Batutat në Kuvend/ Berisha i del në mbrojtje… Çiljetës  

June 12, 2014 13:40

Batutat në Kuvend/ Berisha i del në mbrojtje… Çiljetës  

Përtej akuzave të ndërsjellta mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës, seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar edhe me batuta, që kanë shkaktuar të qeshura në sallë.

Ish-kryeministri Berisha, gjatë diskutimeve është ndalur edhe te batuta e kryeministrit Rama, i cili tha javën e kaluar, pas publikimit të raportit të KE për statusin, se nëse Berisha do të kishte qenë në pushtet, do të kishte festuar në koncerte me Çiljetën.

Në fjalën e tij në seancën e sotme, Berisha e cilësoi këngëtaren e re “artiste të nderuar”, ndërsa akuzoi Ramën se nuk ka në pikturë as një pjesëz të vogël të talentit të saj. Deklarata e Berishës shkaktoi të qeshura te deputetët e të dyja kaheve.

“Kryetari juaj eurosocialist tha se nuk do të festojmë për marrjen e statusit, por kjo sepse është i vetmi që shprehet se e ka marrë statusin dhe kapet me këngëtaren e artisten e nderuar, Çiljetën. Të kishte 1/100 e performancës artistike të Çiljetës, do ishte piktor shumë më i suksesshëm se sot sepse nuk ka shitur kurrë një pikturë”, tha Berisha.

Ndërsa deputeti socialist, Taulant Balla, në replikën e tij me Berishën, i tha atij se shanset e tij për t’u kthyer në pushtet janë të njëjtat që ka Hondurasi  për të fituar Kupën e Botës.

“Socialistët sot kanë një përvjetor të rëndësishëm dhe janë më krenarë se kurrë për shkak se janë të bashkuar. (i drejtohet Berishës) Shanset që të vish prapë i ke saç i ka Hondurasi që të fitojë Kupën e Botës. Çiljeta e ka lënë me kohë po kam frikë se do e lësh edhe ti. Zotëria është bërë si Enveri kur fliste përçart”, tha Balla.

Video

June 12, 2014 13:40
Komento

6 Komente

  1. s... June 12, 13:59

    Cili te kishte zerin qe ka dhe trupin ose fytyren e sales nuk do ta njifte njeri per kengetare
    Por ka ate ze qe ka dhe ate trup qe ka qe e njohin si kengetare sot,bravo sala ??

    Reply to this comment
  2. sopiqoti June 12, 14:01

    O qirio SALI ! Cilietes nuk i ka mbetur as nje pike nga performanca e saj artistikeAjo te kakaluar ty qe e ke aq perzemer dhe ska mbetur asnje pike per Ramen.Nga ana e formimit artistik ,ju jeni aq larg me Ramen sa eshte Vicitoli nga Mamurasi i gjuetareve tuaj.

    Reply to this comment
  3. Naci June 12, 14:33

    Per nje vape te tille ky parlament eshte fix per nje show te tille…..kondicioner…uje te ftohet…besa ndonje qefli mund te siguroj dhe ndonje p…..nese ja kerkon trupi……pune te mbare o politikuaj te pist nga i pari dhe i fundit…..poshte parlamenti…God bless albania people.

    Reply to this comment
  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. June 12, 15:11

    Oh….sa bO then e mire e kam !
    Ky titull kenge dhe pse i GRAMATIZUAR sipas Serbishtes ,nuk le as me te voglin Ekivok per ciftin Berisha – Cil -Shalet -jeta !
    Pertej batutave ,kjo me se miri tregon se si mundohej te qendronte ne pushtet MALOKU duke na kujtuar Sa–TRAPIN ,Zog qe per qelllimet e tij politike perdorte CINGIJET ,ne ahengjet e viteve ,te fundit ’30 ku politikanet e Zogjit shfrenin epshet e tyre seksuale ,keta derra te lyrosur me dhjame dhe me floket e lyer me Brilantine alla Dino Grandi apo Galeazo Ciano,harliseshin mbas shaleve te CILJETAVE ,te arixheshkave te kohes .
    Ne fakt jeten e Parlamentit te Shqiperise e Kurdis dhe e kanalizon SALI BERISHA , KUR ,dhe SI ti doje bytha ,me qellimin e vetem qe ti mbaje larg Ligjvenesit nga vetja e tij .
    Saliu per kete pune eshte mjeshter dhe do vazhdoje qe te luaje ne kete menyre duke hedhur sa me shume gure ne PUS ,por qe kurre nuk ishte ne gjendje qe te MBYTEJ ne PUSSIN e CIL-SHALA-AGES !

    Reply to this comment
  5. Analisti June 12, 16:00

    Pse merreni me Çiljeten, ajo sa kishte nevoje per leke kendoi per Sali Viçidolin dhe ata qe i shkojne pas ketij krimineli te lindur. Madje, as Sales nuk i vjen keq qe socialistet permendin emrin e Çiljetes. Ai eshte i dashuruar pas grupit çiftelia, sepse ata dhe i bien çiftelise dhe i mbarojne pune Salës kur do qe te heqe qafe ndonje te “padeshirueshëm:
    Sa per deputetet socialiste dhe pjestaret e qeverise, te mos merren më Salen dhe sojsorollopin e tyre por te drejtojne vendin. Qeveria ti lërë llafet (madje mos të shkoj fare në parlament), dhe te punoje.

    Reply to this comment
  6. arbeni June 12, 23:24

    Ciljeta dhe sala Kane te dy te njejtat shije seksuale

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*