Bashkim Ulaj, Edi Rama dhe pazari me Bashën që po afron

March 11, 2019 10:25

Bashkim Ulaj, Edi Rama dhe pazari me Bashën që po afron

Nga Bedri Islami

Në fundin e muajit janar të këtij viti, shefi i qeverisë Edi Rama, ishte në zgripin e tij më rrëshqitës, dhe dukej se kapitja e tij mund të ishte e plotë.

Për disa javë rresht ishte përplasur me protestat studentore, me enigmën e asaj që fshihej pas saj,  të cilat fillimisht i mori me të qeshur, duke e menduar si një lojë e “mbetësve” në fakultete, por që shumë shpejt e kuptoi se kishte përballë një lëvizje me shumë të panjohura, të cilat u përpoq t’i zgjidhte, fillimisht me heshtje e pastaj me lëshime, tej asaj që kishin kërkuar studentët, duke dhënë idenë se ishte krejt e mundur se ai vetë e kishte marrë nëndhesën e protestave, për t’ju sulur një trupe pedagogësh që ishin të përlyer.

E vetmja gjë që e qetësonte disi ishte në përjashtimin që studentët i bënin opozitës, duke e hedhur edhe atë tej, megjithëse filtrat e saj, të opozitës, u futën , veçse jo suksesshëm. Kjo e qetësoi atë, pasi, duke qenë të baraslarguar, ai mund të futej në lojë me reforma, çka mund të jepnin një fillim kthese, ndërsa opozita nuk mund të afronte asgjë tjetër veçse një mbështetje tinëzare financiare.

Si të mos mjaftonte e gjithë kjo, një protestë tjetër po zgjatej për të, banorët e Astirit, duke parë zbythjen e qeverisë, që bënte lëshimet e radhës kishin marrë zemër, megjithëse të duket pak e besueshme se ajo masë njerëzish mund të gjente mbështetje tek një deputet si çuni i Balliut, i cili as nuk dihej se për çfarë zgjidhje mund të fliste, vetëm se për një përplasje të mundshme.

Dy skandale të mëdha ishin para tij: Unaza e Madhe dhe tenderi i OSSHE, në të cilat shfaqej një firmë fantazmë, që kishte manipuluar gjithçka, por jo pa dijeninë e pjesëve të rëndësishme të qeverisë. Një biznesmen, ndërtues më së shumti, Bashkim Ulaj, qëndronte pas kësaj skenë mashtrimi që i kushtonte 30 milionë euro shtetit, një kosto tej parashikimit, e cila si mendohej, nuk do të ishte për asgjë tjetër, veçse për të bërë financimin e një pjese ish kryeministrore e ministrore të opozitës e familjeve të tyre, ashtu edhe të qeveritarëve të Rilindjes.

Skandali dhe protesta studentore i shkaktoi Edi Ramës koston e papritur të largimit të gjysmës së qeverisë dhe sjelljes në kabinet të njerëzve jashtë politikës së socialistëve, por “rilindës” të zgjedhur me dorë nga vetë ai.

Befas Edi Rama kishte pushuar së qeni njeriu i së ardhmes europiane në Ballkan, ose politikani të cilit, zonja e Madhe gjermane, Angela Merkel, i referohej në mbledhjet e partisë së saj edhe të qeverisë.

Rejtingu i tij politik ishte në heshtje, aq më tepër që edhe enigmat e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, në të cilën Rama mbulonte mendimin e presidentit Thaçi, nganjëherë duke kaluar në ekstrem, si ajo shprehje tipike e pamenduar, se “Kush shan Hashim Thaçin, është …gomar”, kishte bërë që të zbehej figura e tij, që kishte ngjallur aq shumë shpresa.

Brenda forcës së tij politike kishin filluar zemërimet e heshtura, të cilat, edhe pse u artikuluan nga socialistë të hershëm dhe të sprovuar, nuk shprehin vetëm një mendim hezitues, por edhe më tepër se kaq.

Ky ishte fillimi i vitit 2019 për Edi Ramën. Megjithëse ai i jepte zë rrugëtive të tij, më shumë dukej si “Beni që ecën vetë”, duke kënduar mes pyllit për të hequr frikën e tij.

Befas, për të, si një dorë e ngrohtë, që askush nuk e kishte menduar, u shfaq Lulzim Basha, me budallallëkun e tij më të ndjeshëm politik, largimin nga parlamenti, pa e ditur askush nga deputetët e tij, e as pjesa tjetër e opozitës, ku ishte zemërimi i pashfaqur i Kryemadhit, që kishte deklaruar se ata ishin mandate gjaku, por që Luli po i bënte si teserat që flaknin komunistët e devotshëm në janarin e shkurtin e vitit 1991.

Dalja e Bashës nga parlamenti dhe protesta e 5 shkurtit ngjalli Edi Ramën dhe qeverisjen e tij.

Edhe sikur të kishte qenë gjithë e paramenduar dhe e përgatitur nga vetë ai, nuk do të mund të kishte gjetur një zgjidhje më të mirë.

Mitingashët e PD-së, duke marrë zemër nga analistët ekstremistë, që vetë e shohin protestën nga kati i dhjetë i lokaleve luksoze, sulmuan derën e ndërtesës së kryeministrisë, sikur aty do të gjenin çelësat e një qeverie të ardhshme dhe se do të kishte mjaftuar vetëm shpartallimi i derës që Basha të bëhej kryeministër e Kryemadhi zëvendëse e tij.

Dhuna, gjetja tejet budallaqe e opozitës se “policia provokoi, se hapi kordonin”, unisoni i budallshëm se pas kësaj dite Rama do të binte, pastaj përsëri në një ditë tjetër, egërsia e treguar, kur gjithçka mund të ishte krejt ndryshe; dëshira e ish kryeministrit për të patur domosdo të vrarë, që gjaku i 21 janarit të lahej me gjakun e 5 shkurtit; thirrjet për të zvarritur shefin e qeverisë dhe për ta hedhur në Lanë, për të shkuar më tej, në deklarimin naziskin se “ Edi Rama e meriton plumbin ballit”, e zhvendosën balancën nga e drejta e opozitës në të kundërtën e saj.

“Dora e ngrohtë” e Bashës dukej si shpërblimi që i bënte ai “dorës së ngrohtë” që i dha Edi Rama në 17 majin e vitit 2917, por me ndryshimin se, Basha i jep dorën, por e kërcënon me zvarritje e burg, ndërsa Rama i dha dy duart e bashkë me to edhe nja 15 milionë euro për një pallat vjehrrak, ndërtuar pa leje buzë detit.

Në të gjithë rrugëtimin e tij politik të bërë deri tani e që do të bëjë më pas, asnjëherë Rama nuk do të kishte një “dorë” të tillë pranë vetes, e cila, edhe pse duket sikur e godet, në fakt e përkëdhel dhe për këto përkëdhelje askush nuk do të ia dijë.

Duke qenë i mënjanuar nga diplomacia ndërkombëtare në tre muajt e fundit të vitit të shkuar, befas ai bëhet një shpresë e tyre.

I mënjanuar nga bëmat e një qeverisje të mbushur me enigmat e një korrupsioni të dukshëm, duket sikur diplomacia botërore është e gatshme të harrojë gjithçka, për rilindjen e tij, si një mundësi legjitime për një qeverisje normale,

Njeriu, ndaj të cilit po heshtnin, befas ndjeu se gjithë bota rreth e rrotull tij, ajo euro-atlantike, po dilnin në krahun e tij dhe kësaj here, krejt haptas, si asnjëherë tjetër.

I skajuar, ai e ndjeu veten në qendër, jo se bëri diçka ndryshe, por se kundërshtarët e tij, duke e shpallur atë armik, tradhtar, kriminel, qeverinë e tij jo të ligjshme, zgjedhjet të manipuluara, parlamentin vend banditësh, duke deklaruar se do të hidhnin poshtë sistemin, cilin sistem!!!!, e zhvendosën veten të skajuar, ndërsa atë i dhanë rigjenerimin që nuk e kishte pritur.

Pse e bëri këtë Basha, pse e ndoqi atë Kryemadhi, pse u mburr Berisha se ideja kishte qenë e tij, pse u shpallën tradhtarë deputetë apo listorë që do të bëhen deputetë, pse do të vazhdojnë protestat, pse Basha do të vendosë në skalionin e parë plangprishës, dhunënxitës e budallenj, duke predikuar dhunë, përplasje e shkatërrim?

Për asgjë tjetër: për një Pazar të ri, i cili, edhe pse do të vonojë, do të ketë edhe një herë një “maj” tjetër….

March 11, 2019 10:25
Komento

24 Komente

  1. Arbëror Epiroi March 11, 10:58

    Persinalisht nuk mendoj si ju z. Bedri.
    Arësyetimin e bazoj tek e kundërta e Ramës, tek opozita e konflikteve, sajimeve deri në destabilizim të vëndit, mashtrimeve dhe arrogancës. Para ditëve të para fushatës së vitit 2013 e në vazhdim, me rritje të neveritshme, pala opozitare nuk ka lënë asnjë boshllëk për të destabilizuar vendin dhe pengesat e të gjitha mënyrave që dëmtohet qeverisja e vëndit. Nuk ka asnjë orë, që nga 2012, që qeverija të mos përballet me sharje, shpifje, mashtrime, intriga, kërcënime deri sa erdhi dhe çasti i vetvrasjes së opozitës, që kurrë mos u krijoftë një opozitë e tillë, sigurusht flss për vendin tim. Kohë shumë të vyera, megjithëse është munduar nga qeveria të mos merret gjithë orët e ditët me ato palo sjelljeje të opozitës, i është dashur të merret me palaçollëqet e opozitës së zezë shqiptare gjatë këtyre afro 30 viteve. Prandaj z. Bedri mirë.është të trajtohen edhe sjelljet anormale të theksuara të opozitëspër të penguar ecjen përpara dhe sidomos të pengimit të reformave. Këtë, sugjeroj që të mos harrohet, por të trajtohet me forcë, që opozita të kuptojë se veprimet anormale të saj nuk kanë dhe as e dëmtojnë Edi Ramën, por dëmtojnë rëndë jo vetëm imazhin shqiptar, por dhe përparimin e vëndit.
    Pjesa e dytë që dua të vë në dukje është problemi i qeverisjes. Qeverisja përgjithësisht ka vlerësime në disa drejtime, kryesisht në këmbënguljen e përfundimit të reformave në përgjithësi dhe kësaj të drejtësisë në veçanti, në partneritet të fortë dhe të palëkundur me euroatlantikët.
    Megjithatë qeverisja ka defekte të mëdha në të gjitha fushat e drejtimit të vëndit, të cilat pavarësisht se i gjeti të mbjella nga ish qeverisjet para saj, nuk arriti të çrrënjëste. Të tilla të pa mundur për ti ndrequr janë: sistemi i drejtësisë i mbushur me të paaftë, çvatës të viktimave dhe përfitues nga vrasësit; nuk arriti të shkëputet nga vartësia e disa pasanikëve të cilët u pasuruan ndërvite nga kryerja e veprimeve kriminale (të jashtëligjshme); nukcarriti të heqë qafe shushunjat e lindura ndërvite në sistemin e tatimeve, të cilët me blloqe në dorë gjobisnin bizneset duke i çuar “gjobat” në xhepar personale me doravitje deri tek personalitetet e larta shtetërore; nuk hiqi rrjeshtin famkeq të ligjit për përfitimet e përqindjve prej atyre që nënëshkruanin tenderat e ndryshme; nuk arriti të eliminojë nepotizmin në punësimet e bashkëshortëve të politikanëve kryesorë në administratat shtetërore, në sistemin bankar etj. Nuk arriti të amortizojë dhe neutralizojë vrasësit , hajdutët e mëdhenj, por i përdorte kritikat ndaj veprimeve të tyre vetëm për demagogji. etj.
    Prandaj z. Bedri, le të shkruajmë dhe të kritikojmë me paanësi të mirat dhe të klqiat e pozitës dhe opozitës.
    Arbëror Epiroti

    Reply to this comment
    • Peza March 13, 19:12

      Te dashur tu shplare gjoja socialiste!
      Edhe une jam socialist,kam votuar per 26 vjet PS-ne,por shoh tek Rama nje KALE TROJE qe ka pushtuar PS-ne dhe e ka rrenuar ate komplet!
      Me thoni ju mua ne se ekziston gjekundi PS-ja si parti politike,ku antaret e saj te bejne jete partie,te bejne kritika dhe japin keshilla per qeverisjen,te diskutojne per vendimet e qeverise etj se medemek Rama ka shpallur te flamosuren “bashkeqerisje” qe do te thote se pari une antari i partise,por edhe te gjithe qytetaret shqiptare te jene pjese e vendimeve te kryeministrit,por edhe te degjohen kur kane ankesa!
      Me thoni ju se kur do gjendet ne zyre ndonje antar i kryesise se PS-se,se kryetarja e PS se Tiranes,as ne telefon nuk te pergjigjet kur i kerkon takim!
      Me thoni ju mua se pse keni heshtur ne 2008 kur Rama ndryshoi Kushtetuten me banditin Berisha duke i dhene vetes kompetencat e “mbretit” pa u keshilluar me njeri,pa le me ndonje institucion partie qe ai nuk pjerdh fare?
      Me thoni ju se ne cilat zyra te shtetit apo te Bashkise se Tiranes mund te shkosh dhe te degjojne ankesen tende?
      A ju kujtohet diktatura komuniste,qe cdo njeri mund te ankohej ne te gjithe shkallet e pushtetit dhe merrje zgjidhje?
      Edhe per letrat anonime atehere vinin nga Tirana dhe i verifikonin ne baze,ndersa sot kur i shkruaj personalisht kryeministrit Rama se Bashkia e Tiranes “VJEDH QYTETARET nepermjet UKT me taksa te pa ligjeshme ai m’u hakerrua se “UKT nuk varet nga qeveria”!
      Po pse bashkia a nuk eshte socialiste?
      Po kur njerezit vjedhin ujin dhe dritast pse i kercenon me burg ky kryeminister?
      Po kur kjo qeveri nuk merret me bashkine qe vjedh,me buken qe prodhohet me miell kanceroz,me ujin e piste qe shitet per uje te pijshem aq me keq qe cmimi i ketij uji eshte afersisht sa i energjise elektrike etj atehere per cfare e duam ne kete qeveri fashiste?
      U kap qeveria me tenderin kriminal te Unazes se Re ku u dhane 2 tendera me 30 milion euro nje firme fantazem me dokumente fallco,si i doli ne mbrojtje Rama?
      Pra Rama pranoi boterisht se eshte pjese e korrupsionit kriominal!
      Dhe kulmi,si mund ta pranoj une socialisti,biri i partizanit qe Ramen ta kem kryetar partie kur nderoi kryeballistin kuinsling M.Frasheri dhe me tha mua te ul koken para ketij krimineli?
      Ja ju tru shplaret e mbeshtetni Ramen se jeni njelloj si ai bashkepuntore me pushtuesit!
      Ju intereson vetem qe ndonje pjestar te familjes e keni punesuar ne shtet dhe ulni koken o zorraxhinj!
      RAMA SHPORRU nga PS dhe qeveria!

      Reply to this comment
  2. Tan Shkreli March 11, 11:37

    Qënke lodhur more Bedri Efendi. Jo për gjë por ti e ke me normë ditore editorialet. E ke bërë ‘Diten’ si toll toilet paper. Mirë emri Bedri po edhe Islam nga mbrapa!? Të jetë nga Anadolli ky mulli tallash – fjalësh me emrin Bedri Gjyzel

    Reply to this comment
  3. i inatosur March 11, 12:12

    Po te mos ishte emri i autorit do te mendoja se kete artikull,kot fare do ta kish shkruar Tosi ose Andi dy perdhjesat e mbeturinave komuniste! Por jo e ka shkruar nje mbeturine komuniste si Bedri Islami! Habitesh me ndryshime te tilla ne moshe te pjekur! Bedri u bere nga Z,Bedri qe te quanin!

    Reply to this comment
  4. ETHEM LALAJ March 11, 12:20

    Z.BEDRI.E KTHEVE PERSERI PLLAKEN KUNDER EDI RAMES.NE TITULL FLITET PER TROPOJANIN BASHKIM ULAJ POR NUK ZBERTHEHET KUSH ESHTE AI.
    -B.ULAJ ESHTE NJE U J K E..I SALIUT,NJE NGA 10-13 OLIGARKET E TIJ QE RAMA U GJETI ATY NE 2013..DHE RAMA NUK I HEQ DOT SI TE TILLE PER SHUME ARSYE QE JU I DINI MIRE.AFERA E UNAZES ESHTE DENONCUARE TASHME DHE I KA RRENJET DERI NE SHBA,ASHTU SI PER KOÇEBDIONET E NAFTES NE PATOS-MARINZE KUR TIK LLALLA THEU QAFEN ME ANBASADORIN LU..LU..!?
    -PROTESTA TEK ASTIRI ESHTE OKSIGJEN PER OPOZITEN PER TU PERDORUR KUNDER E.RAMES SI ALIBI PASI ATE KATRAURE E KA BERE VET SALIZMI NE PUSHTET DHE AJO UNAZE DO TE BEHET DO OPO NUK DO BERISHIZMI.
    -PROTESTA E STUDENTEVE TREGOI SE SA I VLEN L E K U R A E TIGRIT OPOZITES AKTUALE,NDONSE AJO U MUNDUA TA SHFRYTEZOI DERI NE FUNDIN ME TURP.DHE RAMA U TREGUA KAVALIER NE SJELLJEN NDAJ STUDENTEVE DUKE I DHENE NJE SHUPLAKE TE RENDE OPOZITES MJERANE E CILA PO KAPET SI I MBYTURI PAS FIJES SE BARIT.
    -DOREZIMI MANDATEVE NGA PD+LSI ISHTE FITORE E GJITHE POPULLIT TE MAJTE MBI 95 %,KU PERFUNDIMISHT SALIU NE VEND QE TE IKTE VET ME TURP NGA KUVENDI MORI Z V A RR E EDHE TE TJERET PER QE TE MOS E SHOFIM ME ME SY NE ATE KUVEND TE NEVERITSHEM PO PREJ TIJ

    Reply to this comment
  5. Zigur Qarri March 11, 13:28

    Kronologjia e ngjarjeve politike ne variantin e nje perralle militante.Edhe narracioni i nje perralle ka nevoje per tharm artistik,por jo
    kaq brutal,ti serviresh te rriturve genjeshtra mba dopjos se katert me raki,per te verteta!Le qe,ka edhe nga ata qe dehen me uje,
    Bedri Islami thote:”Dy skandale të mëdha ishin para tij: Unaza e Madhe dhe tenderi i OSSHE, në të cilat shfaqej një firmë fantazmë,
    që kishte manipuluar gjithçka, por jo pa dijeninë e pjesëve të rëndësishme të qeverisë. Një biznesmen, ndërtues më së shumti,
    Bashkim Ulaj, qëndronte pas kësaj skenë mashtrimi që i kushtonte 30 milionë euro shtetit, një kosto tej parashikimit, e cila si
    mendohej, nuk do të ishte për asgjë tjetër, veçse për të bërë financimin e një pjese ish kryeministrore e ministrore të opozitës e
    familjeve të tyre, ashtu edhe të qeveritarëve të Rilindjes”Siiiiii……….,veçse për të bërë financimin e një pjese ish kryeministrore e
    ministrore të opozitës e familjeve të tyre????!!!!D.m.th ,PD-istat qe zbuluan aferen korruptive,ja kan futur vetes me vetedije?!!!
    Bedri Islami nuk eshte budalla,por militant,dhe militantizmi te erreson gjykimin,te bën te luash rrolin e kllounit,ashtua siç
    bën shpesh Edvin Rama nen efektin e droges.Edvin Ramen ta kapesh duke vjedhur me mall ne dore,ta hedh perpara,dhe thote,
    eshte e jotja!Dhe,per t’ju pershtatur kryebanditit,skizofrenit te qeverise mafioze,ka pesuar mutacion kolektivisht morali”rilindas”!

    Reply to this comment
    • mirel March 11, 15:22

      Cfare te habit Zigur? Bedriu po thote pikerisht qe protesta e opozites ndihmoi Ramiun te kalonte sikletin studentor dhe skandalet e tenderave. Eshte fakt qe nderhyrja e opozites i dha dore Rames te kaloje me sukses situaten e veshtire dhe fakt eshte qe shqiptaret tani nuk merren me tenderat e Rames, te cilat po shtohen, por me gomat e djegura dhe tullat e thyera te Saliut dhe Bashes. Rama i pafajshem, keshtu bizneset shkojne vaj, dhe Luli merr pjesen tjeter te shperblimit.
      Jo vetem qe e tha Bedriu, por per mua ka qene bindje qe kjo eshte loja e kahershme e ketyre horrave qe po rrjepin shqiptaret

      Reply to this comment
      • Zigur Qarri March 11, 16:58

        Ndoshta eshte loje!
        Por un nuk e besoj,ndryshe Basha eshte i humbur pergjithmone,sepse djegia mandateve eshte shanci i fundit i PD-s.Keshtu qe,
        Basha vetem me plumbin e fundit ne kobure,nese nuk ja zbraz Rames,do t’ja fusi vetes.Megjithate,perderisa thuhet qe ne
        Shqiperi “pjell Kau”,gjithshka eshte mundur.

        Reply to this comment
        • mirel March 11, 17:53

          Ka leke ai sa per te mos ja futur vetes. Dhe Hollanden aty e ka. Shqiptaret po ja fusin vetes perseri e perseri e nuk marrin vesh

          Reply to this comment
        • Feniks March 13, 19:40

          Lexome gjykimin tim, Zigur!
          Se pari fajtore per gjendjen e sotme te Shqiperise jane te gjithe politikanet qe kane sunduar kete vend prej 28 vjetesh!
          Por Ramen e votuan dy here nga mbi 1 milion shqiptare,qe te vinte drejtesine ne vend,te ndertonte shtetin ligjor dhe te luftonte korrupsionin!
          Ne se Ramen do ta gjykojme me llogjiken e gomarit,se Rama paska bere me shume pune se Berisha,Basha etj,kjo eshte vetvrasja ew nje populli te tere!
          Po qe per te ndertuar,Enver Hoxha jo vetem ndertoi nje shtet ligjor te pa pare ne histori,por edhe ndertoi mijra vepra industriale,bujqesore,arsimore,sportive,kulturore etj,por sot ai quhet diktator!
          Se nuk mjaftojne te matesh me ca hajdute,kriminele dhe antishqiptare per t’u mburrur para historise!
          Rama shkaterroi shtetin ligjor qe kur ndryshoi Kushtetuten ne 2008 me Berishen qe e shpalli veten “mbret” pa pyetur asnje!
          Edhe djegia e mandateve nga opozita ketu e ka burimin,se deputetet jane prone e kryetarit te partise,se ai e ka te drejten e hartimit te asaj liste!
          A keni degjuar ju ndonje minister e deputet te kritikoje kryetarin e partise apo kryeministrin dhe te qendroje prap ne post?
          Kurre se ata jane vegla te kryetarit,pra jane ushtare qe duhen vetem per te ngritur kartonin!
          A e pate Ramen gjate 2 javeve protesta te mblidhte qeverine,kryesine apo asamblene e PS-se per te konslultuar situaten?
          Asnje here!
          Ai u konsultua vetem me Ermal Mamaqin si karagjoz!
          Por opozita asnjehere nuk ka bere kauze hallet e vendit,te popullit,por vetem leshon parullat RAMA IK!
          Edhe une them “Rama ik”,por jo per ato qe derdellit Basha,por per keto qe ngrita me lart!
          Pse Basha nuk e thote qe duam korigjimin urgjent te Kushtetutes,qe deputetet te jene propozuar,zgjedhur,votuar dhe hequr mandati vetem nga populli votues e jo nga partia?
          Pse nuk hiqet ligji qe njerezit qe pushohen nga puna,pasi fitojne gjyqet demshpertblimin ta paguaje eprori fajtor e jo shteti?
          Pse Basha nuk kerkon qe shpenzimet qeveritare te jene sa me te vogla,qe qeveritaret te mos bredhin neper bote sikur jane mbreter e jo zyrtare te nje vendi e populli qe vuan per buken e gojes?:
          Pse duhet te kete ministri Mjedisi kur mjedisi eshte i shkaterruar?
          Pse duhet te kete prefektura e qarqe kur ato detyra mund t’i kryeje bashkia?
          Pse duhed privatizuar cdo gje dhe shteti e bashkia jane kthyer vetem ne taksidare?
          Kjo eshte shkerdhatokracia fashiste,se ka 28 vjet qe njerezit jane terrorizuar me fantazmen e komunizmit kur cakalli fashist,ka bere kerdine!

          Reply to this comment
    • mirel March 11, 15:54

      O Zigur, eshte plotesisht e qarte qe demonstratat e opozites ndihmojne Ramen te vazhdoje bizneset, prandaj behen per zhurmues. Shqipot jane me te ndjeshem ndaj djegies se gomave sesa te ndalojne miliardat qe vidhen ne koncesione e tendera. Prandaj dhe Basha do marri pjesen qe i takon, sepse Ramuti ja hodhi paq, pa dhene asnje gram llogari per keto skandale te permasave katastrofike per Shqiperine. Ndonje 10 15 milione tjeter nuk jane gje per Ramiun tja japi Lulit dhe disa miliona per horrat e tjere qe i paguan Luli per te djegur dhe hequr tullat..

      Reply to this comment
      • Gureziu i Qarrit= Haleja e Vicidolit March 11, 17:57

        Dy Kryeidiote Zigur Karri dhe mirela kuvendojne tok si dy prostituta blogu duke pritur ti bjene allatet Rames. Dhe me brisk ne dore vrapojne kush ti kape i pari. Po me rradhe o te paduruar. Eshte Lulashi me Monen para jush qe po pret ti bien dashit percores. Pastaj vini ju vemje blogu.

        Reply to this comment
        • Zigur Qarri March 11, 18:29

          Doli militanti i “rilindjes” te tregoi fjalorin qe perdor ne familje!

          Reply to this comment
          • mirel March 11, 23:36

            Po nuk rrine dot pa u zhgerryer te allatet e Ramutit, aty e kane vendin, te brekushet. Nuk kane me argumente te tjera vec te tregohen harbutet qe jane ne te vertete

