Dy qytete shqiptare në listën e 20 më të varfërve në Ballkan

September 2, 2019 08:24

Dy qytete shqiptare në listën e 20 më të varfërve në Ballkan

Një vlerësim i Bankës Botërore për zhvillimin e rajoneve në Ballkanin Perëndimor dhe në Kroaci gjeti se Elbasani dhe Kukësi janë në mesin e rajoneve më të varfra në Ballkan.

Këto prefektura janë më të varfrat në Shqipëri, por gjithashtu janë më të varfrat e 20 rajoneve më të varfra të Ballkanit.

Sipas vlerësimit të Bankës, dy prefekturat shqiptare kanë rënë në kurthin e dyfishtë te varfërisë.

Përveç se të ardhurat e këtyre qarqeve janë shumë poshtë mesatares kombëtare tl vendeve përkatëse, ekonomia e tyre është me rënie ose po rritet me ritme shumë të ulëta duke e zbehur në këtë mënyrë perspektiven e tyre për tu afruar me standardet kombëtare.

Nga vendet e marra në krahasim, Kroacia e cila tashmë është edhe anëtarë e BE-se ka nivelin më të lartë te të ardhurave sipas rajoneve..

Midis rajoneve me të ardhura të ulëta janë Podunvjle, Raska dhe Rasina (Serbi); Polog (Maqedonia e Veriut); Kukësi dhe Elbasani (Shqipëri), ndërsa 14 rajonet e tjera me të ardhura të ulëta po rriten mbi nivelin mesatar rajonal, dhe kështu mund të konsiderohen në rrugën e konvergjencës.

Disa rajone të tjera në Ballkan, të cilat i kanë të ardhurat për frymë në nivele të larta me mesataren kombëtare po ecin me ritme të ulëta.

Këto janë Banat i Veriut, Banat i Qendrës, Bor dhe Braniceva në Serbi, Pelagonia në Maqedoninë e Veriut, Vlora në Shqipëri.

j.l./ dita

September 2, 2019 08:24
Komento

4 Komente

  1. lato September 2, 09:11

    Keto 12 vjet Elbasanin e ka sunduar lale Qazim Mafia.Ku bejne ligjin mafiozet,nuk ka zhvillim.
    Krahasoni Siciline me Italine.

    Reply to this comment
  2. Kalypso September 2, 12:36

    Nje e ka qeveris e majta, nje e djathta

    Shembulli qe jane te dy deshtake

    Reply to this comment
  3. mirel September 2, 17:08

    Ne Elbasan qeveris Kurumi, ne Kukes, Kastrati.
    Shqiperia katandisi ne duart e feudaleve. Koha e bujkroberise.
    Rroni popull, pini kafe qe te vdisni perdite nga pak. Nje perleshje me te keqen ju kushton orarin e kafes.
    Nuk ka si behet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim