Basketboll për femra, Rusia turpëron Shqipërinë

February 16, 2018 15:54

Basketboll për femra, Rusia turpëron Shqipërinë

 

Rusia ka turpëruar Shqipërinë, në një ndeshje kualifikuese për kampionatin europian të basketbollit për femra, që do të luhet në vitin 2019.

Në duelin e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Molot” të qytetit të Permit, i vlefshëm për fazën e grupeve nga grupi C, ruset kanë shkërmoqur 148-35 femrat shqiptare.

Që të katërta periodat e sfidës së basketbollit janë dominuar totalisht nga Rusia; 39-11 e para, 33-12 e dyta, 40-10 e treta dhe diferencën më të lartë, ruset e shënuan në periodën e katërt, atëherë kur dukej se shqiptaret nuk kishin fije “takati” të mbetur, 36-2.

Për Rusinë shkëlqeu basketbollistja Maria Vadeeva, me 24 pikë, 7 topa në tabelë dhe 7 asiste, ndërsa për Shqipërinë, kontributin më të madh në ato pak pikë të shënuara e regjistroi Enxhi Xhanaj, me 11 pikë, 3 topa në tabelë dhe 2 asiste.

a.s/dita

February 16, 2018 15:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*