Studimi i BB: Katër kryeqytetet që duhet të bëjnë kujdes me taksat

August 27, 2019 14:03

Studimi i BB: Katër kryeqytetet që duhet të bëjnë kujdes me taksat

Sipas një studimi të Bankës Botërore për Urbanizimin në Ballkanin Perëndimor “Beogradi, Sarajeva, Tirana dhe Zagrebi aplikojnë më shumë se 30 taksa ndaj biznesit, ndërsa mesatarja rajonale ku përfshihen edhe qytete të tjera të mëdha është 9 taksa dhe mesatarja e Rajonit të ECA është 16 taksa”.

Studimi rekomandon që bashkitë në këto qytete, ku përfshihet edhe Tirana, të ngrenë sisteme auditi dhe inspektimi, nëse të gjithë janë duke paguar taksat që u takojnë dhe në këtë mënyrë të zgjerojnë bazën e tatimpaguesve.

Reformimi i mjedisit të biznesit ndoshta është detyra më e vështirë që këto bashki kanë, – sipas studimit që thotë se Beogradi është i vetmi kryeqytet në rajon që ka një model ekonomik zhvillimi të qëndrueshëm.

Tirana, sipas këtij studimi e ka modelin e zhvillimit të bazuar në industrinë fasone dhe këshillohet të ketë qasje të re ndaj teknologjisë dhe informacionit.

Rritja e konkurrueshmërisë së kryeqyteteve do të jetë promotori i rritjes së punësimit në rajon.

Aderimi në BE, ndryshimet teknologjike dhe globalizimi ka shumë gjasa të krijojnë mundësi zhvillimi që favorizojnë qytetet dhe ekonomitë e tyre.

Por nëse këto tendenca lihen të pakontrolluara mund të prodhojnë pabarazi në rritje, thuhet në studim.

j.l./ dita

August 27, 2019 14:03
Komento

5 Komente

  1. intelektuali August 27, 14:22

    Qe do te thote se ekonomia jone kombetare:

    KA MBETUR NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT

    Ja nje ilustrim me i bukur po nga Banka Boteore:

    https://www.imf.org/external/datamapper/[email protected]/ALB/SRB/ITA/DEU

    Shikoni dhe krahasoni Shqypnine Enveriste me Serbine Komuniste ne krahasim me Italine dhe Gjermanine dhe pastaj shkruani sa te doni llogje per Taksa Progresive te Edvin Kaqolit qe kujtoi se zbuloi “Sezamin” e ekonomise enveriste me tatime bolshevike qe godasin pasaniket barderra dhe darovisin kokpalaret pabuksa,

    SHIQONI DHE HAPNI SYTE E MABNI VESH!

    sepse:

    Me fasone dhe fasoniste mafioze dhe me kanabis sativa albanez dhe kokaine importi nuk zhvillohet dot ekonomia jone kombetare

    Reply to this comment
  2. mirel August 27, 14:44

    Dhe taksat i kopjon nga Beogradi, po avancimin ekonomik e mban rezerve per mijevjecarin tjeter

    Reply to this comment
  3. Arben August 27, 17:13

    LALIDHJER O LALIDHJER, NUK DO BEHESH KURRE

    PREMIER

    Reply to this comment
  4. Petro August 27, 21:21

    Lali dhjeri ka vene 30 taksa ndaj biznesit dhe 500 taksa ndaj qytetareve!
    Na japin 5 leke dhe na marrin indirekt 4.9 leke!

    Reply to this comment
  5. Lili August 28, 13:05

    Petro, gabim je na japin 5 lek e na marrin 10 do ishte ma korrekt per si vepron lali eri!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim