Qyfyret e së enjtes: Ja disa nga “batutat më pikante” dje mes deputetëve në Kuvend

September 18, 2015 09:27

Qyfyret e së enjtes: Ja disa nga “batutat më pikante” dje mes deputetëve në Kuvend

Në shtypin e sotëm janë botuar disa nga replikat gjatë seancës së djeshme në Kuvend.

Rëndom kanë filluar të quhen “batuta”.

Më poshtë, disa prej tyre:

Taulant Balla Berishës: Boll pra, fol mirë tani. Burracak vetë ti je dhe njihesh.

Sali Berisha: Mbylle gojën. Ti je një i akuzuar për përdhunim. Mbylle gojën!

Taulant Balla: Edhe ty të kam përdhunuar.

Sali Berisha­ Edi Ramës: Ça je ti këtu? Ça je që fut çakej këtu, çohu dil këtu dhe fol, por mos përdor çakej se është turp.

Taulant Balla: Shkele etikën…

Sali Berisha­ Milena Haritos: Dhe mos fol si turkeshë aty, se e ke marrë vesh emailin. Turkeshë apo turkije, si ju tha, se e harrova?

Edi Paloka: Turkoshak, turkoshak.

Edi Rama: Ky paska parë telenovela turke!

***

Ermonela Felaj: Për çfarë duartrokisni, nuk e kuptoj. Flamur (Noka), kur ti ishte ministër, mësove disa fjalë dhe tani vazhdon t’i përsërisësh si papagall.

Flamur Noka: I them ministres që të mësojë i çik, është ulur në karrige, por nuk ka mësuar akoma që nuk quhet ‘adok’, por ‘ad hok’.

Edi Rama: Asnjë nuk e vë në dyshim kulturën tënde të latinishtes. Ti je njohës i mirë i latinishtes, te shqipja ke probleme serioze.

***

Edi Paloka: Edhe një fjali në emër të Grupit…

Edi Rama: Po ç’lidhje ke ti me kryetarin e grupit?!

Edi Paloka: Nuk pres të jem kryetar Grupi apo Kryeministër që të bëj zhgarravina dhe në emër të qeverisë t’i çoj në ekspozita.

Edi Rama: Nuk janë zhgarravina, janë piktura.

Edi Paloka: Ti piktor nuk ke qenë gjithë jetën, tani që u bëre Kryeministër do me u bo edhe piktor. Rroftë sebepi me hapë ekspozita.

Bedri Hoxha: Nga mbrapa pikturon mirë.

Arben Ristani: Dua fjalën, do bëj replikë.

Valentina Leskaj: S’mund të bësh replikë se nuk t’u përmend emri.

Edi Rama: Ka të drejtë, emrin nuk ia përmenda, por përderisa thuhet shpifës profesionist, ai e di vetë, çohet në këmbë dhe bën replikë.

Arben Ristani: Ka dy vjet që dëgjojmë fjalë të ndyra dhe të shifura nga ky zotëri në Parlament. Sa herë e dëgjoj më vjen Çajupi në mend, ka një pjesë të bukur tek “Klubi i Selanikut”.

Edi Rama: Ku, tek klubi i rakisë?

September 18, 2015 09:27
Komento

5 Komente

  1. info-analitike September 18, 11:44

    Jo shtet po ky kerkon te beje gallate edhe kaq. Edhe tani 50 vjec mbeti kalama nga mendja duke bere batuta karagjozesh.

    Reply to this comment
  2. lato September 18, 12:18

    Kur trajtohen si zagare,ashtu sic jane i kerkojne ndihme Rames,bjeruni mor rrugaceve,se na e bene Shqiperine sallhane !

    Reply to this comment
  3. Bin September 18, 15:29

    Mire ja ben ketyre lapaqeneve…??

    Reply to this comment
  4. besa September 18, 16:37

    Dhe i vetem trim ne lufte,ky eshte Edi Rama,kur ju tha se cobanin e keni te raskapitur e keni mbetur 30 dele,o sa kam qesh,cfare opozite qe kemi,po si nuk eshte nje per te qene,i ka mbledh plaku Mere.Nuk ma mer mendja se do vine ndonje dite ne pushtet keta,sa vene e tkurren,me keta luan Edi cdo te enjte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*