Bastet favorizojnë fitoren e kuqezinjve në Armeni

October 10, 2015 15:25

Bastet favorizojnë fitoren e kuqezinjve në Armeni

Kuqezinjtë shfaqen favorite për fitoren ne stadiumin Hrazdan në Jerevan nga kompanitë e basteve që e kuotojnë fitoren e kombëtares shqiptare me 2.25 përballe 3.4 te vendasve.

Në te vetmin rast që Shqipëria ka luajtur ne Armeni ne 1997 është mundur 3 me 0, ndërsa në vendin tone kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar në një tjetër takim.

Sfida mund të fusë në histori kombëtaren kuqezi qe do të gjykohet nga polaku me jo shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare Simon Marciniak.

Armenet janë të pamotivuar, sepse nuk kanë objektiv si ekip i vendi të fundit në renditje, por danezet rivalet tanë direkt për vendin e dytë presin një dhurate prej vendasve për të ndalur kuqezinjtë dhe thirrja ka qenë e hapur per ndihme edhe nga trajneri Morten Olsen.

Përveç aspektit sportiv, fitorja ne Armeni dhe rrjedhimisht kualifikimi ne europian do të sillte një bonus prej 12 milion euro për FSHF-ne shpërblim nga UEFA për pjesëmarrjen në euro 2016.

 

***

Në foto stadiumi Hrazdan ku do te luhet ndeshja mes Shqiperise dhe Armenise

October 10, 2015 15:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*