Beogradi: Duam të marrim sa më shumë nga ajo që mund të merret

August 8, 2018 16:01

Beogradi: Duam të marrim sa më shumë nga ajo që mund të merret

 

Qeveria serbe është distancuar nga qëndrimi i ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, i cili e konsideroi idenë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, si pengesë për dialogun mes dy vendeve.

“Fjalët e Ivica Daçiç përfaqësojnë qëndrimin e tij personal dhe jo pozicionin e Qeverisë së Serbisë. Shprehja e mendimeve personale nuk e shqetëson qeverinë. Nuk kemi ende një qëndrim zyrtar, por do ta publikojmë sa më parë nëse do të ketë propozime konkrete”, deklaroi Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë.

Brnabiç tha se  Beogradi mirëpret çdo propozim që i sjell përfitime Serbisë dhe nuk e nxjerr atë të humbur.

“Nuk mendoj se zgjidhja është afër, por presidenti Vuçiç po e sheh problemin nga të gjitha këndet për të gjetur diçka që Serbisë mund t’i sjell diçka, të humb sa më pak dhe të marr sa më shumë nga ajo që mund të merret”, tha Ana Brnabiç.

Vetë Daçiç në deklaratat e ditëve të fundit ka pranuar se është për ndarjen e Kosovës, duke pohuar se ky është vetëm një qëndrim i tij personal.

a.s/dita

August 8, 2018 16:01
Komento

6 Komente

  1. Aleksander Thana August 8, 18:37

    Serbia do te marre sa me shume nga ajo qe mund te merret. Me qarte s’ka si thuhet. Po shqiptaret? S’duhet te leshojne asnje cm dhe te marrin sa me shume qe mund te merret. Nuk ka gjuhe tjeter me serbet e me greket e te there qe na rrethojne. Duhet shfrytezuar ne maksimum mbeshtetja qe kemi dhe nga ajo qe shqiptaret kane fituar deri Tani. Mos u merrni me Saliun e banden e tij qe fusin gure ne rrota sa here ngrihet zeri ose ka levizje pozitive ne ceshtjen kombetare.

    Reply to this comment
  2. ILIRIA E BASHKUAR August 8, 19:58

    KRIMINELA DHE TE PA NGOPUR. KU DONI TE SHKONI ME SHUME NGA PLANI QE DETYROJ KOSOVEN TE PRANOJ ? TE DREJTAT E SERBVE NUK GJENDEN NE ASNJE VEND TE BOTES DHE JU DONI PERSERI ME SHUME. POR VAZHDINI TE PERFITONI ME NJE EUROPE JO ILIRE

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic August 8, 20:09

    Une po ju rrekomandoj Serbeve te riktheuni tek perralla e LA FON TEN “QENI DHE HIJA E TIJE”.!
    Ne se juve kerkoni te grabiteni sa me shume do te humbisni edhe me shum se c`fare kerkoni.
    Besoj te gjith e keni lexuar kete perralle,!

    Reply to this comment
  4. mirel August 8, 20:53

    Llogjika e politikaneve fqinje, merrini Shqiptareve sa me shume nha ajo qe merret, dmth truall shqiptar
    Dhe llogjika e politikaneve shqiptare, jepini fqinjve sa me shume nga ajo qe jepet..truall, det, varreza..zona minoritare, nafte, miniera, cte munndet..

    Reply to this comment
  5. mirel August 8, 20:53

    Llogjika e politikaneve fqinje, merrini Shqiptareve sa me shume nha ajo qe merret, dmth truall shqiptar
    Dhe llogjika e politikaneve shqiptare, jepini fqinjve sa me shume nga ajo qe jepet..truall, det, varreza..zona minoritare, nafte, miniera, cte mundet dmth.

    Reply to this comment
  6. MH August 9, 00:19

    Te dy shtetet kerkojne te marrin sa ma shume.Pikrisht kjo ide tregon qe nuk kemi te bajme me nji dialog objektivisht te paster.Po me nji dialog pirateriet te paster.Ku aktori kryesor i kesaj pirateria tregohet nga kryeminsitria Brnabiç.
    Ndersa idatori z.Thaci mbeshtetur ne arritjet e civilizimit qytetar boterore sot.Ku shpalos as ndarje as shitje as blerje por vetem korigjim kufinit.Me pretendimin cfare asht e Cezarit ti jepet Cezarit.Krahina puro shqiptare shqipfolese me zakone e tradita origjinale shqiptare me rranje ne truellin aktual per mijra vite te perfshihet brenda trungut fiziollogjik shqipfoles shqiptare.
    Vrejtje!!!
    Per te gjithe ato qe nuk e kuptojne keshtu jane te manget dhe anakronik me qytetrimin boterore aktualisht sot per sot.Gezojne koncepte mesjetare ku cdo llokem tul apo ashtenore pervehtesohet me forcen e armeve.Ky trulle para ma shume se 100 vitesh i kaloj Serbise jo nepermjet luftes.Por si pasoj e luftes iu nda trungut shqiptare peshqesh trungut shkja Serb.Atehere pse jo sot ky truell origjinal shqiptare te mos gezoje bashkimin me trungun Ame.Kjo sipasoj e arritjeve ne pershtatje ne nji stad ma te larte te civilizimit boterore.Ku ne cdo konflikte apo mos kuptim te terheqin primare mendja dhe jo gjymtyret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*