Bastiset banesa e babait të Albin Kurtit

November 19, 2015 18:05

Bastiset banesa e babait të Albin Kurtit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion kontrolli në shtëpinë e babait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alib Kurti.

Aksioni ka nisur në orët e pasdites së të enjtes dhe mbërrin një ditë pas protestave të forta të opozitës kosovare, që kundërshton marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Ndaj Albin Kurtit ka një fletë-arresti të lëshuar nga prokuroria e Prishtinës. Emri i ish-kreut të VV-së ishte në listën me katër deputetë që akuzohen për trazirat që shoqëruan seancën parlamentare të së enjtes.

Mes tyre është edhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e arrestuar mëngjesin e së mërkurës. Ndaj deputetes së AAK-së, Gjykata Themelore e Prishtinës pranoi kërkesën e prokurorisë për 30 ditë paraburgim.

Arrestimi dhe më pas vendimi i gjykatës ngjallën protesta të dhunshme në sheshin Nën Tereza në Prishtinë, ku mbështetësit e opozitës u përleshën për disa orë me policinë.

November 19, 2015 18:05
Komento

2 Komente

  1. mali November 19, 19:25

    KOSOVA po kthehet ne SHTET FASHIST, jo per interesa te KOSOVES.

    POPULL I KOSOVES NGRIHUNI PER VETEN TUAJ. MOS LEJONI SE KOSOVEN PO JA JAPIN ME DREDHI PERSERI SERBISE.

    Reply to this comment
  2. fllad November 19, 19:35

    gjithe populli i kosoves duhet te mbeshtese luften qe po behet qe Kosova te mos i shitet serbit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*