Basti i rëndë i Edi Ramës

Bedri Islami June 3, 2017 13:14

Basti i rëndë i Edi Ramës

Nga Bedri Islami

Diçka më shumë se tri javë ndajnë Shqipërinë nga zgjedhjet e reja të 25 qershorit, që kësaj radhe, si kurrë më parë, zhvillohen nën një kontelacion të pazakontë politik.

Shumica qeverisëse, si pak vetë e kanë menduar, në ditët e fundit, pasi bëri lojën e dyfishtë, është e ndarë dhe secila prej tyre, duke garuar në vete, do të përpiqet të rrëmbejë kafshatë sa më të madhe nga njëri-tjetri. Duke qenë pak a shumë të dyja forca të spektrit të majtë politik, synimi do të jetë të marrin nga njëri-tjetri, e fillimisht atë që ia kanë dhuruar bujarisht katër vite më parë. Është ndër ato rastet kur lufta mes llojit bëhet e justifikueshme, pasi edhe synimet e të dy palëve janë rritur ndjeshëm.

Socialistët, aspak në traditën e tyre, lanë pas portës gjithë miqtë e vjetër, që duke qenë, edhe pse të vegjël, bënin një të mesëm të ndjeshëm në petkun elektoral dhe sillnin mundësinë për të maksimalizuar votën e tyre. Viti 2013 tregoi se sa e dobishme kishte qenë rrjedhja e ujërave në të njëjtën drejtim, ashtu si viti 2017 mund të tregojë të kundërtën. Edi Rama hodhi bastin e tij të rëndë se mund t’ia dalë edhe i vetëm në këtë përplasje të pazakontë dhe thirrjet e njerëzve pranë tij për të ecur me një njeri në timon e jo me dy timonë janë nga thirrjet për të qetësuar veten, por ndjejnë edhe rrezikun e një kërcënimi humbës, megjithëse, si është në traditën e saj, PS do të jetë përsëri forca më e madhe politike në vend. Do të jetë e mjaftueshme kjo? Askush nuk e di.

Opozita, nga halli, do të jetë më e bashkuar. U bashkuan jo se kanë ide të përbashkëta apo vizion të përbashkët. Dy nga aleatët e Bashës, që të nesërmen e votimeve, janë të gatshëm të braktisin kampin e tij dhe të jenë me shumicën qeverisëse dhe kjo nuk është një e parathënë e panjohur. Duka e agrarëve dhe Ndoka i demokristianëve e kanë provuar edhe të majtën edhe të djathtën, gjithnjë në prehrin e pushtetit dhe ky është një prehër që nuk harrohet lehtë.

Sidoqoftë opozita do të maksimizojë votat. Drejtuesit e partive të vogla të opozitës e kanë futur veten në vendet e sigurta të listave për deputetë dhe kanë shuar njëkohësisht partitë e tyre, me përjashtim të republikanëve që qëndruan për hir të komisionit të numërimit të votave.

Është menduar se do të ndodhte kështu. Rama, duke mbyllur portat e strukturave të vogla rreth e rreth tij, hapi njëkohësisht të gjithë dyert e partive opozitare për t’ju mbështetur një programi që po asfiksohej: të ashtuquajturës Republikë e Re.

Basti i Ramës është ndër më të rëndët në jetën politike të tri dekadave të fundit. Sondazhet e para, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, nuk janë edhe aq shumë optimistë për një fitore të vetme. Gjërat mund të ndryshojnë nga e mbara e shumicës, dhe kjo do të vijë nga asfiksia e opozitës, e cila, pasi mori disa poste dhe po vazhdon ëndrrën e bashkëqeverisjes me “partinë e krimit”, mund të zhytet edhe më tej në humbjen e saj, deri sa të bëhet e papërfillshme.

Nga ana tjetër janë disa forca politike që kërkojnë “hakun” e tyre dhe që, fare lehtë, ndoshta edhe nga vreri që po kërkojnë të hedhin tash së fundi të gjitha palët, mund të jenë ndër ato që mund t’i thonë socialistëve që të jenë opozita e ardhshme.

Përgjithësisht këto forca kanë qenë aleatët e socialistëve dhe pavarësisht mosmarrëveshjeve, që më shumë kishin prekur majat, gjërat mund të zgjidheshin. Zgjidhja do të ishin idetë dhe vizionet e përbashkëta dhe asnjëherë, si më herët, ndarja e një torte të pushteti në bazën e përqindjeve. LSI, PDIU, LIBRA, PSD, të gjitha këto kanë dalë nga e majta e dikurshme. Disa prej tyre kanë qenë ndër figurat e saj, si Meta, Shpëtim Idrizi, Luan Rama – dikur anëtarë të kryesisë së PS, Blushi dhe Hafizi, deputetë të saj, Gjinushi – njeriu më i saktë në përcaktimin e krizave, por kjo nuk kishte qenë e mjaftueshme.

Të gjithë këto, hë për hë, janë jashtë lojës së përbashkët dhe LSI mund të jetë e papritura e zgjedhjeve dhe thyerja e bastit të rëndë të Edi Ramës.

Përse e bëri gjithë këtë Edi Rama?

Kjo është njëra nga enigmat e politikës, por sidomos e 17 majit. Ndoshta është një datë kur basti i rëndë mori përkufizimin e tij dhe mund të ndodhë që nga “inati i vjehrrës, të shkojë e të flejë me mullixhinë”.

Përllogaritjet e bëra deri tani shkojnë në 66 deputetë socialistë, njëkohësisht, nga mungesa e të përbashkëtës, do të firojnë disa nga mundësitë për më shumë. Mjaft vota të socialistëve do të jenë “brez i humbur”, pasi nuk do të mund të transferohen në nivelin e dytë të listës.

