Partisë, kur anëtarët e kryesisë insistuan të pranonte postin e ministrit të Brendshëm, ishte që ai të kalonte më vonë në një post që merrej me problemet ekonomike, me të cilat kishte dëshirë të kontribuonte dhe ku kishte 24 vjet eksperiencë.

 

Haxhia shkruan:

… vjen në presidencë Kopliku, takohet me Marshallin […] Ka komunikuar njëherë nga tel. i shtëpisë së Mehmetit dhe pas kësaj telefonate me Koplikun është ngritur i mërzitur për t’u larguar nga shtëpia e Mehmetit.

Lajmi i shumëpritur për rrëzimin e avionit që mbante Meksin nuk kishte ardhur […], duke shpëtuar jetën e Meksit dhe pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptarë, dhe duke shuar ëndrrat e Koplikut për t’u bërë kryeministër.

 

Unë, Kopliku, ju them se e vërteta është si vijon:

E para: Vërtetë që Kopliku, në atë periudhë, deri sa ishte në fuqi “ligji themeltar“ (që zëvendësonte Kushtetutën e vendit), thirrej shpesh nga Presidenti, z. Berisha, ditën dhe natën, sepse me ligj presidenti e kishte të drejtën të thirrte në raport ministrat.

Por në asnjë moment, as z. Berisha, por as dhe Kopliku, nuk kishin ndër mend të vrisnim njeri, as kryeministrtin dhe as ministra, siç shkruan z. Haxhia, e siç fatkeqësisht po rishkruhet në masmedia shqiptare. Diskutimet tona me z. Berisha, ishin të përqendruara në qeverisjen sa më efikase të vendit.

E dyta: Me të vërtetë që Kopliku dhe z. Meksi kishin mendime të ndryshme për zgjidhjen e shumë problemeve të qeverisjes së vendit.

Por këto ishin qëndrime të dy personave që të dy mendonin sesi të shkonte puna sa më mirë, paçka se mënyrat e zgjidhjeve të secilit, shpesh nuk përputheshin, çka dhe është krejt normale në demokraci. Gjithsesi, kjo mospërputhje qe shkaku kryesor që bëri që dhe Kopliku të hiqesh nga Qeveria, më 1 janar 1995.

Në mbyllje

Në ndryshim me shumë kolegë të tjerë, kam dhënë përgjigje publike, kur është gënjyer e shpifur publikisht ndaj meje, si në këtë rastin me z. Haxhia. Bile shpesh edhe kur është shpifur për të tjerë, e jo vetëm për mua.

Shumë njerëz më kanë këshilluar të mos humb kohë me shpifësit, por unë kam vendosur ta humb këtë kohë, në respekt të lexuesit, në repekt të popullit tim që e dua, me gjithë se ka të metën e madhe: i pëlqen shpesh të dëgjojë shpifje e gënjeshtra.

Jam përpjekur disa herë që për shërimin e kësaj sëmundje të shoqërisë shqiptare, tolerimin e shpifjes dhe gënjeshtrës. Përpjekja ka konsistuar në shkrimet e mia, por edhe duke iu drejtuar drejtësisë, që shpifësit të dënohen, siç do ta dëshiroja ta bëja edhe kësaj here, kundër z. Haxhia.

Por shoqëria jonë shqiptare nuk ka qenë deri tani në gjendje të krijojë një shtet të së drejtës, ku sistemi i Drejtësisë të ishte pushteti më pak i korruptuar, e as të krijojë së paku një opinion mbarëpopullor mbytës kundër shpifjes dhe përkrahësve të saj.