  6. Lako Dejani March 11, 17:06

    Zoti Bedri, i ndjek dhe i vlewsoj analizat e tua, tw cilat potesojnw mjaft moskuptime te rastit tek jo pak njerwz. Mire beni edhe ne kete rast, se fundja, ne si popull nw çdo kohw me qeverite e kemi “inatin”, asaj ja kerkojme ato qe na mungojne, ca me teper kur premtohen prej tyre. Sigurisht edhe qeveria Rama, ka kusuret e veta, por jo me shume se bemat e kesaj opozite pa busull, e cila pwr inat te Edi Eames, mer rruget pa mandate, tamam su ata qente e bashkise qe nuk kane ate vulen tek veshi. Por ajo qe me ben pak parshtypje per kete shkrim tuajin, eshte qe edhe Ju zoti Bedri nuk i shpetoni ketij inati me Edi Ramen, i cili dukshem eshte shtuar jo vetem tek ti, por edhe ne gjithe pozicionin qe po mban prej dia kohwsh gazeta “Dita”, nga qe kur Rama “rivendikoi” Mitat Frashwrin. Duket kjo edhe ne shkrimin e sotem te zotit Vukaj. Sigurisht, per bindjet qe kam, nuk jam ne anen e Mitat Frasherit, por nese i veme gjerat ne ballance mes te mirave dhe te keqijave dhe vitet qe kane shkuar, a do te arrime ndonjehere ta duam njeri tjetrin si shqiptare pavaresisht udhetimit te tij ne jete? E me qe jam tek kjo çeshtje, si permetar qe jam, nuk edi nese kin ji njhuri qe ky Mitati, pak vite me pare, eshtw shpallur “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Permetit kur ajo drejtohej nga nje socialist. Dhe pwr dijeni, organizata e veteranevete te L.A.N.Ç. ne Permet dhe ajo ne Qender, nuk beri ze !Po kjo si duhet tw quhet? E kam fjalen, kur nje njri i vlereson vendlindja, çfar mbetet per te tjeret?. Respekte.

    Reply to this comment
  7. Lulzim March 11, 18:50

    Duke mos tentuar per ti thee gejat acht sic Jane ,por duke I vene koeficentin e mbrojtjes ,nuk beamen gje tjeter vetem se demtojnme veten.Ne te njejten kohe i krijojme mundesine qeveris qe te fleje ne dafina dhe te beje gabimeqe zbehin punem e sai.Flasim qe qeverisja e rilindjes ka nee mori gabimesh,sigurishte kryesorja echte se opozita nuk echte gjekundi,vazhdon te wete primare regen dhe e evident keet pozite si nje institucion shume pozitiv,kur ne fakt ndryshimet nga qeverisja e kaluar jane pothuajse xero.Bente tendera qeverija e valuar bene dhe kjo e stoma,jepte me concession e kaluara po jep kjo sa po plas badje ka filluar ne popull te flitet se kur po e jep qeverin me koncension.administrata ndryshimi eshte pothuajse hic ,korrupsioni cdo dite te sjelle shembuj,e shume shembuj te tjere qe tregojne qe ndryshimi eshte shume i vogel.Te slasim per ndjenjen e pergjegjesis ne zbatimin e detyrave. este pothuajse zéro,a mos valle ka ndryshim ne zbatimin e detyrave dhe pergjegjesin qe mbart kur ajo behetría mire amo sume keq.Askund nuk jeep lloggari.Qeveria zgjidhet per te administreer parat e popullit kryeministrat mendojne se Jane pronare te vendit.Kupyetet populi dhe ferret mendiai i tire per zhvillimin e vendit.aA mos valle ROMA u ndertu ne née 4 vjecare,sakrificat e populi po bene te pa durushme,ju po vetem te ruge investime dhe domosdoshmerishte i futen populist duatr ne xhepa.Po jap nee shembull,zarzavatet kane arritur cmimet rekord 2000 lek te vjetra nje kg qepe ,spinaqi 2500,ekonomija eshte rritur 4.5 %.Cdo dite e me rhume ne tavolina po mungojne se qeveria bene hesapet me hanxhin jo me popullin.Merre taksa nga eksporti i zarzavateve qe fermeret dergojne jashte vendit po as-tu merrre taksa nga ata que i mportojne zarzavate ne shqipri dhe buxheti fryhet dhe u frite ekonomija dhe mourrez AHMETI me xhepat e populi.Ka 30 vjete qe snjohim rritje te pensionnée pamvarsishte se me mundin djersen e sakrificat e kesaj pjäs te shoqeris eshte mbajtur pjeserisht shteti duke I whiter apologetics’s diene me concession etje etje.Mund te evidentojme blote magnesia se ndryshimi echte Hume i vogel dhe ZOTI BEDRI ka Hume te Drente kur shprehet qe e ndihmon opozita.Eshte fatkeqesi per bete popull qe koj opozite u ngjiz qe ne fillim me rrugen se keshtu Delhi berry ISHA.I kujtoj kongresin e pare te sape kur zote sogar ne diskutimin e Tide tha :tashti duhet qe ne partin tone te afrojme intelektualet etje.Z Berisha u noriet Nga presidium dhe tha: jo zoti zogaj se ne me rrugen e morem pushtetin dhe keshtu do vazhdojme nuk mund te perjashtojme rrugen.Dhe kete ka perballe Z Rama ndaje bene qejf dhe si kerkon kushe llogari.Si gurishte qe ka arritje por un ndalova te te metat qe tek e fondit ZOTI BEDRI nuk i ka evidenter aq Hume. Le te mendojme zooi Rama qe qeverija SHEHU kismet ne organise 84 vete me shofera e pastruese,dhe mbajte ne kurriz gjithe ecurin e Shqiprise ,po ju qe sndiqeni as dhe sa 1 btw dhjetten e aast koe,arritjet Jane ? LULI