Zemërimi i natës së 17 majit, kur Edi Rama, ashtu si ishte i lodhur nga takimi i Elbasanit, u fut në një mbledhje që as nuk e kishte menduar një ditë më parë, dhe e cila, ishte refuzuar kur ishte thirrur nga aleati i tij politik Meta, ishte bojkotuar pikërisht nga PD dhe ata që po e thërrisnin këtë takim, Duka dhe Mediu, mund të jetë me pasoja për zhvillimin e vendit dhe të ketë një kthim pas të habitshëm.

Nata e 17 majit ende ka enigmë edhe qëndrimin e aleatëve të tij, të cilët, krejt befas e vendosën atë para dilemës, “ose ha çorbën, ose hidhu nga dritarja”, dhe mburrja e tashme se ishin pikërisht ata që bënë të mundur futjen e opozitës në zgjedhje është, më ndjeni për krahasimin, si shpupurishja e këndezëve në mëngjes duke paralajmëruar se po vjen agimi, që edhe pa këtë këndim këndezor do të vijë se do të vijë.

Shumica qeverisëse u nda si duke luajtur me njëri-tjetrin dhe po vazhdojnë të bëjnë një fushatë përmes së cilës, më shumë se gjithçka tjetër, duke dashur të venë vetullat e tyre, do i nxjerrin sytë shumicës qeverisëse, ku të gjithë ishin sëbashku dhe prej përgjegjësisë askush nuk mund të ikë.

Edi Rama ka vënë një bast të rëndë. Ditët që ka përpara vetes nuk janë të mjaftueshme për të bërë realitet një dëshirë qeverisje nëse gjërat nuk ndryshojnë. Nëse do të kemi ende një fushatë të tillë, ku përsëritet ditë pas dite se sa shumë fle Luli dhe ora e Bashkisë që nuk ishte ndrequr, njerëzit do të mërziten dhe Edi Rama do e humbë bastin e tij si duke qeshur.

E keqja është se me të nuk do të qeshin të tjerët.

Një bast i humbur nuk është një gabim.

Është një faj.

Fajet gjykohen. Do të doja shumë të isha i gabuar dhe të kishim një ëndërr të re qeverisje.

 

 

Bedri Islami June 3, 2017 13:14
Komento

38 Komente

  1. I pa pune 27 vjet June 3, 13:29

    Redaksi,
    Bedri Islamit per kontributet qe ka dhene mund ti ngrihet edhe permendotre por tani nuk duhet ti botoni asgje se jo vetem thote oi pa pergjegjshem idjpotesira èopr demton rende .Ai nuk arrin m,e te kuptoje se 99 perqind e shqipetareve kane ngelur pa shtet psa atedhe pa pune e ptrone per faj te ì’gardes’ se vjeter socialSSaliste salisjane e metiste qe duhen varur nme litar …Ai bvazhdon me Servet pellumbin Nanon ,Doklen, e tere kallam kusurin qe 27 vjet jane zjarrvenes te Shqiperrise me urdher te S A L I S E!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • Selenica June 3, 15:24

      Me duket shkrim i mire. Edi rama eshte kthyer ne nje genjeshtar te ndyr qe pasi e ftoi vet meten ne qeveri, tani thote me pengonte. Atehere pse e more o zoteri? E more edhe pse te gjith te majtet thonin mos e mer. Keto genjeshtra nuk i ha me njeri.

      Reply to this comment
  2. Alban Dega June 3, 13:48

    AS VETE BEDRI ISLAMI NUK DO TA KISHTE BERE ME MIRE E ME SAKTE !

    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne e tru te mendojne per nje hap para te tjereve !

    Reply to this comment
  3. Rimi June 3, 13:56

    Uroj qe ky artikull te mos jete e dores se mikut qe shkruan ralle por permalle!Gabohesh rende z.artikullshkrues kur mendon se Rama ka vene bast e mund ta humbase ate!Qe te ndodhe kjo duhet qe se pari Rama te kete moral ose bindje politike te kesaj force qe ka marr peng e qe me mjeshteri ashtu sikurse edhe te gjthe drejtuesit e kesaj force i kane çuar partite socialiste ne zhdukje ,merrite kjo e drejtuesve pa ideal!Ky ka qene e eshte edhe nje nga triumfet e se djathtes kudo ne Europe e me gjere pasi dihet qe e djathta ka blere liderat e se majtes per te zhdukur nga skena siç u veprua nga vendet e fuqishme kapitaliste me vendet komuniste ku te gjithe liderat e sistemit komunist ose u eleminuan me shiringat e Berisheve respektive ose u pushkatuan si rasti i Cauçeskut!Nje nga liderat e PS Shqipetare qe ka marre persiper eleminimin e kesaj force politike eshte edhe Edvini i cili si ne vitet 86-90 here provokonte per patyeshmeri e here per leshime pasi bota kishte ndryshuar e kishte ardhur koha per ndryshim!Rama bene ne 2013 marrveshje me shkakun e 21 janarit duke lene me gisht ne goje te gjithe elektoatin e majte e me gjere per kete martese te ndyre,perseri 2017 ,eshte po ai protagoniste e pjeses se dyte te kesaj loje duke bere marreveshje(te detyrueshme nga ata qe kane nenshkrimin e tij ne dhomat e erreta ne 2013)me Lulin qe ka kater vjete qe shahet me nene e babe i prishi dhe pallate per ti dhene jete te gjate!Kjo marrveshje eshte perseri po nga ajo dhome qe nenshkroi ate me Meten e dallkauklleku i tij se do te marre 71 vende ne parlamant eshte vetem nje opium per elektoratin qe genjehet ne çdo fushate elektorale nga kllouna qe se kane per gje qe diten te shahen me nene e me babe e naten te flene ne nje shtrat!Edi Rama po tenton ti lere qeverisjen Lulezimit siç ia la vendin e kryetarit te bashkse se Tiranes me qetesi e ne paqe duke bere lojen e dikureshme te fatos Nanos!LSI ose Likja siç quhet edhe nga qytetaret sot kjo levizje e ndjek e e shikon nga larte tashme si i zgjedhur ne krye te shtetit kete loje e ne rast merzitije ose perleshje te tifozeve respektive ai eshte gati te nderhyje si “asi nen menge “i nje ambasadori qe akoma nuk i harrohet emri jo per nga meritat por per nga bemat e tij !Eletorati shqipetar edhe kesaj radhe do te shkoj te votoje si bageti nga kjo loje e treshes qe ka merrite ne spostimin e çeshtjes “Berisha” duke e lene ne harrese e falur per gjithka “plakun Berishe” si monument agjenture qe mbrohet nga shteti!Mjer kush voton per kete katrahure qe ka 27 vjete qe nuk na ndahet e qe ky legjislacion do ta nxjerre Edi Ramen si “Robert Cemçakizin” ne kujtimet e tij “KURBANI”.