Le të shpresojmë se populli ynë do të shkëputet nga kultura e shpifjes dhe gënjeshtrës, duke përvetësuar me kohë kulturën e së vërtetës dhe të së drejtës. Elita reale e popullit tonë ka rastin të kontribuojë, së paku duke dëshmuar ato që di, edhe kur bëhet fjalë si tani, thjesht për shpifjet e z. Haxhia./GAZETA TEMA

 

March 28, 2016 11:17
Komento

19 Komente

  1. maks March 28, 11:33

    ah sa te verteta ka per ju udheheqesit e pd qe ju jeni te przgjedhurit e ramiz alise qe nga komunista qe ishit ne dark ne mengjes u gdhit demokrater jeni te gjith pjell e ppsh

    Reply to this comment
  2. Shefqet Cela March 28, 11:58

    Edhe une kisha dyshime per vertetesine e ngjarkes makabre qe tregoi Z Haxhija.
    Tani qe lexova çfare tha Z Meksi e sidomos keto qe po shkruan Z Kopliku, bindem plotesisht se z haxhija ka thene te verteten.

    Reply to this comment
  3. ilir March 28, 12:09

    Ke qene k.ing i Uzines se Radio Televizoreve dhe me pas zv.kryeminister dhe minister i brendshem?! Por si heshte, si i lejove vandalet e PD-se kur kesaj vepre i vune minat.
    Oh, sa krime keni bere Ju, kjo historia me Meksin eshte nje hic, perballe tyre.

    Reply to this comment
    • Nazim March 28, 16:36

      Une nuk di se cfare ka ndodhur me Bashkim Koplikun pas 90, por ate qe thote Kopliku ne lidhje me vjehrrin e tij eshte 100% e vertete. Vjerri i Koplikut eshte denuar me grupin pucist te gjeneraleve se kishte miqesi familjare me Beqir Ballukun, dhe me vone eshte internuar, dhe Koplikut ne ate kohe i eshte kerkuar te ndaje te shoqen, por ai nuk e beri ate qe bene shume veta, por respektoi martesen e tij. Dhe i vjerri i Koplikut ka punuar ne Ministrine te jashteme, dhe jo ne ministrine e brendeshme, dhe ka qene burre zotni, dhe jo nga ata qe mund te bente krime. Dhe nuk ka asnje gjase qe Berisha te kete qene mik me te se po te ishte mik me te vjerrin e Koplikut, do te ksihte perfunduar ose ne burg, ose i internuar.

      Ketu, Izet Haxhia mbase ngaterron te vjerrin e Koplikut me dike tjeter, ose mbase Salehu do te kete leshuar ndonje brockull e ka thene qe e kam pasur mik vjerrin e ketij. Dhe me pas kur ka pasur kontradikta me Koplikun do te kete thene qe ka qene sigurims i qelbur, sic ben Salehu gjithmone, kur njerezit nuk i vine per fije, dhe izeti mban mend cfare ka degjuar.

      Reply to this comment
  4. mir March 28, 12:40

    shume bukur sqaron, ja te besuam po pse e dogjet shqiperine e keni pare si eshte katandisur apo v.k.

    Reply to this comment
  5. maloku March 28, 12:43

    Z. Kopliku ! Ke bere shume mire qe je pergjigjur per rastin ne fjale. Por, z. Haxhia nuk te akuzonte ty si bashkepunetor dhe pergatites i ndonje plani per te vrare A. Meksin.Ai akuzon Sali Berishen per kete. Mund te mos jete e vertete. Edhe Haxhia nuk sjell prova por thjesht dyshon dhe aludon duke marre per baze ngjarjen ne aeroport si dhe levizjet jo te zakonshme te Berishes ate dite. Se4 dyti, eshte e turpshme qe ti ( dhe shume te tjere si ti ) na hiqeni si te persekutuar te regjimit komunist. Genjeshtra te tilla se kryeinxhinierin e zgjidhnin punetoret, jane te turpshme. Ti je emeruar kryeinxhinier sepse, ndoshta, e ke merituar, por jo se te vune punetoret. Pastaj, ka edhe dicka shume te rendesishme ne trajtimin e se kaluares 45 vjecare. Eshte bere zakon keto 26 vjet qe cdo shkarkim nga puna, cdo ulje ne detyre, cdo transferim dhe cdo lloj denimi te paraqiten si padrejtesi dhe persekutime. Jo more i dashur. Keto gjera kane ekzistuar dhe do te ekzistojne sa te jete jeta. Ka pasur e ka edhe padrejtesi por ka pasur e ka edhe ndeshkime te merituara. Mos u perpiqni me kot te na bindni se djalli ishte regjimi dhe te gjithe ata qe e pesuan ishin engjej. lerini perrallat se nuk shkojne me.

    Reply to this comment
  6. kasem gahinji March 28, 12:55

    Po si Minister i Brendeshem ke dhene urdhera ne kundershtim me ligjet,per tu mbyllur gojen atyre qe i quanit te rrezikshem per partine demokratike,per te cilet ju ,pra PD e durrsit kishit lista te vecanta?Po te kujtoj kontrollet e paligjeshme te banesave naten e shen Bartolomeut te korrikut 1992.sipas urdherit tuaj edhe nje gezhoje te gjeni ti arrestoni.Keto qe te shkruaj jane pohuar nga disa prej atyre qe u derguan per kontrolle.Cdo gje ishte e organizuar bukur,saqe edhe prokurori i durrsit ne ate kohe kish marre urdher qe per keto veprime te mos merrej denoncim.Ti shkruaj keto per te te thene qe nuk je burre i mire apo idealist demokrat.Pi ate kafe rehat buze detit,kreko edhe Naim Kercukun te te beje fresk ne kohe fushate,se gje tjeter ,vec parave, s’te ka mbetur

    Reply to this comment
  7. Shkodra e moteve March 28, 13:09

    AH! More kopil Kopliku,
    Por kur ishe i deklasuar qysh nga 1974 se kishe grua te ndjeren N.K si ka mundesi kur dhendurret e kastes u kalben burgjeve e internimeve ndersa TI qendrove jo vetem inxhinier ne URT por edhe kryetar i deges teknike!?Kush te mbajti deri ne 1982,kush ish kryeinxhinier e ke kish grua qe ishin rritur bashke ne te njejtin BLLOK te udheheqjes!?T them une o kopil Kopliku ishte kryeinxhinjer djali i madh i shokut Mehmet me grua vajzen e Tanush Shytit qe me gruan tende ishin rritur bashke e qe e hidhnin shurren perpjete mbi kokat e studenteve me origjine nga fshati ne UNIVERSITET! Perrallat e Izetit mund te mos zbulohen kurre po ato te tuat dien ti ishe nga te paktit qe i shpetove giotines se asaj kohes pa u marre me tej me vellain qe i prene K… ne Durres apo historite e ‘femijeve’ qe mereshin me droge e ‘parakalonin’ me makina si kaubojsa AL KAPONEN SALI!

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit March 28, 13:45

    edhe ky qe kryeinxhinier dhe njekohesisht i persekutuar. Vazhdon estrada, edhe Xhaxhin e kane persekutuar qe e mbanin sekretar te Pare te PPSH. Ne fakt z. Kopliku harron qe Izeti nuk flet kot se i dinte marifetet. Ehu, sa heronj dhe “pishtare” te demokracise i beri fet e fet doktori, ca vdiqen vete dhe ca rreshqiten ashtu kot. Jepi Izet, se ka plot ditari jot. Aman, si i fituat ato zgjedhjet e 26 majit me 100%? Atehere dolet me hunj ne dore anekend Shqiperise.

    Reply to this comment
  9. Kariz Matik March 28, 15:12

    Pak si e pazakonte qe nje ish-pushtetar i larte, nje ish-minister, te jete indinjuar kaq shume per permendjen e emrit te tij ne gazete, sa qe ajo do ta detyronte ate me cdo kusht te replikonte me kaq zell me nje ish-truproje. Po aq e pazakonte eshte dhe shpjegimi i z.Kopliku, se kete e ben me teper edhe si shenje respekti per lexuesit, dhe jo per te marre ne mbrojtje vetveten. Merreni me mend, se ku do kishte arritur sot kultura e politikaneve tane, nese te gjithe ata do te perdornin po te njejten etike komunikimi si z.Kopliku. Deri ketu, respekt edhe per te.

    Tani le t’i kthehemi shpjegimit te tij, per te diskutuar me aq sa kuptojme, se sa te besueshme jane theniet, duke filluar me piken e pare. Une mendoj se aty ka nje paqartesi per ne lexuesit, pasi aty nuk del qarte, se cili eshte ne te vertete “vjehrri i tij, i Koplikut”?

    Me qe ai dyshon per shpifje nga ana e Izetit, me argumentin, se si i denuar per politike ky person s’kishte mundesi te kete qene mik me Berishen, atehere ketu na duhet te presim dhe reagimin e Izetit. Dhe besoj se reagimi i ketij te fundit nuk do vonoje. Izeti duhet te shpjegoje me saktesi, se per cilin person behet fjale konkretisht, dhe se ku e bazon ai teorine, qe vjehrri i z.Kopliku na paska qene nje sigurims kaq “famkeq”.

    Kush eshte i panjohuri kaq famekeq? Eshte e vertete se ne kohen e diktatures nuk mund te perjashtohej loja e dyfishte e qelbesirave pa identitet, te cilet nga njera ane hiqeshin si te perndjekur politike, kurse nga ana tjeter strukeshin birucave si spiune, apo benin “pune fizike” per te survejuar e mbajtur nen kontroll fshataret e gjore neper internime. Por keto qelbesira ishin fare pa fame, sepse mund t’i krahasosh me atentatoret gjumesher te kullave dybinjake, hijet e padukshme te te cilave u aktivizuan si me buton nga islamiket radikale, edhe pse me pare i ishin nenshtruar ne perendim kontrolleve te imta te identitetit, dhe kishin studiuar e absolvuar dhe kurse trajnimi si pilote.

    Duke qene se “topin” brenda tani e ka Izeti, perpara se te vazhdohet me analizen e asaj, se sa demokrate na paskan qene kryeinxhinjeret e URT-se Durres (a nuk ishin po keta ata qe i hiqnin grupin televizoreve, per te ndryshkur mendjet e qytetareve me dogmat trushplarese te TVSH-se?), do te duhet te presim “predhen” e Izetit.

    Reply to this comment
  10. PO,PO March 28, 15:16

    Z.Haxhia flet per tentimin e vrasjes se kryeministrit te kohes dhe delegscionit qe e shoqerpnte,kurse z.Kopliku, i kalon anash dhe fare shkurt ketij problemi .
    Kopliku i meshon me teper vargjeve te Sh.Musarajt :”…viktime,tha Dosti,vajta dhe une,me zor mister vajtn e me vune ” .Besoj ne ato qe thote z.Haxhia Komentuesit ketu,japin nje tabllo edhe me te plote per personalitetin e z.Kopliku .

    Reply to this comment
  11. Mark uk March 28, 15:17

    Maks: Po ata komunist qe bene kongresin e 10 te PPSH,dhe ne nesre u gdhine socialist si mund ti quash.Per nje gje u lumt ish komunistve qe tre her e ndrruan emrin po gazeten zeri i popullit nuk e hoqen qe nga gushti i vitit 1942.

    Reply to this comment
  12. Kola March 28, 15:40

    Tani qe lexova prononcimin e Koplikut bindem se Haxhia ka thene te verteten. Shqiperia nene qeverrisjen e mafiozeve te PD, ka qene nje banditizem shteteror qe gelltiti nje pjese te mire te vendit.

    Reply to this comment
  13. sigurimi i shtetit. March 28, 15:58

    Jo mor zoti Kopliku . Kuadri ishte monopol I parties dhe ai emrohej e nuk zgjidhej nga punetoret. E shumta qe behej ,nje I ngarkuar nga partia apo drejtoria vetem bente prezantimin e kuadrit,ndaj mos genje diten per diell. Sa per ate qe Saliu duhet te krenohet se paska patur nje mik antikomunist eshte e turpshme,pasi hajdutet denoheshin si hajdute ejo si antikomunist,po edhe po te jete se ka qene antikomuniste,spiunet e beogradit lidheshin per t’i sherbyer qellimit te tij. Veprat e Saliut reegojne plotesishte se ka qene e eshte nje spiun i beogradit,e deri sa nuk i hyne gjemb ne kembe per mizorite e bera,duhet te kete perkrahje edhe ne ndon je vend tjeter Europian ,apo edhe pertej oqeanit………. Pd,po tregon se eshte parti rrugecrish e vandalesh ,pasi e tille lindi. Fshati qe duket nuk do kallaus ,-thot populli.

    Reply to this comment
  14. Edi March 28, 16:27

    Kryeinxhinier me vjeherr te internuar eshte pak e vestire,o shoku pehlivan

    Reply to this comment
  15. passionanti March 28, 17:26

    I lutet popullit nje Bashkim Kopliku qe te shkeputet nga shpifjet dhe genjeshtra! Nje popull genjen dhe çpif, ndersa nje Bashkim Kopliku u tregon rrugen se si mos te çpifin e genjeje. Hapu dhé te futesh, o Bashkim Kopliku! Me kete vertetove katerciperisht se ti je nje derr genjeshtar, kur hapet na thua se vetem ti e paske te verteten. Jo vetem, ti qenke dhe nje goxha gomar qe flet broçkulla dhe me nje nivel shume te ulet se Izet Haxhia. Kuptohet ju dhembin ato qe thote Izeti, por s’kemi ç’bejme se ne kete bote do shlyhen se dhe ti je prishur me Saliun per llomka shqiptare. JU jeni kriminele.

    Reply to this comment
  16. Sali qelbesira March 28, 17:36

    Cfare do gjeje qe thuhet per qelbesiren e Vicidolit eshte e vertete,gabimi eshte qe nuk jane te afte te dorezojne fakte.Qe qelbesira ka bere te 99ntat as qe vihet ne dyshim,por do te vije momenti kur ti paguaj te gjitha, vetem durim……….

    Reply to this comment
  17. tomsojeri March 28, 19:34

    Un nuk ve aspak ne s-dyshim per ato qe thot Izeti ! U lodhe shum me pergjigjenor Bashkim ,nje pergjigje e gjat dhe aspak bindese ! Ish sigurimsa na kan dal ktu qe nga kryetar parlamenti e ftyra mjaft te njohura e kto brockulla justifikimi jo nuk na mbushin mendjen, por me shum na ngaterove ! Problemi qendron se Saliu kishte dhe ka ne dor ter dosjet e ish sigurimsave dhe me to bente skemen e kuadrove qe i caktonte ne vende kyce per ti pasur lakej te perulur e besnik te prapesive prej tradhtari te tij ! Izeti esht PERLA e historis se vertet kriminale e tradhtare te armikut me te madh dhe Monstres se ktij kombi! Izeti po i ben nje sherbim shum te madh shqiptareve dhe cilido qe e don atdheun e tij ,cilido qe sado pak ka ndjer dhe ndjen pasojat e ksaj tradhtie,cilido qe vuan sot,dje,dhe ne te ardhmen nga dor e helmuar e drejtesis,cilido qe shpreson se nje dit do dal nje Ylber ne kte Shqiperi nen kto rreshje hajnie e korupsion qe i ktheu shqiptaret ne skllever te varfer ,per te pasuruar nje elit makuterie qe nuk ngopet ,e sa e sa te tjera qe te gjith i dim dhe na dhemb,duhet qe Izet Haxhis ti jet mirnjohes ,ti fal ate te kaluar ku besnikeria per “marshallin e madh”e ngarkoi me mekatet e tij qe sot po vuan larg vendit ku lindi e u rit,duhet pra te cmojm ate qe ben Ai dhe kjo gazet !
    Respekte Izet Haxhia dhe te jesh i sigurt qe ke me vete jo vetem 1 milion shqiptar 23 Qershor,i por shum te tjer qe jan jasht Atdheut si ti e shum te tjer qe po riten e lexojn kte histori aq te hidhur qe coi Shqiperin ne kte dit te hidhur………

    Reply to this comment
  18. Ashtueshte March 28, 19:43

    Pasi lexova te gjitha komentet deri ketu, ora20:40 dt.28/3/2016 them me PLOT gojen :BRAVO Edi PARAFOLES!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*