Bashkimi kombëtar, Kurti: Referendum! S’duhen parti partnere në Shqipëri

May 31, 2018 22:13

Bashkimi kombëtar, Kurti: Referendum! S’duhen parti partnere në Shqipëri

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka shpjeguar përçarjen e forcës politike që drejton fatin e qeverisë në Kosovë, por së tepërmi është përqendruar tek teza e bashkimit të dy shteteve në një të vetëm.

Kurti ka debatuar me analistin Mentor Nazarko, lidhur me lëvizjen Vetëvendosje dhe rolin e saj në bashkimin kombëtar.

Nazarko tha se “Lëvizja Vetëvendosje është ndërtuar mbi shumë kontradiksione të mëdha”.

“Vetëvendosja u krijua si lëvizje duke thënë se nuk do të merrte pjesë asnjëherë në zgjedhje dhe mori pjesë në të. Vetëvendosja tha se ishte kundër administrimit ndërkombëtar të Kosovës, ndërkohë që u përfshi”, tha ai.

Duke vijuar më tej, Nazarko deklaroi se “Vetëvendosja thotë se është për bashkim me Shqipërinë, por është e vështirë të gjesh partinë partnere në Shqipëri”.

Vetëvendosje thotë që është për bashkimin kombëtar, ndërkohë që vetëm tani, ka filluar të artikulojë bashkimin ekonomik, heqjen e barrierave. Vetëm vitet e fundit kemi parë artikulimin e heqjes së barrierave”, shtoi Nazarko.

Duke iu përgjigjur Albin Kurti tha se “ne nuk mendojmë se bëjmë bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bën neve”. “Edhe nëse nuk kemi partnerë, parti në Shqipëri”, theksoi ai.

Bashkimi kombëtar mbetet në programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me rikthimin e Albin Kurtit në krye të këtij subjekti politik në Kosovë thirrja për bashkim është bërë edhe më e fortë.

Kreu i Vetëvendosjes e sheh bashkimin si një zgjidhje jo vetëm për problemet e sigurisë, por edhe për ato ekonomike e politike për shqiptarët në të dy shtetet e ndara.

Por si bëhet bashkimi kombëtar? Kurti thotë se lëvizja mbërrin nga qytetarët.

Nuk e bëjmë ne bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bën ne. Vokacioni ynë është për bashkim dhe besoj që edhe këtu janë të shumtë që e duan këtë. Të bëhet referendum dhe le të vendosin qytetarët”, deklaron ai.

Por, Kosovës i ndalohet në Kushtetutë bashkimi me një tjetër shtet. Kurti e kritikon këtë nen.

“Ne na kënë vënë pengesë nenin që na ndalon bashkimi, si Austria që nuk i lejohet të bashkohet me Gjermaninë. Por, nuk e kishte Shqipëria Hitlerin, e kishte Serbia Millosheviçin”, shton ai.

Mbledhjet e dy qeverive i sheh më shumë propagandë sesa punë reale në forcimin e bashkëpunimit mes shqiptarëve në dy anët e kufirit.

“Kanë qenë takime ceremoniale, që firmosin marrëveshje, por nuk vulosin mekanizma të përbashkët. Moria e marrëveshjeve nuk zbatohet. Mundësitë janë shumë më të mëdha, por mbledhjet bëhen më shumë për protagonizëm sesa ka vërtet interes dhe vullnet. Mos harrojmë që vendet e BE janë shumë më të bashkuara se ne në këtë aspekt”, thotë kreu i VV.

Kurti lëshon një paralajmërim.

“Shqipëria dhe Kosova duhet të koordinohen që në dekadën e ardhshme të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. Nëse Serbia hyn një ditë para Shqipërisë dhe Kosovës do të na bllokojë integrimin”, thotë ai.

Lëvizja e drejtuar prej tij akuzohet në Kosovë për flirtim me ekstremizmin islamik. Kurti e mohon.

Nuk ka flirtim. Jemi subjekt politik që duam një shtet sekular. Por ne kundërshtojmë islamofobinë, që është e shprehur nga kundërshtarët që kërkojn të zëvendësojnë armikun kryesor që kemi Serbinë me islamin”, përgjigjet Albin Kurti.

Pranon se ekstremizmi mbetet një problem dhe thotë se VV propozoi që të futeshin në listën e organizatave terroriste të gjitha organizatat ekstremiste të identifikuara në Kosovë. Shpjegon edhe pse Vetëvendosje kundërshtoi ligjin që ndëshkon me burg të gjithë shtetasit e Kosovës që përfshihen në luftëra të huaja.

