Baza tiranase e Ramush Haradinajt dhe dashuria e tij finlandeze

Entela Resuli May 14, 2015 12:44

Baza tiranase e Ramush Haradinajt dhe dashuria e tij finlandeze

Kanë kaluar 18 vite nga lufta e Kosovës dhe në mes të kryeqytetit, këto ditë, kemi zbuluar një shtëpi që nuk është si gjithë të tjerat. Pronari i saj është Agim Bushati, që këmbëngul ta thërrasësh Gimi. I lindur dhe rritur në Tiranë nga një nënë gjakovare (Drita) dhe baba shkodran (Seit), përgjegjësia dhe dëshira për ta parë Kosovën të lirë e ka shoqëruar gjithmonë. E kujton si sot vitin 1991, kur në shtëpi i erdhi miku i tij, Naim Haradinaj së bashku me djalin e xhaxhait, Ramush Haradinaj.

Ky ishte kontakti i parë që Gimi dhe Ramushi do t’i bënte miq të përhershëm. Dhe prej kësaj kohe shtëpia e tij do të kthehej në një bazë të rëndësishme për të gjithë ata djem që do të ishin pjesë e UÇK-së më vonë. Më pas Ramushi solli vëllanë në shtëpinë e Gimit, për të vazhduar studimet në Tiranë ku mes të tjerash kryente edhe shërbime në ilegalitet për rezistencën e Kosovës. Shkolla ishte një justifikim pasi Luani, ishte i ngarkuar me detyrë që të gjente armët dhe rrugën për t’i transportuar ato drejt Kosovës. Në të gjitha ecejaket që bënte Ramushi jashtë vendit, një strehë të sigurt e kishte edhe në shtëpinë e Gimit në Tiranë.

Por jo vetëm Ramushi. Personazhi ynë, tregon së në banesën e tij, e cila ndodhet në rrugën “Andon Z. Çajupi”, pranë zonës së ish-Bllokut, kanë ndaluar edhe shqiptarë të tjerë të Kosovës që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për luftën e atyre viteve. Në këtë shtëpi, në vitin 1992 ka ardhur dhe heroi legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.

Sipas Gimit, UÇK-ja është krijuar në vitin 1995, por fillimet e saj i ka patur edhe më herët. Bisedat e para për ngjizjen e saj i ka dëgjuar më parë, që në vitin ’92. Në shtëpinë për të cilën po flasim ka ardhur e ka qëndruar edhe Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte një djalosh i ri i etur për të çliruar vendin e tij dhe i gatshëm për të marrë përsipër drejtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; aktualisht ai mban postin e ministrit të Jashtëm në Kosovë.

Një tjetër emër i rëndësishëm që ka qëndruar në atë derë gjatë luftës së Kosovës ka qenë edhe Ali Ahmeti. Por ka patur shumë emra që janë strehuar në atë banesë e që më vonë kanë rënë dëshmorë. Aq sa Gimi e ka të vështirë t’i kujtojë e t’i përmendë të gjithë me radhë.

Po përveç njerëzve, një punë e madhe është bërë edhe me armët. Në nga dhomat e shtëpisë ka qenë një depo e vërtet armatimi. Aty mblidheshin të gjitha llojet e tyre dhe më pas transportoheshin për në Kosovë. Çunat kishin nevojë për mjete luftarake!

Pengesat nuk kanë qenë të pakta. Gimi, si një dëshmitar dhe koordinator, i cili njeh shumë mirë prapavijën e asaj ç’ka ka ndodhur në ato vite tregon se një pengesë e madhe ka qenë edhe ish-Presidenti i asaj kohe në Shqipëri, Sali Berisha. Mesoburri që kemi përballë, teksa shprehet, përfshihet shpesh nga emocionet. Nuk e ka patur të thjeshtë, kishte sfida të mëdha.

Ai na tregon për një nga fjalitë më të papërshtatshme dhe therëse që kanë dëgjuar nën shoqërinë e miqve të tij të Kosovës në një nga mitingjet e organizuar në atë kohë në sheshin Skënderbej, ku Berisha, sipas tij, doli dhe tha, fjalë për fjalë “UÇK-ja është dorë e zgjatur e UDB-së jugosllave”. Madje, Bushati shton më tej edhe një fakt interesant në lidhje me rolin e shtëpisë së Sali Berishës në Viçidol, në vitet e luftës.

Ai gënjen kur thotë se shtëpia e tij në Viçidol ka shërbyer si bazë e UÇK-së, ai gënjen pasi unë kam qenë vetë atje në atë kohë dhe e kam parë. Ajo shtëpi ishte jashtë përdorimit dhe nuk ka strehuar asnjë ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si mund të ketë qenë bazë një masiv gurësh që gjendeshin atje. Ata që e dinë historinë dhe e kanë parë terrenin me sytë e tyre, taksa dëgjojnë të thuhet kjo gjë, acarohen” – tregon Gimi, duke qenë i bindur për këtë fakt.

Por jo vetëm me Berishën, Gimi nuk nguron të shprehë mendimin e tij edhe për Pandeli Majkon, i cili gjatë kohës kur ishte kryeministër, përveç anës së dukshme që u pa, ku thotë se ai dha një kontribut pozitiv, sipas tij, ai edhe ka penguar ngarkesa të mëdha armësh që të kalonin në Kosovë. Ndryshe mendon për ish-kryeministrin Fatos Nano. Nuk e konsideron veten nanoist, por dëshiron që çdokujt t’i japë hakun. Sipas tij, ndihmën më të madhe për luftën e Kosovës e ka dhënë Fatos Nano.

Nuk e harroj” – thotë Gimi, “dhe e kam dëgjuar me veshët e mi, që ka thënë; hajt mo, pse kaloi një mushkë në kufij, nuk u bë nami”. Kjo fjali ishte një ndihmë shumë e madhe për UÇK-në, pasi ai mbyllte një sy dhe toleronte. Kaq mjaftonte në atë kohë”.

Ndërsa për Ibrahim Rugovën ka një mendim krejt ndryshe. Për të ai ka qenë një nga tradhtarët më të mëdhenj të Kosovës. Nuk ka bërë asgjë. Ka ndjekur një politik pacifiste dhe ishte kundra luftës. Njerëz të tillë ishin pengesë dhe të padobishëm, sipas tij.

Gim Bushati

Gim Bushati

Por, le të kthehemi te banesa dhe armët që qëndronin në të. Duket se shtëpia ishte kthyer në një kazermë ushtarake. Përveç mbledhjes dhe strehimit të tyre, një tjetër sfidë ishte edhe dërgimi në Kosovë. Deri në Kukës çoheshin me makinë e më pas për të kaluar kufirin përdoreshin kafshë transporti.

Gim Bushati ka qenë një ndër personat e cili ka marrë përsipër të presë një ngarkesë të rëndësishme armatimi në aeroportin e Rinasit. Dokumentet janë bërë sikur ato që do të zbarkoheshin ishin ndihma humanitare. Porosinë e kishte bërë Ramushi dhe Gimi mori iniciativën të bënte dokumentacionin dhe të priste armët që ishin snajperë me nitroglicerinë, vlera e tyre ishte 50 milionë dollarë.

Ai ka shumë nostalgji për vitet e luftës së Kosovës. Ndihet krenar për ndihmën që ka dhënë. Por mbi të gjitha ndihet krenar edhe për nënën e tij, Drita, e cila ishte si një nënë për të gjithë djemtë që morën armët dhe dolën në luftë. Sipas tij, shumë prej tyre, ajo i ka mësuar edhe të mësojnë të përdorin armën kallashnikov. Dhe për këtë ka marrë edhe fletë nderi dhe medalje ari për kontributin e dhënë në ndihmë të luftës dhe pritjen e ushtarëve të UÇK-së.

Një ndihmë të madhe me këshilla diplomatike dhe jo vetëm ka dhënë edhe vëllai i tij, Petrit Bushati, i cili deri para pak muajsh mbante postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, fatkeqësisht i ndarë nga jeta së fundi pas një sëmundjeje të rëndë. Petriti gjatë viteve të luftës ka qenë ambasador në SHBA dhe roli i tij ka qenë i rëndësishëm gjë që është reflektuar edhe në pozitivitetin që ish-Presidenti i SHBA-së në atë kohë, Bill Klinton ka patur për Kosovën.

Për Gimin, ajo shtëpi ka një peshë të madhe në muret e saj, ka një histori e cila ka lënë gjurmë në jetën e tij. “Unë kam ndërmend t’i them Ramushit, që me aq ndikim sa ka ai sot, të vendosim një pllakat në hyrje të banesës ku të shkruhet që, “Kjo shtëpi ka qenë bazë e UÇK-së në Shqipëri” dhe të njihet si e tillë.

****

Dashuri në kohërat e luftës

Si në shumë histori lufte, edhe kjo, ka historinë e saj të dashurisë në të. Gim Bushati është dëshmitar i një historie dashurie mes Ramush Haradinajt dhe një vajzë finlandeze të quajtur Joana.

Ai tregon me shumë emocion edhe për këtë pjesë…:“Ramushi kur ishte në punë në Zvicër, bashkëjetonte me një studente finlandeze, e cila quhej Joanna Carlasson që studionte për Hoteleri Turizëm. Përveç studimeve ajo punonte si menaxhere në një hotel turistik. Një gjë është për t’ u përmendur, Joanna e braktisi punën dhe shkollën dhe erdhi në Shqipëri për të shkuar në luftë, në Kosovë, te Ramushi. Ajo kishte qenë edhe njëherë tjetër në Shqipëri, bashkë me Ramushin kanë qëndruar në shtëpinë time afro një muaj. Edhe herën e dytë, ajo u vendos të shtëpia ime.

