“Kur të shkosh në komision numëroi mirë ato votat. Prapë do humbni, por ti numëroi”

May 17, 2016 12:04

“Kur të shkosh në komision numëroi mirë ato votat. Prapë do humbni, por ti numëroi”

Si në të gjitha takimet e tjera, edhe në Elbasan nuk munguan batutat midis kryeministrit dhe banorëve. Rama i këshilloi fermerët që mos ziheshin më për pronat.

Rama: Ju demokratëve duhet t’ua japë Qazimi certifikatat. Ngaqë kam bërë shumë takime, ju njoh në sy. Sa vini, vini kështu…ça do të them…hajde Qazim zgjidhe këtë punë se ti je i Partisë Demokratike.

Qazim Sejdini: Ta gëzosh ti bashkë me miqtë.

Rama: Ktheu andej ta shohin ata të partisë..

Banori: Më vjen shumë keq… Të përshëndes… Më pëlqen që qeveria mbështet pronarët.

Rama: Pse nuk ta dhanë më përpara..?

Banori: Këtë s’e di..

Rama: Ta them unë, kur jeni vetë në pushtet thoni hë mos se s’ka gjë, rëndësi ka që të jetë mirë ai. Kur vijmë ne, thoni e kanë për detyrë. Ne e kemi për detyrë. Kur të shkosh në komision numëroi mirë ato votat. Prapë do humbni, por ti numëroi prapë!

Banori: Patjetër!

Rama: Spiro Nasi, hajde Spiro se t’i qenke i joni! Ty ta jep Taulanti…

Rama: Miser Boshtu, hajde se qenke me LSI-në. Pse u skuqe? Hajde më këtej…nga kush e dëshiron certifikatën?

Banori: Nga kush të dëshirosh…

Rama: Kështu thoni ju…/Ora News

 

May 17, 2016 12:04
Komento

3 Komente

  1. anticensurë 25642654 May 17, 12:32

    “Batutat e Ramës ….”
    normalisht thënjet e ramës,nuk është se ngjallin ndonjë interes!!janë të një niveli mediokër,të thëna nga një person dhe më mediokër se produkti që nxjerr nga goja,POR ne si shqiptarë me fjalën “batuta”e kemi përkëthyer dhe si shaka,humor!!
    nëse shkruajta pak më parë se si thenje janë shprehje e mediokritetit të K/ministrit tonë,si batuta/shaka janë dhe më mediokre,janë cinike dhe të ndyra!!
    ky tip që e kemi zgjedhur në krye të vëndit është aq i ndyrë dhe aq i trashë sa vetëm servilët e tij e buzëqeshin,qeshin me “battuta-t” e tij,bile dhe i quajnë të tilla në shkrime marketingu në gazetë!!
    ky jo vetëm që nuk ka humor,por dhe atë që e ka e ka të pjerdhur plot mëllef dhe cmirrë!!ky është prototipi i atij që nuk ka shumë në dorë se dhe 200%po të kishte fituar ço herë!?
    do ti dukeshin pak!!
    ky është prototipi i “mbretit lakuriq”!!

    Reply to this comment
  2. Arben May 17, 17:15

    ESTRADA E KUKESIT.

    Reply to this comment
  3. dashuria May 17, 18:16

    nuk jane shaka, antiçensure, jane sarkazma therese per partine tende dhe kohen qe jetojne ata njerez qe nuk marrin me vesh kur ngrihen ne mengjez se nisen per veri e perfundojne ne jug. Keshtu i katandisi “marchalli haleve”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*