Bashkimi me Kosovën, Donald Lu: Deklaratat e Ramës të pakujdesshme

April 21, 2017 13:25

Bashkimi me Kosovën, Donald Lu: Deklaratat e Ramës të pakujdesshme

Ambasadori i SHBA në Shqipëri, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me deklaratën për bashkimin e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nëse dy vendet ndjehen të refuzuara nga Bashkimi Evropian.

“Qeveria e SHBA mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë, jemi kundër diskutimeve të pakujdesshme për bashkim, që minojnë stabilitetin e rajonit dhe rrugën evropiane të të dy vendeve”, tha Lu për BIRN, shkruan Balkaninsight.

Në një intervistë për “Politico.eu” të botuar më 18 prill, Rama tha se nëse dyert e Europës do të mbylleshin për Ballkanin Perëndimor, mund të lindnin bashkime të tjera të vogla, si bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Rama këmbënguli se kjo nuk ishte ajo që ai vetë dëshironte, por shtoi se nëse BE nuk arrin të integrojë Ballkanin, gjithçka mund të ndodhë.

“Mënyra e vetme për të ruajtur paqen në Ballkan është që shtegu drejt BE-së të jetë i hapur, që perspektiva të jetë e qartë dhe që ndjenjat karshi BE-së të jenë pozitive. Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin”, tha Rama.

Më 19 prill, deklarata e Ramës u pasua edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shprehu zhgënjim mbi atë që ai e quajti “mungesë të vizionit të BE-së kundrejt rajonit”.

“E kam thënë edhe në vitin 2013 dhe mund ta përsëris tani: nëse BE i mbyll derën Kosovës, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në të njëjtën hapësirë, me qëllim që të integrohen më vonë në familjen evropiane”, tha Thaçi.

Deklaratat e Ramës dhe Thaçit kanë zemëruar disa politikanë në Serbi, të cilët i dënuan ato si të papërgjegjshëm dhe të rrezikshme.

April 21, 2017 13:25
Komento

1 Koment

  1. shpatar April 21, 17:20

    Z.Ambasador pervec respektit qe kam per ju ,gje qe ju e meritoni ,dua tju them se ne shqiptaret keshtu kemi jetuar te ndare e te percare qe te fitojne te tjeret.
    Shqiptaret brenda 3 vjetve u shkermoqen nga vendimet e Fuqive te Medha. Sot kemi 26 vjet qe po bejme si na orjentoni ju dhe populli shqiptare perballet me 100 kushte per te hyre ne Evrope .Sic na shperbet na beni pa kushte .Te jemi Evropjane dhe kushtet ti plotesojme se bashku .
    Ju e niset bashke me Evropen nje kushte ate te reformes ne Drejtesi .Ne e kuptojne se pa nje shtet te se drejtes nuk ulemi dote ne nje tryeze me Evropjanet. Ate qe niset perfundoheni .Mos e lini pergjysem punen qe niset.Nga qe kundershtojne, kriminelet e ketij populli te dalin para Vettingut, ju jeni terhequr duke lene nj vakum te madh ne politiken shqiptare .Saliu po ju mund te gjithve dhe ne populli jemi trembur nga ndonje paudhesi qe kane ne koke 2 bet .Ne presim shume nga ju mbasi 2 Bett luajne me karten tuja .Thone qe jane pro amerikan por ne fakte kete e perdorin si cader per tu mbrojtur .Edhe pse disa zera po e kundershtojne nga ju dhe Evropa Saliut nuk ja bene syri terr .
    Tregojani perseri vijen e kuqe ose beni nje deklarate ne perkrahje te Reformave se e zgjidh vete populli kete lemsh qe eshte ngritur artificjalishte .Nese ka kushte qe kjo reforme te perjashtoje denimin e politikanve mos e beni fare .
    Une dyshoje se ju jeni terhequr nga thashethemet qe prodhon cdo dite nga Cadra e turpit 2 Bet . Ata jane mjeshtra te komplloteve mbasi orjentohet nga agjensi te huaja antikombetare qe e duan Shqiperine si ne vitet 1921 .E duan Shqiperine e shqiptaret ysmeqar te kombeve te tjera.
    Ne si popull kete qe duan 2Bet nuk e lejojme edhe pa ndihmen tuaj.Eshte vet populli qe kerkon nje bashkim te mundshem te bshqiptarve ne rajon . Shqiperi me shqiptare ne trojet qe jetojne .Nuk eshte Rama ai qe bene bashkimin e Kosoves me Shqiperine .Jane shqiptaret qe duan te kene dinjitetin e tyre ne Ballkan. Ne Ballkanin qe brez pas brezi u ka bere koka bam .Ne nuk i kemi borxhe asnje shteti teritor .Jane ata qe i pranuam si miq e duhet te mbeten si miq e jo si ujqer qe duan te na shqyejne e na mohojne cdo gje autoktone .Keto mos mi merr si leksjon mbasi cdo dite nga bota e qyteteruar shkruhet se kush kane qene e jane shqiptaret .
    Por une do ta coje mendimin tim pak me shume se Rama .Ne Amerike dhe bote ka shume shqiptare qe kane nje dashuri te vecante per shetitn model te demokracise ne bote .Po ashtu shqiptaret ,nga testet qe jane bere ,tregojne se jane 90% pro amerikan. Evropa e ka deklaruar se pa pelqimin e opozites ,cfaredo opozite te jete ,nuk ju pranojme .Me Saliun i nderuari Ambasador ne nuk futemi kurr ne Evrope .Pra mbetet shtegu qe ju te na hidhni krahun e ti dalim bashke zot ketij vendi shqiponjash ne Ballkan . Kush do tju ndaloje juve te shtoni kujdesin dhe dashurine per shqiptaret .Na ndihmoni pak me ato qe pastroni depot dhe dim ne si te birbilosemi .Po patet frike, se mos ju akuzojne miqte tuaj ne Ballkan, na lini te ham kokat me njeri tjetrin sic po i ham .
    Me shpres se nje rrugedalje do ta gjeni shume shpejte ne te miren e popullit e jo te politikanve .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*