4Qëllimi i saj ishte që të merrte kontakt me grupin që lëvizte Kosovë-Shqipëri e anasjelltas duke shoqëruar luftëtarë që vinin nga Evropa për t’u bashkuar UÇK-së. Në këtë kohë merrja kontakt me Ramushin në çdo kohë me telefon satelitor. I tregova Ramushit për dëshirën e madhe që kishte Joana për të ardhur e për të luftuar së bashku me të në Kosovë. Ramushi ishte në mënyrë kategorike kundra, por këmbëngulja e asaj ishte shumë e madhe.

Pak kohë më vonë gjatë luftimeve në Kosovë, ai u plagos për herën e dytë. Për disa ditë e ia mbajta të fshehtë këtë gjë Joanës por, ajo e kuptoi që diçka kishte ndodhur. Gjeta një moment të përshtatshëm dhe ia thashë, u trishtua shumë dhe vetëm qante, meqë edhe unë u mërzita, ata natë kemi pirë gjithë natën alkool në një nga lokalet e Tiranës, pranë “Shallvareve”. Zakonisht femrat skandinave pinë shumë, kemi pirë një litër uiski dhe një litër Bacardi.

Tek ajo kam parë virtytet të rralla, një njeri më karakter të fortë, shumë trime dhe një amvisë e shkëlqyer në familje. Ajo vinte nga një familje shumë e pasur finlandeze, por thjeshtësia e saj ishte e paimagjinueshme. Pas disa ditësh, Joana e kishte vendosur që do të largohej drejt Kosovës dhe Ramushi u bind, gëzimi i saj ishte i paimagjinueshëm.

Ajo kishte marrë me vete nga Finlanda të gjitha pajisjet për luftë. Siç ka treguar Ramushi dhe shokët e tjerë të UÇK-së, Joana ka marrë pjesë në luftime të ashpra dhe është dalluar si një luftëtare shumë trime. Ajo ishte një mbështetëse dhe ndihmëse shumë e madhe për Ramushin, është pak ta quash heroinë. Pas disa kohëve Joana lindi një djalë dhe i vendosën së bashku me Ramushin emrin, Gjin, emër tipik shqiptar.

Megjithatë, çdo njeri gabon, që nga liderët e deri tek njerëzit më të thjeshtë. Ramushi gaboi rëndë, u nda nga Joanna. Këtë e bëri për shkak të mentalitetit dhe opinionit të njerëzve në Kosovë, se Ramushi e ka bashkëshorten e huaj, që sot është një nga mentalitetet më të vjetruara të qytetërimit modern.

Unë e kam biseduar me Ramushin dhe ia kam thënë në sy gabimin, por ai nuk donte të merrte kosto në publik për shtetësinë që kishte e dashura e tij, ndaj e mori atë vendim. Sot, Joana së bashku me djalin jetojnë në Finlandë.”/DITA

Entela Resuli May 14, 2015 12:44
Komento

17 Komente

  1. roberto May 14, 13:27

    Fakti qe e ka ndare gruan finlandeze vetem nga opinionet mesjetare te kosovareve,tregon se NUK ESHTE POLITIKAN,POR DALLKAUK ANADOLLAK!

    Reply to this comment
  2. Afrimi May 14, 13:45

    Nje budalla i rendomte. Ku i mori parate per vilat qe ka?

    Reply to this comment
    • ... May 14, 23:40

      Nga libri i Ylli Polovinës “Një kolonel mes tiranës e prishtinës” më ka mbetur në mendje figura burrerore,trimërore dhe e drejte e Ramushit në luftën e uçk!
      Por dhe ne disa intervista ne tv tona i tillë eshtë shfaqur.
      E vetmja gjë qe nuk më pelqen ështé aleanca me ldk!? Sidoqoftë burrat me karakter e integritet nuk futen në vathen e interesave te vogla.

      Reply to this comment
      • andromeda May 14, 23:41

        Për kolonel mund të jetë mirë por jo për drejtues shteti. E meta e parë dhe kryesore- mungesa e kulturës dhe qytetarisë.

        Reply to this comment
    • ortes June 21, 23:41

      Per cfare vlerash te Haradin Ramushajkt flisni???
      Kosoven e CLIROI NATO ndersa te tjeret vec sa mburren kot!
      Se sa LUFTE bene ata e tregojne sot e 15 vjet qe Kosova ka mbetur si province e Afrikes!!!

      Reply to this comment
  3. .......... May 14, 16:56

    Ne kete shkrim I rendesishem eshte fakti qe Haradinaj ka qene luftetar per lirine e Kosoves. Pjesa personale e jetes se tij pak na intereson.

    Reply to this comment
  4. Shqipe May 14, 17:03

    Cfare vlere ka nje njeri qe mohone ADN- ne dhe FEMIJEN e tij? Padyshim zero. Pra ramushi eshte nje zero. Historia e treguar nga ju zoti Gimi e ka VLEREN zero.

    Reply to this comment
  5. ben May 14, 17:13

    Gimi sikur eshte semure tani?

    Reply to this comment
  6. ARIFI May 14, 17:51

    Mos e ngushtoni problemin. Vlera qendron tek perpjekjet dhe vetmohimi jo vetem i nje e dy, por tek nje bashkim i gjere kosovar brenda e ne diaspore e mbeshtetja mbare SHQIPTARE ne dekada ne mundesite qe lejonin momentet. Le ti jepet vleresimi moral kesaj shtepie me nje pllakate si baze e .UCK. Ne se Gimi eshte pa qejf, i urojme sherim te shpejt! Respekt e nderim cilitdo qe i sherben KOMBIT!

    Reply to this comment
  7. Ded Martini May 14, 23:15

    Ik SHTAS e gjall. Paska gjet s,treh te ti, KUsh ne bot. QYP kavaje.
    C,do pllam toke e Malsis asht vend mbrojtje per kosovaret e Asaj kohe. Ne tiran paguen me marka, sa Frangu pulen,c,do sherbim. Kosovaret falnderojn por mir i din keto,si ti rrefeva. Buell kanalesh

    Reply to this comment
  8. Patriote May 14, 23:40

    Kemi bere ne te tjeret me shume per Kosoven dhe. Nuk po kerkojme pllake tek dera e shtepise! Sepse e kemi bere me shpirt, per vellezerit tane te nje gjaku dhe per Kosoven martire !
    Po ti e ben si ai. : DONI ME PER BELULIN !

    Reply to this comment
  9. ... May 14, 23:43

    Kushtetueshmëria dhe ligjëshmëria janë universale për demokracinë! Besoj se të tilla duhet të jenë edhe për ne shqiptarët, kudogjendemi! Ato nuk njohin simpati, kundërpati dhe dëshira nga kushdoqoftë!
    Ne, shqiptarët, jemi parimorë për të gjitha ato që ndodhin larg ose jashtë nesh, ndërsa për ato që lidhen me neve, me “midenë” tonë, përqafohen apo anatemohen, qoftë edhe subjektivisht!
    Nuk kam asgjë as me Haradinaj dhe me askënd tjetër, sepse ata janë shqiptarë, kanë staturën e tyre politike dhe historinë e tyre vetjake, por “emërimi” i tij kryeministër, nisur nga qëllimi më i mirë dikur cënoi procedurat?
    Hashim Thaci nuk është “kërthiza” e botës, por, mesa shihet, jeta politike e ka bërë më të përmbajtur, duke mësuar se bota demokratike kërkon të mos shkelen procedurat, pavarësisht kush vjen në qeverisje.
    Kuptohet, shtetet miq si SHBA e të tjerë kanë një vështrim shumëplanësh!

    Reply to this comment
  10. eliott May 14, 23:44

    Ne te folur ky Hajredinaj nuk e kalon dot klasen.Eshte vertet hero ne lufte po ne politik nuk ta mbush mendjen.

    Reply to this comment
  11. albanopi May 14, 23:48

    Hilmi Haradinaj, djemte e Ilmiut dhe vajza e Ilmiut e mbajten armen ne dore nga fillimi deri ne fund, prnadaj Ilmiut dhe gjakut te djemve te tij duhet tu faleni ne mos pese here te pakten nje here ne dite, dhe jo nje tregtari arab me emrin Mohamad.
    Baben e Thacit sun e di.

    Reply to this comment
  12. ... May 14, 23:50

    Eshte tjeter gje te jesh e te luftosh e tjeter gje te jesh lider udheheqes shteti , gje te cilen duhet ta marish drejt per se drejti nga populli jo me pazare te pista afera partiake , dhe gjithe kush duhet ta njohe vehten e te beje ate pune qe mund ta kryeje realisht

    Reply to this comment
  13. hopalbani May 15, 13:22

    mirush kabashi tek dora e ngrohte thot ;gishti i shtrember sado qe ta drejtosh i shtrember ngel.kesaj vajze duhet ti heqim kapelen.u tregua nje chegevare moderne.luftoj per idete e saj dhe solli ne jete nje shqiptar te vertete.ai do te jete 1000 here me patriot sesa keto leshkot ramushi+hashimi+aliu.qe te luftosh per atdheun esht detyre e cilido prej nesh ,qe te luftosh ne clubet vipe te montecarlos i shoqeruar nga 5 a 6 bodygard kjo esht heroizmi i injorances.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*