    Reply to this comment
    • Osumi June 3, 23:13

      Koment shum i bukur!!!! Shpresoj se sa me shume shqiptar te tregojne pergjegjesi qytetare duke mos i votuar asnje nga keta plera.

      Reply to this comment
    • kris 1 June 4, 03:49

      mire thua po kujt ja thua.Delet do te votojne per kryetaret Kur themi Rama duhet te nenkuptojme Berisha dhe kur themi Ilir Meta duhet te nenkuptojme Ali Baba.

      Reply to this comment
  4. Alban Dega June 3, 13:58

    JO VETEM KAQ…

    Loja e minjve eshte dasma e macokut, thote sovrani .
    Kacafytja e minjve eshte gostia e krimbave !

    Reply to this comment
    • Ukcam June 3, 15:33

      JO VETM KAQ…….
      Basti i rende i popullit qe i besoje Psikopatit nje milion vota.
      Bast ky , qe Populli ka 27 vite qe po e humbet .

      Kush ka fituar ?

      Lulushi
      Edvini
      Saliu
      Meta —— populli ngrohet ne diell.

      Fevzinjte dhe Bedrinjte i bejne Fresk Politikaneve per te nxjerr Buken e gojes ,
      ky eshte zanati qe dine te bejne .

      Reply to this comment
  5. Dielli mbi Korab June 3, 13:58

    Zotni Bedri Shqiperia ka dhe te tjera Parti ,si Sfida,Libra,FRD,PDIU te cilat mund te luajn nje rol shum te rendesishem ne fatin qeverises mbas 25 Qershorit.
    Po ju dergoj kete video qe ta kuptoni se koha e PD-PS po merr fund.
    https://youtu.be/iF-92yc8C_k

    Reply to this comment
  6. korçari June 3, 14:45

    Z.Islami ju mendimi juaj per shqiptaret eshte nenvleftesues dhe i gabuar pasi shumica dermuese e shqiptareve megjithe reformat (jo shume popullore)ndonje rast ekstreme,me gjithe dhimbjet qe shkaktojne çdokush eshte i ndergjegjshem se eshte nje e keqe e domosdoshme nqs duam te rrojme si njerez apo si europiane.Shpersoj dhe uroj qe SHPK-ja(LSI-ja) e Like floririt te shkoje drejt zhdukjes pasi i ka shkaktuar deme te pallogaritshme ketij populli sa dhe PD-ja .Shqiptareve po ju hapen syte pasi mungesa e shtetit ligjor eshte pengesa e vetme per te jetuar ne siguri ,mireqenie,dhe nje te ardhme me te mire per brezat qe do te vijne.Te votojme per femijet tane .

    Reply to this comment
    • Ukcam June 3, 15:29

      Ti KorQari dhe Alban amerikoni
      me emocionuat shume me komentet tuaja .

      Se ty ashtu te ka thene Pe Leshi
      Albanit kush ja thote , qe serviloset dhe argaliset
      si KALAMAJTE ne cirk me Kllounet e mediave te majta te demokracise Salinjane
      Te keshilluara nga Demokracia Amerikone ?

      Alban — shoku futi nje Big Hamburger ,
      e mbush Zoren , se truri yt veshtire te mbushet ..
      Ftoje Bedriun ne amerike , te shkruaj per politken a Amerikes .
      Keshtu argaliseni me mire kur jeni afer .

      Reply to this comment
    • Semani June 3, 15:35

      Argumentat e tua korcar jane kontradiktore. Ketej thua te zhduket lsi nderkohe qe ishte vete rama qe beri pazar ne lsi. Ketej thua se duhet shtet lighor e ketej kryetari yt rama eshte ai qe sapo beri pazarin e rradhes me saliun dhe lulin. Tani neper fushat madje ka filluar as mos ti akuzoj me per krimet e tyre sepse po behet gati per bashjeqeverisje. Shumica e shqiptareve e kuptojne kete sh mire. Por shumica shiten per pak gje dhe kete pikerisht ka shfrytezuar sala iliri dhe kete po shfrytezon dhe edi tani.prandaj edi ska asnje ndryshim nga keta kriminelet e tjere. Kete bashke kriminel duhen ndeshkuar me vote si fillim.

      Reply to this comment
      • korçari June 3, 19:04

        Semani shtetin e ben ligji ku policia arreston me urdher te prokurorit dhe gjykatesi denon ne baze te ligjit dhe para LIGJIT te gjithe jane te barabarte duke nisur nga k/ministri ,deputeti “te fortet” “shpellaret” pra kur te kemi frike nga ZOTI dhe nga LIGJI atehere quhet shtet dhe nuk arreston as denon as Rama,as Like floriri,as Basha,as Berrisha.VETINGU eshte kryefjala e ketyre zgjedhjeve hapi i fundit per hapjen e porte se EUROPES dmth drejt sigurise,ligjit,mireqenies,punes ,prosperitetit dhe te ardhmes me te mire per femijet tane.

