Batutat jashtë mikrofonit, “Saliu e votoi Gramozin, po ti?”

September 10, 2017 12:44

Batutat jashtë mikrofonit, “Saliu e votoi Gramozin, po ti?”

 

Parlamenti i ri ka nisur nga puna ditën e djeshme, ndërkohë që në seancën e parë plenare nuk kanë munguar as batutat mes deputetëve të kampeve kundërshtare.

Ajo që ra në sy gjatë seancës së djeshme ishin dy momentet e shtrëngimit të duarve, mes kryetari të PD-së, Lulzim Basha, fillimisht me kryeministrin Rama dhe më pas me Kryetarin e ri të Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Rama iu drejtua Bashës me “Kryetar, mirë je kryetar?”, gjatë shtrëngimit të duarve.

Gramoz Ruçi ishte personi i dytë që i zgjati dorën Bashës, pasi u zgjodh si Kryetar i Parlamentit me 80 vota.

Gjatë seancës së votimit, ra në sy ironia e Edi Ramës me Flamur Nokën, gjatë kohës që po votonte Sali Berisha.

Saliu e votoi Gramozin, po ti?”, – iu drejtua Rama duke qeshur Flamur Nokës. Ndërkohë që Sali Berisha nga ana tij, ka tallur deputetin Anastas Angjeli.

Gjatë momentit që Angjeli i dha fletën e votimit Berishës, ky i fundit iu drejtua: “Anastas, të premtoi se do bënte ministër, por të bëri sekretar votimi”.

Ndërkohë që Angjeli iu përgjigj: “Jo s’më ka premtuar ndonjëherë”. Por Berisha insistoi: “Të premtoi, mos thuaj s’më premtoi, por bashkoi ministritë”. Por Angjeli ia ktheu, po me batutë: “Në qoftë se ka fol me Lulin po, me mua jo”.

Një moment të sikletshëm kaloi edhe deputeti Tom Doshi, i cili për disa minuta, mbeti në këmbë, pasi iu drejtua vendit ku ulej gjithmonë në Kuvend, por ai ishte zënë nga ish-ministri Blendi Çuçi.

Më pas, Doshi bëri xhiron e sallës dhe u pozicionua në krah të deputetëve të PDIU-së, afër të cilëve ishte ulur dhe deputeti Saimir Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm, gjatë seancës së paradites ishte ulur në fund të sallës, ndërkohë, pasi votoi, ra në sy për marrëdhëniet e ftohta me Ramën dhe Ruçin, pasi kaluan shumë afër dhe nuk këmbyen asnjë fjalë.

September 10, 2017 12:44
Komento

1 Koment

  1. MH September 10, 14:43

    Mos e merni per loje!
    Berisha e ka ne gjak konvertimin mbasi ka nji telepati te cuditeshme per rehatin vet.Ai si pa gja te keq u konvertue ne demokrat.Tashti pse te mos konvertohet ne Socialist mbasi asht nji nocion ma i bute se komunist.Shikon qe kjo socialistja po e ka rrugen te shtruar ne prespektive.Ndaj e hedh voten msheftas qe te mos baje buuuuuuu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim