Shqipëria, vetëm 2.5% të PBB kundër varfërisë dhe pabarazisë

September 11, 2019 14:29

Shqipëria, vetëm 2.5% të PBB kundër varfërisë dhe pabarazisë

Banka Botërore ka publikuar një raport të ri, i cili titullohet “T’i mbrosh të gjithë”, e që fokusohet tërësisht në tregun e punës.

Në lidhje me shpenzimet shtetërore për të ndihmuar të varfrit dhe ulur pabarazinë, BB analizon ekonominë e mbi 80 shteteve të ndryshme të botës me kriter normën e shpenzimit në raport me PBB.

Shteti shqiptar shpenzon rreth 2.2% të PBB për këtë, e cila vë në shënjestër uljen e pabarazisë në përmjet ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, mbulimin e energjisë elektrike si dhe asistencës sociale apo atë të papunësisë.

Sipas raportit të BB, shpenzimi në total për to nuk i kalon 2.5% të PBB.

Ndërkohë vetëm subvencionimi i energjisë elektrike është më pak se 1% e prodhimit kombëtar.

Pjesa e mbetur kanalizohet në formën e asistencës sociale apo atë mbi papunësinë.

BB analizon ekonominë e një numër shtetesh në zhvillim nga kjo pikëpamje.

Sipas raportit të BB dhe të paraqitur nga Scan, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi dhe Serbia janë në të njëjtat nivele me Shqipërinë, ndërkohë që Bosnje Hercegovina është e para në rajon dhe ndër të parat në vendet e analizuara, me shpenzime shtetërore për të ulur pabarazinë dhe varfërinë ne një shifër mbi 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

e.ll./dita

September 11, 2019 14:29
Komento

1 Koment

  1. mirel September 11, 16:00

    I duhen leket per PPPte. Te varferit te vdesin, ose ne burg po te mos paguajne dritat.
    Ky regjim i poshter i Ramut Qelbesires Rilindje duhet zhdukur nje ore e me pare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*