        Reply to this comment
        • Trekendsh June 3, 23:22

          O korcari, se na lodhe se smerke vesh ti me duket(ose ben sikur se e paske pjes te punes atehere). Vetingu ka ikur per lesh me kohe. A i sheh se kush i filtron “filtruesit” apo jo? A e di qe edi jot e fali liken me kohe me nenin 449 apo jo? A e di qe vetingu mund te behej shum me mire edhe pa pd ne zgjedhje sepse sdo kishim noken e mediun si “filtruesa” apo jo? Po qe e rilindi edi lulin e di ti apo jo? Po qe nje nga pjesetarret e grupit te zjarrit edi e ka emeruar drejtor qe vitin e pare te pushtetit a e di apo jo? Po qe me rilindjen e lulit edi ne fakt rilindi edhe saliun, duke i dhene jo vetem influence direkte mbi vetingun tend te dhjere por edhe duke i dhene pushtet politik mbi drejtesin e di apo jo? Po shko pra pirdhu ti me gjithe ate genjeshtarin e leshit qe e kemi votuar por se votojme me!

          Reply to this comment
  7. kris 1 June 3, 14:54

    Di gje Bedriu si do veje halli i Kardashianeve dhe per lidhjen e re te Xhenifer Lopez se bastin e Ramzes e kemi pas tre javeve dhe pret.Emergjencat nuk presin.

    Reply to this comment
    • Tifos i PS June 3, 15:39

      E di si nuk e di …..
      A shtu si i Tha Sorosi per Trampin .
      Nejse edhe sot Edi e tha shume bukur Batuten e rradhes ,
      Beri kosh sa vajti ne Zyre .

      Femrat i turen ta puthin ashtu si tureshin Elvis Presplit .

      Pune ka , por ska specialista .

      Nuk meret Bedriu me keto qe kerkon ti o kris 1

      . JA shiko Alban Degen se si çirret dhe eksitohet nga Bedriu .

      Reply to this comment
    • N. June 3, 18:47

      kris 1,
      je i modh…!

      Reply to this comment
  8. Adih June 3, 16:40

    Zoti Bedri ,beni mire te mos hidhni barin e miut ne kete menyre . PPSH e pardesyve te bardha, u provua si funksionoi Si PD ,LSI e PS ,Shqiptaret cfare kane pare e perjetuar nga keto parti ne 27 vite .Fukarallek ,Vjedhje ,vrasje ,mbulimet e vrasjeve me njeri tjtrin duke u tallur me kete popull , se nuk e kam une ne dore drejtesine dhe hop . Nga te tre keto parti ne populli kemi pare diten per diell ,per mos inkuadrimin e shqiperise ne BE ,.Pame talljet qe ju benin ambasadoreve te BE se ,me gjithe se cdo jave dhe lutjeve te tyre.. Eshte frika e pislleqeve , vrasjeve e e vjedhjeve qe kane bere ,nga diktati dhe transparenca e ligjit te BE, e perendimit mbare .,Zgjidhet Meta President me ndihmen e Rames ,dhe pamvaresisht populli mbare eshte i nervozuar ,me Ramen U habitem kur Rama beri ligjin 449 me deshiren e tij dhe me brutalitetin me te madh i tha shqiptareve ,mos hani Mu..t ne pardesyte e bardha jemi dhe do te jemi .I kthehu kurrizin 4 te reneve ,pushkatuareve nga dora vrastare e shtetit ,ku naten , me dyer te mbyllura pa pike turpi , pa transparence, ben pakt ,kualicion me Bashen . Z Bedri ku ishim ,ku jemi dhe ku do te jemi ,me keta bandite mafjoze ,qe nuk ka as edhe nje ndryshim programet e ketyre te treve me njerin tjetrin . Do ju thonja me bindje dhe kam te drejte 100% keta zihen seriozisht, vetem kur ju cungohen monopolet, qe kane bere e ndare me njeri tjetrin ,sot e 27 vite me kujdesin me te sakte.Ku kjo rendon ne xhepat e popullit ,pa diskutim .
    Prandaj z Bedri ka ardhur koha ,dhe shume qytetare e dine ,e kane te qarte ,per interesat e femijeve te tyre ,te votojne ,parti te tjera te reja ,qe nuk jane bere pis , si , SFIDA ,LIBRA ,AV NGJELA ;Etj ,e tj.Ka ardhur koha dhe eshte me se e domosdoshme ,ti largohemi pardesyve te bardha te KATOVICES ,por mbi te gjitha ,votimi ne partite e reja, do jete nje avokate per interesat e popullit te pa perkrahur , ne parlamentin e ri shqiptar .Votimi i partive te reja ,do na largoje pa dyshim nga diktatura dhe do detyrojne te rrespektohet kushtetuta , e jo si deri me sot , si PS ,PD e LSI , kane shkelur kushtetuten nen stop, e pa pike turpi. qe po perjetojme sot e 27 vite. .Populli nuk eshte budalla z Islami.
    Te rroje shqiperia dhe populli i vuajtur shqiptar.

    Reply to this comment
  9. shaqo June 3, 18:37

    A LARGOHESH NGA NGA GAZETA DHE NUK MERRESH ME ME GAZETARI NESE E FITON (E KA TE FITUAR) BASTIN EDI RAMA?
    KE FILLUAR SHUME SHPEJT TE TATEPJETEN BEDRI ISLAMI. JE BERE EDHE ME BALTE.

    Reply to this comment
  10. Claus June 3, 18:41

    Lapangjoze i ngrysi nata, karagjoze i gjeti dita!!!

    Na more shoke socialiste, po si nuk po degjoj me avokatin e cmendur qe na rokanisi koken me budallalleqe Spartak Ngjelen, qe “Vettingu do te fuse ne burg Sali Berishen”, “amerkanet do hapin dosjet e PD-se” , “kete dhe ate pune e dine amerikanet” dhe budallalleqe te tjera si keto?

    Po Erjoni qe i vuri Bashes epitetin “Lyl” ne cilen vrime miu jane futur qe nuk la gje pa thene per Saliun. Lylin, Noken, Ridvanin, per korrupsionin e PD-se dhe per krimet e saj?
    Apo mos ka lare fytyren me sarine dhe eshte ne gjendje delirante?

    Po ai, Edi Rama qe nuk la gje pa thene per Shqup-in, per “partine me dy koka” a “partine pa koke” , “per pershsheshte me pilaf te Ed Palokes” a per “faqoren me raki te Arben Ristanit,” po per “cadren-bunker”, a per “ombrellen ku hahej Pica” ku eshte?

    Vetem ne Shqiperine e “Netit vjoses”, “te korcarit”, te gomerave me samar dhe gomerave pa samar ndodhin keto.

    Ne cdo vend te gdhihesh ashtu sic nuk ke qene nje mbremje me pare, kushdo kryetar partie do te kishte dhene doreheqjen dhe bashke me te tere shpurra e tij klieneteliste, por ja ne Shqiperine e “Netit” dhe te “korcarit” kjo nuk ndodh.

    Te kthesh timonin Politik ne drejtim te kundert sic beri Rama por edhe Basha kjo nuk mund te shkoje ne asnje vend.
    Ne kete moment atyre u lexohet mandata e largimit.
    Ke qene per aksion tjeter politik zoteri, prandaj merr valixhet dhe gremisu!

    Po ja ne Shqiperi ndodhin te gjitha. Cdo gje harrohet pas 12 oreve, maskat nderrohen si as ne karnevale dhe ja tani kemi koalicion te madh PS-PD!!!!

    Tani fajtore jane LSI, Blushi, partia agrare, partia punetore, partia e bujkroberve a ku ta di une.

    A propo bujkoreber:
    Ja kjo eshte Shqiperia qe me njerezit mund te besh c`te duash, Ti tallesh, ti fyesh, ti shtypesh, ndoshta dhe ti vrasesh dhe ne fund tu kerkosh Voten!!!!

    Bujkroberi ose tru-roberi ku feudalet Rama-Basha me Sali dhe me Ilir jane kthyer tashme ne sinonimin e urrejtjes, te pakten per mua, natyrisht qe ka dhe shume te tjere si une.

    Lapangjoze i ngrysi nata, karagjoze i gjeti dita!

    E c`te thuash me shume.
    Nuk kam bere gje tjeter vec nje pershtatje te poemes se Ali Asllanit te viteve `30.
    Kaq!

    Reply to this comment
    • dhaskali June 3, 21:57

      Kush O gumar ?
      Neti Vjosa ? Korqari ? Mark uku ?
      apo Intelektuali i mbeshtetur nga Info anali ?
      Gumar je ti .
      sepse ata e kuptun Ramen ne 2013 , qe beri
      pakt me te keqen e vogel per te hequr te keqen e madhe sali .

      Tani Neti , korqari , Info e marke ukat
      jane bere bashke me te keqen e madhe qe te heqin Qafe te keqen e vogel .
      Claus !
      Eshte e frikshme Injoranca ,
      me e fikshme se bomba atomike .

      Durim Vella Durim .

      Reply to this comment
      • N.V. June 4, 05:23

        O Dhaskali Clausit te Janulles,
        Injoranca eshte vertet e frikshme.
        Por varet se ne cilin krah eshte Injoranca.
        Injoranca eshte e frikshme kur perkrah antishqiptaret!
        Injoranca eshte e frikshme kur nuk e merr vesh se Partia e Kuasrve, qe ka per parim “Nje per tyja, një per mua” dhe e leviz Bithen sa majtas djathtas , andej nga vjen Torba më e madhe!…
        Injoranca eshte e fikshme kur i merr te tjeret per budallenj dhe se vetem Leshelija di te beje pazare dhe te mbush Thesin….
        Jo or Dhaskal efendikoi, MË MIRË TË BEJNË MARRVESHJE PARTITE E MEDHA,
        TE BJERE NE QETESI SHQIPERIA,
        TE HAPET RRUGA E BLLOKUAR PREJ 27 VJETESH , TË ÇLIROHET SHQIPERIA NGA PAZARET E HAJDUTVE…
        Pa çka se deri tani kemi pare Estradë Parlamentare!…
        Gjithe jeten kete lloj Estrade duhet te shohin shqiptaret?…
        Dhaskal, Kapistren e ke vene si i ditur, por nuk di te kuptosh se pas Tymit eshte Zjarri!…
        Apo ben sikur nuk e kupton?!….
        Po, Padija eshte me e rrezikshme se Bomba Atomike, por zotrote Dhaskal efendi, di te shkruash citate, por mjerisht nuk i kupton ato ,
        ose ben sikur nuk i kupton…!

        Reply to this comment
    • korçari June 4, 12:23

      O Claus “i zgjuari”nuk e kuptova se per ke mendon ti se eshte me mire te votojne shqiptaret pasi ti shan gjithe boten perjashto vehten tende dhe propozon qe shqiptaret te gjejne nje UFO per t’i udhehequrZbrit ne toke o “i zgjuar” nuk e ka mendjen asnje njeri tek ty o k/minister ne hije dhe duhet t’a dish se sot -per sot PD-ja eshte e shpartalluar,LiBRA e Blushit eshte e pabesueshme pasi Blushi ka qene pjesetar ne qeveri dhe nuk ka bere asgje kur sot po zbulon se ka te varfer,Sfida e Bojaxhiut miliarder (burimi i pasurise i paditur) Like floriri eshte me LSI(SHPK) pra perfundimin nxirre vete

      Reply to this comment
  11. katarakti June 3, 19:26

    Pse e beri kete Edi Rama? – pyet Bedriu sikur te jetoje ne planetin Mars. Harrove zotrote kercenimet e perditshme te Ilir Metes ndaj PS-se se do te dale nga koalicioni, se nuk hyn ne zgjedhje pa opoziten, se duhet konsensus me opoziten per gjithçka etj etj?! Mire e ka quajtur Basha “Tregtari i Venedikut”. Per mua LSI-ja eshte thjesht nje parti klienteliste dhe e interesit. Qe nuk ka asnje lloj morali. Por qe do me çdo kusht te mbetet ne pushtet. Dhe mundesisht te perfitoje dyfishin e asaj qe meriton. Edi Rama beri gjene me te bukur qe u shkeput nga kjo kolere. Edhe sikur te mbesi ne opozite. Me nje parti si LSI-ja nuk mund te bashkeqeverisesh. Ajo mendon vetem per kuleten dhe interesin e saj elektoral. Pra basti i Rames ishte me se i drejte: O i fitoj te gjitha, ose i humbas te gjitha. Por boll me Levizjen Speciale per Interes.

    Reply to this comment
    • Turi June 3, 23:33

      Po pse kush e mori ne aleance o idiot? Apo se dinte edi se kush ishte lsi? Po pazarin me.lulin pse se thua? Apo po ben si kryetari yt sikur sdi gje per pazarin me lulin por flisni vetem per lsi? POR LSI TA DINI O IDIOT SE ESHTE FAJI JUAJ SE JU E MORET NE ALEANCE JO NE VOTUESIT! ATEHERE MBANI PERGJEGJESI O MASHTRUSA!

      Reply to this comment
  12. Sadiku June 3, 19:47

    Me than te drejten ,nuk e lexova dot shkimin e radhes ne vapen e tejskajeshme te Bedri Islamit!Fotoja me shtanu e imaxhinata me shkoj larg!Thash me vet ,perse nuk e kan vue Ramn ne mes e majtas me pas Metn e djathtas Lul!A e imaxhinoni çfar organi del me ket treshe?

    Reply to this comment
  13. N.VJOSA June 3, 20:47

    I mjeri ti i mjeri Ushtar i Janulles,
    Paske mbetur akoma ne vitet 30-te, siç e thua dhe vet….!
    Bah, sa keq keta amerikanet!…
    Baaah, sa keq keta europianet, qe na i keshillojne PS dhe PD, te bejne marrveshje dhe te qeverisin Shqiperine?…
    Po pse ore, duhet ta bejne kete turp te madh?!….
    Të vazhdojne ore, te grinden pa pushim, te shajne nate e dite, te baltosen e llangosen ne pisllekun e Luftes se piste politike…, qe te shohë Ushtari Janulles Estradë!!!!…
    Jo, kjo nuk eshte normale!….
    Normale eshte te zihen e te shahen, dhe Clausi yne ti beje sehir!….
    Medet, medet , spiunet e Asfalise , nuk u mbajne me nervat!…
    Mezi presin qe shqiptaret te kacafyten me njeritjetrin!…
    Ti Clausi , Djalli Janulles,
    Shqiptaret do merren vesh ,
    per te miren e tyre,
    do ta kritikojne njeritjetrin
    , per te miren e tyre, por
    DHE DO BASHKOHEN,
    PER TE MIREN E TYRE…
    KUR ESHTE E NEVOJSHME,
    Keq me vjen, se do na mbetet Lilua pa Tortë…., por Ditelindjen tjeter ti porosis Mona e Kalas se Dodes nje Tortë, jo 64 metra katrore, por 128 metra katrore!…
    Po nuk e hengri dot vet, le te ftoje dhe Dulen e Clausin e Janulles…
    Dhe here tjeter ti Claus, lexoje mire Ali Asllanin, te pakten mos e shkeput me Kohen, se te ka mbetur Ora ne vitet 30-të …
    …E sot jemi ne 2017-ën, ne Shekullin e Elektronikes, te Shqiperise moderne , qe ka miq demokracite me te perparuara te Botes, ka kush e keshillon dhe kush e ndihmon dhe nuk ka mbetur ta ndihmojne mbeturinat e Venizellosit…

    Reply to this comment
    • Fratari June 3, 23:16

      O derman lere Janullen se nuk hyn ketu .
      Janulla eshte nje teme tjeter o Derman .
      O vella , ty te ze LEXIMI Dhe te turbullon e verteta .
      Je mesuar te pish uje te tURBULLT OSE TE shurosur nga Rilindja .
      Ja abas ali , o N,Vjosa
      Ti o vella ke rene ne sy , se nuk je me ai neti para disa viteve .
      Zoti paste meshire .

      Reply to this comment
      • N.V. June 4, 05:42

        @Fratari,
        Nga keto qe shkruan, je i njohur…
        I njohur si ushtar i Leshelis, por qe nuk te pelqekan as komentet kunder Janulles, kesaj nuk i jap dot xhevap…
        Leri zhargonet e Fratarit, se mua nuk më zë kollaj Leximi, edhe po te me zërë, nuk ka ndonje problem te madh…
        Problem eshte kur shkruan sikur ke pirë Koçimare, apo ty te zëka edhe Dhalla?!…
        Apo je i Partisë së Hirrës?!…
        Here tjeter bej tutje andej nga Krahesi, lutju Gones se Alpazarit, se paske talent per imitime,
        mistrec klasik, qe do te merresh dhe me politik,
        por politika eshte ekuacion i veshtire, bile e ka provuar dhe Gonia ne Alpazar dhe na ka bere per te qeshur…
        Per te qeshur….siç di te beje nje humorist me 8-vjeçare…!
        Ah, medet, medet, si jeni ju te Leshelis, pak tu preket interesi dhe je gati te heqesh breket e te me tregish bithen edhe mua qe kam 27 vjet qe kam ikur nga Shqiperia, e qe nuk me bie ndermend per sherret tuaja, por na perfshin thjesht dashamiresia te mesojme lajme te mira per ju, te degjojme per Fratarin,
        per Shqiperine ,
        se e kemi Atdheun tone te perbashket…!

        Reply to this comment
    • Tani June 3, 23:37

      Po ti k…rve qe na ben si paqesor pse sna thua pak pse paskeni bere skena deri tani atehere sikur ziheshit? Mire ne populli qe e paskemi mar sikur benit seriozisht po ju qe e paskeni ditur qe ishte kot atehere me ke paskeni tallur bythen?

      Reply to this comment
    • 666 June 4, 01:45

      Ti nvjosa duhet te jesh nje nga shume fytyrat qe ka kryeministri yne aktual deri ne zgjedhje. Nje nga fytyrat qe ai perdor per forumet. Por ashtu si gjithe fytyrat e tjera qe ai perdor je po aq mashtruese dhe aspak bindese. Nenvlereson shqiptaret, ke bindjen se flet me fshatare te shkrete si ata qe takon ne takime te stisura fushate ku i fut ca batuta dhe beson se po arrin te fshehe plerlliqet qe ka bere.
      Nese shqiptaret nuk u dashkan kacafytyr per asnje arsye dhe u dashkan paqtuar me cdo kusht sipas teje, atehere ti (surrati i shemtuar i edi rames) pse na thirre 8 vjet ne tubime dhe na kerkove edhe te perplaseshim per te drejtat tona me diktaturen e saliut? Pse na bere te besojme se kjo ishte menyra e duhur dhe madje dhe u vran disa per keto kerkesa te tuat? Pse sna fole per paqen e domosdoshme atehere por na tregon tani se si duhet me qene bashke? Apo pasi i beme baxhit si ty kryeminister me gjakun tone, pasi talle k.. duke na lene rrugeve me vite per te punesuar baxhit e tjera si erjoni me shok apo duke mbajtur ne pune te pd, pasi bere dhe pazar me vrasesin sali nepermjet bashke vrasesit luli per pushtetin tend personal, tani na tregon se duhet paqe dhe jo lufte?! Atehere dil hapur ne publik dhe thuaje nje gje te tille vete dhe jo leshon zgjatimet e tua te bindin me injorancen e tyre popullin se ju jeni te mire. Deklaroje vete dhe shih sa te votojne meqe ben sikir je me anen e se vertetes dhe drites! Po ty ska zjarr trekendeshi qe ta mban shpirtin gjall vec egos tende te ndyre. Ti ske drite force, bukurie apo dije qe ta udheheqesh kete shoqeri. Ti ske qasje ndaj se vertetes qe fitosh te drejten per trajtuar ate.

      Reply to this comment
  14. Ivan i madh June 3, 22:32

    I ndruar Bedri edhe pse kam respekt per ju dhe shkrimet e tua per kete qe thua nuk jam dakort se beri gabim. Ai duhet ta kishte bere me kohe se ja ka kerkuar me insistim elektorati socialist qe te ndahet nga kjo bande kanceroze lsi dhe banditi Like. Pse keshtu do shkeputemi ne nga ky traziscion i gjate 27 e ca vjecar që mjafton qe te mos e mare pushtetin opozita e beje kualicion e bashkepunim e me diallin qe eshte lsi dhe mafiozi Like. Me mire ne opozite dhe e paster dhe e sinqerte me popullin dhe elektoratin e majte se tere jeten hiq e mos keput dhe mbaje mbi shpine nje parazit qe ndron pronar sa here afrohen per te perlare e grabitur. Lsi nuk eshte as parti as e majte po nje bande bashibozukesh qe per ideal kane vetem parane e pasurimin e tyre dhe kete traziscion do qe te vazhdoje pa mbarim qe te notoje ne ujra te turbulla qe i shfrytezon me se mire. Me mire nje dite gjel se tere jeten pule i thone ketej nga anet tona i nderuar z. Bedri.

    Reply to this comment
  15. DETARI [email protected] June 3, 22:50

    komentet na kane lodhur aq shume ,por ne keto momente luhet fati i shqiptarise !

    lum ai qe kupton 2 gjera .

    shqiptaret po te kishin paaaak me shume inteligjence ,nuk duhet te vinin ne diskutim te ardhmen e femijeve te tyre ,te tyren dhe te vendit tone qe kerkon nji kujdes ne kete faze votimesh ,se kujt tia japesh voten !

    kemi 27 vjete dhe qahemi se Sala keshtu dha meta ashtu !

    kur e shikoni se bota ,nderkombetaret ,te gjithe dashamiresit dhe bashke me ta te gjithe intereslinjte ,duan te na integrojne ne BE, qe ne te ndjehemi njerez te barabarte me te tjeret rreth e rrotull ,dhe kemi nji grupim njerezish te politikes se majte me Edi Ramen ne krye qe kerkon vota per te rregulluar qeverisjen,qe te mos i kete kembet te lidhura me bomba me sahat,nuk e kuptoj pse votoni ata qe na kane genjyer tere jeten !

    shikoni Erion Veliajn,se si punon !
    nji Titan i punes,nji njeri qe vetem rregullon !
    pra,ky nuk punon keshtu rastesishte,por merre komandimet nga Edi Rama dhe prandaj edhe Tirana eshte bere kryeqyteti me i mire i rajonit !

    votat ja vlen tia japesh atij qe punon dhe ti hedhesh sipas tarafit !

    ai qe nuk do te punoje ,jepi bananen ,,,,.

    Reply to this comment
  16. intelektuali June 3, 22:58

    PSE EDI RAMES NUK I DALIN ASNJEHERE BASTET?

    Para do kohe Edi Rama hodhi bast qe do te fitonte Hillary Clinton duke denigruar totalisht Presidentin Trump dhe humbi, por nuk pranoi asnjehere qe ishte nje bastexhi i keq qe i frynte ne vesh George Sorosi. Bile akoma nuk i ka kerkuar falje Presidentit amerikan per ofezat monstruoze qe hodhi ne drejtim te tij duke u fshehur si skuth pas justifikimeve bajate.

    Tani hodhi bast qe Kupen e kampioneve do ta fitonte ekipi i tij i zemres Juventusi, bile gjithe fushaten e Rilindjes e ka filluar me tuta juventine, por ja qe makaronaxhninjte e Edvinit nuk arriten te bejne gje ne fushe dhe dolen te mundurn thelle nga Reali i Madridit sic e tregoi edhe loja qe e pa gjithe Bota LIVE.

    Po te gjykosh sesi e ka drejtuar shtetin per keto 4 vjet me pushtetin e 1 milion votave qe i dhane shqyptaret kaq bujarisht, perseri do te duhet te themi se bastet qe hodhi Edi Rama ne fushaten e tij elektorale per nje Rilindje Socialiste kryesisht per rivendosjen e Drejtesise se munguar dhe per ndeshkimin e vrastareve dhe kusareve me pushtet, premtime te pasuara per arsim, shendetesi, ilace, falas dhe shume bamiresira te tjera alla bolshevike, te gjitha keto baste te Edvinit nuk u realizuan dhe Edvini u fsheh perseri si skuth pas Vettingut te nderkombetareve me justifikime enveriste.

    E vetmja gje qe beri Edvini me Liken per 4 vjet ne pushtet ishte dekorimi i xhelateve te Enverit me medalje trimerie dhe shtimi i pensionit per kriminelet e Enverit si veterane te LANC-it kriminal qe vrau anglezet ne Kanalin e Korfuzit.

    prandaj:

    Po te gjykojme nga te gjitha keto gjera mund te pyesim:

    PSE EDI RAMES NUK I DALIN ASNJEHERE BASTET?

    Reply to this comment
    • Shallvaret June 4, 12:52

      Komentet i ke te mira ,
      por do te jene edhe me te mira sikur mos ta futesh enverin pa kriter ne çdo koment .

      Keta Enverat e europes pa na bejne
      e detyrojne qe Enveri te na duket i SHENJTE .
      Dhe sa per kanalin e korfusit ,
      enveri lajmeroj se shqiperia nuk do te ishte me Han me 8 porta .

      Nastro , rri ne hije se mo te Bie Damllaja
      nga DIELLI i enverit .

      Reply to this comment
  17. nje qytetar June 4, 09:31

    Nuk eshte se nuk ka ndodhur kjo “gjeme” ne vendet demokratike, qe qeveria edhe para zgjedhjeve, te jape plotesisht dorheqjen apo dorheqje te pjeseshme. Por ne vend te flitet e fantazohet per “baste”, i duhet rene kokes drejte per drejte tek shkaqet. Pyetja e thjeshte qe duhet drejtuar, eshte : Perse kryeministri Rama qe e konsideronte opoziten e liderin e saj nje hic, nje xero, u detyrua nje muaj para zgjedhjeve ti leshonte asaj gjysmen e pushtetit ? Ju kthjellua mendja dhe e kuptoi se edhe opozita eshte nje force e madhe politike qe nuk mund te injorohet, apo se keshtu u detyrua te pranonte keqqeverisjen e tij ? Ngado qe ta kthesh, nuk me duket se ketu eshte fjala per “baste” personale te Rames, sepse bastet nuk mund te kthehen ne drejtimin e kundert 180 grade. Ka vertete ne partite e vogla shqiptare lidere qe kalojne majtas e djathtas sipas eres se pushtetit, por lideri i PS apo lideri i PD, dy partive me te medha ne politiken shqiptare, nuk i kane leshuar istikamet e tyre, ne kete menyre kaq te befasishme sic e beri Rama. Nuk eshte ketu fjala per te hedhur baste per nje ndeshje futbolli midis Juventusit e Realit qe mvarret nga rastesia e futjes se topit ne rrjeten e kundershtarit, me teper sesa performanca e skuadrave. Basti politik ka te beje me kauza qe lidhen me jeten e gjithe shoqerise, te gjithe shtetit. A ka vend ne kete ngjarje politike qe te flitet per nje “bast” te Rames ?
    Nese krahasimet do te beheshin me futbollin, ky mec politik, do ti ngjante perballjes se nje skuadre se ciles i jane larguar gjysma e me shume e “lojtareve te suksesshem” qe dolen skarco, (faji i trajnerit), per te bere nje ndeshje ne mbrojtje me nje skuader rivale. Po ky “trajner” i deshtuar, paskej vene bast se skuadra e tij do te fitoje ????????????
    A mund te fitoje ?
    Gjithshka eshte e mundeshme kur albitrat, “elektorati” jane qorra e shurdher..

    Reply to this comment
  18. N.VJOSA June 4, 10:51

    Unë nga ana ime nuk shkruaj më.
    Kisha kohe te lire, isha me pushime dhe shpreha ndonje mendim.
    Ndjesë në se kam lënduar ndokend!..
    Keto komente qe si keni botuar, mos i botoni se nuk me prish pune!….
    Ne zgjedhje ju uroj suksese atyre qe do votojne shqiptaret!…

    Reply to this comment
    • Crusader June 7, 08:09

      Te fala palloshit te Anetes. Mos u merzit, se perballja me te verteten larg mashtrimit, le pasoja te ate qe jetojne per tu abuzuar per hir te nje kocke apo tarafi.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*