Batutat e Ramës në Devoll: Berisha thyente rekordin në not, ndërsa Luli thyen rekordin për të ecur në këmbë. Ai nuk do timonin, por këpucë

June 18, 2017 18:04

Batutat e Ramës në Devoll: Berisha thyente rekordin  në not, ndërsa Luli thyen rekordin për të ecur në këmbë.  Ai nuk do timonin, por këpucë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale pasditen e sotme në Devoll, ku është pritur nga mbështetësit e Partisë Socialiste. Duke u kërkuar qytetarëve të Devollit votën për PS-në më 25 qershor, kryeministri Rama nuk la pas batutat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Duke iu referuar “rekordit të kreut të PD-së Lulzim Basha, me ecjen nëpër kryeqytet për t’u takuar me demokratët”, Rama tha se ai me këtë gjest kërkon të tregojë se nuk e do timonin, por këpucë.

“Berisha deri më dje thyente rekordin për qëndrimin në ujë, e sot na del Luli që thyen rekordin për të ecur në këmbë. Ndoshta me këtë ka dashur të thotë që nuk e dua timonin, por dua këpucë për të ecur në këmbë. Duan të marrin vota, duke mashtruar. Luli thotë kam një program gjermano-amerikan. Janë ca që thonë kemi një program të paparë, etj.

Por harrojeni se mund të bëjmë shtet me një ekonomi që rritet me 5 %, dhe papunësi që ulet ndjeshëm, nëse nuk bëjmë reformën në drejtësi. Po nuk bëmë shtet, ekonomia nuk mund të rritet aq sa duhet, as punësimi. Mbajeni në zemër PD ju demokratët e Devollit. Nëse Saliun nuk e nxirrni dot nga zemra bëjuni një fotografi, mbajeni edhe në dhomën e pritjes, ta keni edhe për hudhër, mos t’ua marrin më sysh. Fotot e Lulit vëreni në dhomën e gjumit të fëmijëve, se i zë gjumi kollaj”, u shpreh kryeministri Rama.

 

June 18, 2017 18:04
Komento

1 Koment

  1. Mark uk June 19, 09:53

    Derisa e lejon partia e tij kujt i plasi per marrinat si flet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*