“E kundërshtuam sepse është një ligj universal, sepse me këtë ligj, nëse plas lufta në Luginën e Preshevës, shqiptarët e Kosovës ndëshkohen me burg për pjesëmarrje në të”, shpjegon ai.

l.h/ dita

May 31, 2018 22:13
Komento

8 Komente

  1. shqipe May 31, 22:53

    Me pelqen arsyetimi i Albin Kurtit.

    Reply to this comment
  2. Lek Dragobia June 1, 01:17

    Jeni me kèmbè nè tokè dhe mènd nè kokè zoti Albin ! Kjo pèr rrjedhojè shpesh duke qènè nè njè shkallè mè lart se ata qè ushtrojnè ( le ta them njè profesion tè ngjashèm me Ty ) sajojnè gjèra qè sjellin njè opinjon tè keq pèr Juve tè VV. Bashkimi i shqipètarève do t’na bèjè neve dhe juve NJè dhe 1èsh, por mè parè presim tè bèhesh njèsh nè Dardani dhe mè pas nè Shqipèri. Le ta marrè nè dorè rinia, èshtè pronè e sajè.

    Reply to this comment
  3. aktualiteti June 1, 08:54

    Albin Kurti, i qarte dhe eksplicit si gjithmone. I bazuar gjithmone ne Vetvendosje kerkon Referendum pra zbatim te vullnetit te popullit. Pikerisht keto kane bere qe Albinin ta urreje kjo BE qe vetem Vetvendosje e Referendum nuk do. Nuk do zbatim te deshires popullore nepermjet votes se lire, packa se paturpesisht zyrtaret e Brukselit flasin perdite per lirine e votes. Albin Kurti ne politike ka shpalosur ide te qarta. Sot stabilitet kudo mund te kete vetem me Vetvendosje. Ne se per nje vend nuk vendos populli i tij por ca leshko mijra km larg (ashtu si ben Brukseli sot), nuk ka as stabilitet, as perparim por vetem pushtete sherbetore te Brukselit qe zbatojne urdherat e tyre kunder deshires popujve te tyre. Me ndyre se kaq politike nuk mund te behet, ja kalon gjithe diktaturave te marra se bashku.

    Reply to this comment
  4. Hasan June 1, 09:44

    Per idete e qarta te albinit u hskaterrua VV, apo pati aresye te tjera? Tani pasi humbi VV Albini pretendon te behet lider kombetar duke udhehequr luften per bashkim kombetar. Idete e albinit vetem sebit e kundershtareve te shqiperise se madhe I vlejne, duke acararua situaten nderkombetare, ne kohen kur kosova akoma nuk eshte shtet I konsoliduar dhe vete albini nje udheheqes si bythelepires I serbve (pamvaresisht se ne dukej ben te fortin gje qe u pa ne shkermoqjen e VV). Shqiperia, por as Kosova nuk kane nevoje per udheheqesa te tille qe gjithnje jane kunder interesave te kosoves, por edhe shqiperise.

    Reply to this comment
  5. Dibrani June 1, 09:56

    Albin vura re ne dy debatet televizive me Hilen dhe Batonin artikuloshe te njetat fjal dhe batutat.

    Trangujt duan tre muaj qe te behen ,…ullinjt duan 15 vjet
    Mos vall i meso permendsh fjalet cfar do thuash ne debate ???
    Shum cudi kur degjova te njetat fjale !!! Si me qen Robot

    Reply to this comment
  6. V.f.l.p June 1, 11:04

    I sakte.

    Reply to this comment
  7. Kadriu June 1, 11:44

    Ky do vetvendosje po nen turqin Ky eshte radikalist

    Reply to this comment
  8. Iliria e bashkuar June 1, 14:20

    Zoti Kurti, shqiptaret s’kane pse te mbajne referendum per tu bashkuar.
    Populli s’ka nevoje per politikanet e turpshem shqiptar.
    A bene referendum gjermanet ?
    Pra nje mareveshje nga te dy kuvendet mjafton.

    Ne nuk jemi ndare vet dhe kerkojme tani te bashkohemi.

    C’eshte kjo llogjike “demokratike” boshe dhe hipokrite.

    TOKA ILIRE ESHTE TOKA E DJELLI DHE E PERENDISE.

    Djajte qe ndane Token e Shenjte te shkojne djall.
    Bashkimi i Ilirve eshte i natyrshem.
    Ju propozoje qe here tjeter te zgjidhni me cilin gazetar do te flisni.
    Nazarakua e te tjere jane te dobet nga ana profesionale.
    Ata jane mbetjet e trishta te historise se veshtire te Ilirve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*