    Reply to this comment
  8. ppa March 11, 19:56

    Bravo Bedri Dabulla…nuk u lodhet…thote mire dikush , e bete gazeten (ne fakt ai thote toilet paper) si gazeta e Fariut.

    Reply to this comment
  9. ARBEN Camaj March 11, 21:40

    I paskeni perdredhur faktet, Bedri…

    Reply to this comment
  10. Adih March 12, 03:04

    Eshte normale .Pardesy bardhet Katovicare e ndihmojne njeri tjetrin . Z Bedri ka me se te drejte .Rama , i fali vjerrit dhe Lulit mbi 14 milion Euro tek pallati i jashte ligjshem ne Vlore .Kurse Luli ka detyrime karshi Rames , pamvaresisht ,qe keto para ne miliona ne Euro i pagojme nga taksat tona, ne idiotet dele qorre , qe na kane rrahur qe kelyshe , bile se harrova ,mbaroi ky Gjygj shume shpejt ne Gjykaten e Strasbourgut , ku shume shqiptare kane vite para Lulit ne Strasbourg dhe sdihet kur do dalin vendimet e tyre
    .Keni rrepekt zoti Bedri nga une dhe faleminderit per kete shkrim ..

    PS :: o komentues sa shpejt harroni ,qe PS dhe PD bene ligjin me anti shqiptar ne 2008 mbi zgjedhjet .Sa shpejt harroni ,qe prej kater te vrareve ,ne 21 Janar ,vuri bythet e i ngrohu Rama ne karrigen kryeministrore ,mileti demostroi per vidion e Likes ,dhe Rama ,na i ngeci ne prehrin tone Liken President . Amani o vellezer ,mos harroni ,kete bajge te PPSH te ndare ne tre pjese …

    Reply to this comment
  11. info analitike March 12, 15:56

    Mos u tutni shoke përpara për pazare të reja!

    Reply to this comment
  12. alphade March 12, 22:25

    Shenim: Duke qene se nuk kam tjeter hapesire per t’ju
    drejtuar zonje Sonila Mece- po i drejtohem nepermjet
    gazetes se nderuar “DITA”—!!
    E shtrenjta Sonila, interervista juaj me zonje deputete E.
    Felaj ne spacion tuaj ne latinisht “TEMPORA” qe me kuj-
    ton shprehjen e fameshme latine : “O tempora,o more” !
    Any way ! E kam fjalen tjeter kund. Qendrimi yt per nje
    milon aresye nuk ndan te njejtat opinioni o mendime me
    maxhorancen e tanishme duke qene realisht subjektive
    dhe ne te njejten vale me opoziten duke marre nje qen-
    ndrim prej kamikazeje. Megjithate perseri nuk e kam fja-
    len per keto qe thashe me lart por per nje batuten tuaj ne
    fund te programit, kur iu referove nje – imeil- te Teme Sej-
    kos, ah me falni te Gent Sejkos,governatorit te BSH, ku
    ironizonte ministrin e Europes dhe te jashtem te RSH ,
    ku zoti Cakaj, i “perfshire” nga emocionet i ngatarrroi dy
    vargje te Rilindesit tone te Madh , Naimit. Kesaj s’ke c’i
    thua, sigurisht por s’ke c’i thua,kryeministrit tone te ardhe-
    shem kur ben gabim tabelen e shumezimit te klases se
    DYTE FILORE : 7X7-_ 42 !? Cfare do te presi shqiptari
    neser kur kete zoteri do ta keshe Kryeminister ?! Pran-
    daj zoti Sejko, me qe ju merreni thjeshte me numura e
    shifra nuk ju kujtua gafa qe ka lidhje me profesionin tuaj,
    por t’u kujtuan vargjet qe ky djale i ri nuk arriti t’i artikuloi
    keto dy vargje te Naimit.??? E perseris sentencen: “O
    tempora,o more”!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  13. alphade March 12, 22:50

    Korigjim: jo “SHKOLLEN FILORE” por “SHKOLLEN FILLORE” ! Ndjese !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim