Bashkimi Europian si Bashkimi Sovjetik? Krahasim i pavend

March 18, 2019 23:12 Updated

Bashkimi Europian si Bashkimi Sovjetik? Krahasim i pavend

Politika e Bashkimit Europian të kujton praktikat e byrosë politike të ish-vendeve komuniste, dëgjohet nga qarqet populiste të djathta pak javë para zgjedhjeve europiane. Por a mund të krahasohet BE e Bashkimi Sovjetik?

Alexander Andreev

“Vitet e fundit kemi vënë rë që Komisioni sillet si një byro politike”, tha së fundmi Laszlo Trocsanyi, ministër hungarez i Drejtësisë dhe kandidati kryesor i listës Fidesz për zgjedhjet europiane. Kujtojmë se, njeriu që bën krahasimin provokues në një intervistë me Frankfurter Allgemeine Zeitung, del në garë për t’u bërë vetë komisioner i BE. Edhe në Gjermani, politikanë të AfD-së bëjnë krahasime të tilla të BE me Bashkimin Sovjetik. “Centralizmi jodemokratik i ka dhënë BE-së emrin përkëdhelës BEBashkim Sovjetik”, ka thënë në nëntor 2018, kreu i grupit parlamentar të AfD-së, Alexander Gauland.

Çfarë do të thotë ky krahasim e pse nuk shkon ai?

BE është një bashkim sovran shtetesh, që janë bashkuar me vullnetin e tyre. Askush nuk i detyron këto shtete të qëndrojnë në BE, përkundrazi para derës presin kandidatë entuziastë. Asnjë shtet nuk do vërtet që ta lërë BE, duke lënë mënjanë këtu Britaninë e Madhe, popullsia e së cilës,- sipas sondazheve, ndërkohë do të qëndrojë në BE.

Ndërsa Bashkimi Sovjetik ishte një konstrukt imperial, i ardhur si rezultat i shumë luftërave. Në këtë shtet donin të ishin pjesë shumë pak shtete, po të mos llogarisësh përpjekjet përkatëse të kreut të partisë komuniste bullgare. Todor Zhivkov në vitet 60-të. Vendet që e braktisën të parat Bashkimin Sovjetik pas 1991-t duhet ta paguanin këtë me gjakderdhje dhe përpjekje për puç. E ato ende kanë frikë, që Rusia një ditë mund t’i fusë nën sqetullat e saj.

BE doli si mësim i luftërave të përgjakshme të shekullit të 20-të. BS lindi si rezultat i disa luftërave. Ky dallim nuk duhet harruar. E nga ky dallim mund të shpjegosh faktin, se Bashkimi Sovjetik zhvilloi disa luftëra të hapura e të fshehta, kreu puç në disa vende të tjera dhe instaloi regjime marionetë duke i pasur gjithmonë nën kontroll satelitët e tij në Europën Lindore. Ndërkohë që BE nuk është përgjegjëse për asnjë luftë apo përpjekje për puç ushtarak, nuk ka shtete satelitë, të cilave u përcakton fatin. BE nuk ka as ushtri.

BE është një hapësirë e shtetit ligjor dhe ligjit, Bashkimi Sovjetik një hapësirë e mungesës së ligjshmërisë dhe vend i arbitraritetit. Ligje ka pasur edhe në BS, po ato ishin vetëm për fasadë, sepse gjithçka vendosej nga  partia komuniste dhe organet e saj.

BE nuk ka shërbime sekrete

Pushteti në BS nuk ushtrohej vetëm nga partia. Pjesë e tij ishin shërbimet e frikshëm të sigurimit të shtetit me emra që ndërroheshin. Në BE nuk ka një parti që e ka pushtetin të vetëm. Shërbime sekrete të BE-së po ashtu nuk ka.

E si qëndron puna me lirinë? Këtu është e qartë si drita e diellit. Liria e mendimit, e ekonomisë, e lëvizjes, e vetëvendosjes, e fesë, e artit, liritë e pakicave – të gjitha këto liri (e të tjera më shumë) nuk ekzistonin në Bashkimin Sovjetik. E në BE ato janë aq të vetëkuptueshme, saqë, ne as nuk i dallojmë dot më.

E së fundmi, por jo e fundit: “it’s about the economy, stupid” – ekonomia. Si qëndron puna me mirëqenien ekonomike dhe shanset ekonomike për njerëzit? Në Bashkimin Sovjetik – kishim ekonomi të komanduar, trishtim prej mungesave të vazhdueshme të mallrave, varfëri e kudogjendur. Në BE – ekonomi tregu, larmi, mirëqenie, një jetë në dinjitet për këdo.

Tek e vërteta bën pjesë edhe një e përbashkët. Si BE edhe Bashkimi Sovjetik ishin/janë konfiguracione shumëkombëshe. Në këtë shumëkombësi është e vështirë të gjesh një “gjuhë të përbashkët” në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe figurativ. Prandaj gjuha e Brukselit të duket herë pas here e mërzitshme, e pangjyrë dhe pa emocion, saqë nganjëherë mund ta krahasosh me “gjuhën e vdekur” të Bashkimit Sovjetik.

Rruga e vështirë e konsensusit

Dhe ndoshta ngjashmëria më e madhe: konstrukte të tilla heterogjene politike është vështirë të qeverisen me instrumentet demokratike, që janë zhvilluar historikisht në shtetet kombëtare. Në Bashkimin Sovjetik ky problem “zgjidhej”, duke qeverisur me terror dhe diktaturë. Si një konstrukt i pushtetit të butë, BE përpiqet t’ia dalë në krye me kërkimin e konsesusit dhe vendimin e shumicës. Kjo nuk është e lehtë e nuk funksionon gjithmonë.

Edhe një paradoks në fund. Krahasimi BE-Bashkim Sovjetik është argumenti i dashur i stilit hibrid rus të luftës – sidomos në mediat sociale. Që do të thotë: ata që himnizojnë dhe duan të rivendosin Bashkimin Sovjetik, përpiqen që ta poshtërojnë BE duke thënë se i ngjan pikërisht Bashkimit Sovjetik.

Alexander Andreev/ Deutsche Welle

v.l/ Dita

March 18, 2019 23:12 Updated
Komento

5 Komente

  1. apollon March 19, 03:09

    Bravo dita ne rreshtin e pare dhe megafoni i pare i kremlinit ne shqiperi.perpjekjet tuaja per destabilizim te Shqiperise jane hic me pak se banditizem mediations.

    Reply to this comment
  2. fteri March 19, 05:42

    Qarqet populiste të djathta pak javë para zgjedhjeve europiane duhet të mos hardallosen me krahasime të bajate ,koha ecën përpara gjërat ndryshojnë ,diçka që është e mirë sot ,nesër mundë të jetë e dëmëshme .

    Por dëshira e popujve për tju bashkuar me BE-së shpesh vazhdon e ndeshë në ngurtësinë politike të bashkësisë europiane ,por dhe në pengesta serjoze të amplifikuara qëllimisht nga skeptikët e djathtë Hungarez etj..që arrijnë të bëjnë edhe krahasime të pa krahasueshme .

    Lirinë e Bashkimit europian e meriton vetëm ajo qeveri dhe ai zyrtar që shkon përditë në luftë për BE .

    Por unë mendoi më par duhen pranuar shtetet në BE,pastaj tu kërkohet plotësimi i standarteve.Kjo do mbledhë mendjen ,dhe kur mblidhet mendja ,mblidhen edhe fuqitë e majta e të djathta ,nuk hardalloset synimi i lartë i lirisë në BE-

    Reply to this comment
  3. intelektuali March 19, 07:27

    BE-ja eshte mbushur me komuniste te pandreqshem si Mogherini&Fuhle&Lukuni me plot e perplot me sekretare cekosllovake te Partise se Punes alla Fleckenstein nga pas, komunistja Mogherini dergon si ambasadore ne Shqypni hajduten sovjetike si kroatja e Titos, Vllahutini dhe eshte plot me agjente te KGB-se se Putinit si miku i Edi Rames dhe kryetari i socialisteve ne BE, Sergei Stanishev o bullgari Alexander Andreev qe shkruan llogje krahasimi demagogjike, por nuk ke sy per te pare dhe veshe per te degjuar se:

    BE-JA SOT NGJAN GJITHNJE E ME SHUME SHUME ME KNER-IN SOVJETIK

    Shikoje Bullgarine qe sot qeveristet nga bodigardi i Todor Zhivkovit qe te mos mbetet dyshim per kete teze,

    por:

    Shikoje o Alexander Andreev sesi emisaret e BE-se mbajne me pekule ne Shqypnine Enveriste Piramiden Famekeqe te Enverit ne mes te Tiranes dhe perkrahin pa rezerva Edi Ramen qe e ka babane kriminel te Enverit, qe ka firmosur varjen ne litar te nje poeti, disident, antikomunist ne vitin 1988 qe te mos cuditesh pse Britania e Madhe po kerkon te largohet e lemerisur nga BE-ja komuniste e Mogherinit,

    prandaj:

    O bullgari famoz i BE-se, Andreev me page akoma me famoze si komisioner evropian qe kap disa dhjetra mijra euro nga taksapaguesit e Kontinentit tone:

    “…Ata qe përpiqen që ta “poshtërojnë” BE duke thënë se i ngjan pikërisht Bashkimit Sovjetik…”

    NUK JANE ARMIKU I KLLASES,

    kurse:

    “…Ata qe përpiqen që ta ledhatojne dhe miklonjne BE duke thënë se nuk i ngjan aspak pikërisht Bashkimit Sovjetik…”

    Ose jane qorra dhe nuk shikojne te verteten, ose shikojne vetem pagat e majme te tyre qe marrin cdo muaj nga BE-ja.

    Reply to this comment
  4. mushak palok perbiba March 19, 12:44

    edhe ma keq 1000 mij here rrace e degradume pedofilash.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim