Bayern ndalon Ancelottin të pijë duhan, reagimi i trajnerit

August 18, 2017 17:30

Bayern ndalon Ancelottin të pijë duhan, reagimi i trajnerit

Trajnerit Carlo Ancelotti nuk do t’i lejohet më që të pijë duhan në qendrën sportive të Bayern Mynih. Drejtori i ri sportiv i skuadrës bavareze, Hasan Salihamidzic, ka vendosur rregulla të reja sapo ka marrë deyrën e re dhe një prej tyrë është të ndalojë trajnerin italian të pijë duhan në qendrën stërvitore të ekipit kampion të Gjermanisë.

I kam kërkuar që të mos pijë më duhan në qendrën stërvitore dhe Carlo, si një trajner profesionist, e pranoi kërkesën”, ka thënë Salihamidzic për mediat gjermane.

Ndërsa vetë trajneri Ancelotti, i pyetur për këtë çështje, shtoi: “Kjo është një gjë pozitive për shëndetin tim, por më e kënaqur nga të gjithë është gruaja ime”, u shpreh trajneri italian.

August 18, 2017 17:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*