BBC: Çfarë mund të na mësojë Shqipëria për besën?

September 15, 2016 16:28

BBC: Çfarë mund të na mësojë Shqipëria për besën?

Në një kohë kur refugjatët po mbushin kufinjtë në të gjithë botën, duket se kemi shumë për të mësuar nga virtyti i mikëpritjes shqiptare. Kështu e nis agjencia angleze e lajmeve BBC një artikull kushtuar Shqipërisë dhe virtyteve të saj.

“Në të gjithë vendin ndërtuan kampe refugjatësh për të mbrojtur kosovarët që ishin në luftë me Serbinë. Familjet shqiptare ndërtonin një kamp, gjenin një familje kosovare dhe e strehonin aty. Nuk ishin as miq e as të afërm, ishin të huaj, megjithatë shqiptarët i strehonin dhe në shtëpitë e tyre, i ushqenin, u jepnin dhe rroba, i trajtonin ata sikur të ishin pjesë e familjes”.

Duke pritur një makiato në një kafene të vogël në Berat, qytetin e famshëm të 1 mbi 1 dritareve, dëgjova se si një vajzë me emrin Nevila Muka kujtonte impaktin që kishte Lufta e Kosovës në vendin e saj. Për t’ju larguar vdekjes dhe shkatërrimit të forcave ushtarake serbe në vitet ’90, më shumë se 500 mijë refugjatë u larguan nga Kosova për t’u vendosur përkohësisht në Shqipëri në një hark kohor prej dy vitesh. Shpejt mësova se Muka jo vetëm që e kishte parë eksodin nga larg por dhe e kishte përjetuar.

Gjyshja ime u fut në një familje, unë isha e vogël dhe mbaj mend që luaja me fëmijët e tyre shumë. Mbaj mend që ishin bukëpjekës shumë të mirë, buka më e mirë që kam shijuar”.

A ishte e vështirë për ju? – pyeta unë.

“Ne patëm fatin e mirë që gjetëm familje shpejt. Por për shumë familje të tjera nuk kishin para të mikprisnin kosovarët në shtëpi. Ishin shumë të varfër. Megjithatë ata hynin në borxhe, por kurrë nuk na kthenin mbrapsht”.

Kur e pyeta përse, ajo me një të qeshur tha: “Kështu e kanë shqiptarët, është besa e tyre”

E kisha dëgjuar fjalën besa edhe më parë por mendoja se kishte lidhje me besimin apo fenë, por në këtë kontekst nuk e kisha dëgjuar kurrë. Muka më shpjegoi se ishte një si farë kodi i shqiptarëve, dikush që të hap derën në shenjë mikpritjeje. Nëse dikush të kërkon ndihmë, ti i hap dyert e shtëpisë.

Pas kësaj doja të mësoja më shumë për besën e shqiptarit dhe u takova me një student shqiptar i cili më tha se kjo ishte një traditë që njihej prej shekujsh që nga koha e Kanunit të Lek Dukagjinit, një libër me ligje për fiset e veriut të Shqipërisë në shekullin e 15.

Aty mësova një proverbë që shkruhej në Kanun: ‘Shpija para se me qenë e Shqiptarit, asht e Zotit dhe e mikut’. Sipas tyre duhet të ishte gjithnjë i përgatitur për të pasur një krevat bosh natën ose ditën. Kur e pyeta nëse ishte ndonjëfarë detyrimi ai më tha: Në fakt shumicës së shqiptarëve i pëlqen të presin miq. Është një lloj krenarie për ta. Nuk ke pse kërkon hotel mjafton të trokasësh në shtëpinë e dikujt dhe të fton brenda.

Edhe pse disa aspekte të besës kanë humbur me kalimin e kohës, ndjenja e mikëpritjes vazhdon të mbetet tek njerëzit shqiptarë. Përveç luftës së Kosovës, pak e dinë se Shqipëria ishte i vetmi vend që priti numrin më të madh të hebrejve gjatë fundit  të Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht presionit të fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë, shqiptarët refuzuan të spiunonin të ftuarit e tyre.

September 15, 2016 16:28
Komento

4 Komente

  1. anticensurë 25642654 September 15, 16:43

    pavarsisht se është një shkrim i bukur dhe flet për mirë për ne është shumë i pasaktë dhe sipërfaqsor!
    kjo fillon që me beratin:”Duke pritur një makiato në një kafene të vogël në Berat, qytetin e famshëm të 1001 dritareve,”që në të vërtetë nuk ka pasur besoj dhe nuk ka akoma,në zonën historike,1001 dritare,por dritaret janë njëra mbi tjetrën!!
    pra NJË MBI NJË DRITARE!!
    më pas vazhdon me pritjen që ju bëmë vëllezërve tanë të përzënë nga sërbi dhe përfundon me hebrejt ku mbrojtjen e tyre e kufizojnë vetëm tek mos spiunimi:
    “Pavarësisht presionit të fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë, shqiptarët refuzuan të spiunonin të ftuarit e tyre.”,por në të vërtetë mos spiunimi ishte gjëja më e vogël!sipas dokumenteve gjermane del se gjermanët megjithëse e dinin fare mirë se kush ishin hebrejt në shqipëri,nuk patën guximin ti arrestonin!!
    sepse sipas dokumenteve të tyre “do të binin në konflikt me popullsinë”!!
    një gjë e tillë duket paradoksale,sepse ata ishin jo vetëm në konflikt me popullsinë por dhe në luftë me të!!
    gjermanët po të kishin prekur hebrejtë do të kishin rënë në konflikt dhe me ata të cilët i kishin bashkpuntorë!!

    Reply to this comment
  2. beni September 15, 17:41

    Kan qen aq te beses sa kur i kan fut ne shpi ua kan kap grat apo vajzat me zor!
    At turistin cek bashk me gruan ja gjeten vendin per shum pak te holla!
    Kan qen aq te beses sa rembyen tv e i vun zjarin gazetes koha jon?
    Kan qen aq te beses si sali berisha qe ua perlau parat ne firmat piramidale?
    Kan qen e jan aq te beses sa sdin ku ti futin paret e vjedhura dhe trecerekun e nxoren perjashte! Andej nga kosova ja u perdhunuan grat e ngelura pa bura bile vllai gruen e vllajt? Te beses si turqit?

    Reply to this comment
  3. TLN September 15, 21:38

    Shqiptaret e Kosoves jane Shqiptare. Nuk jane te huaj,jane motrat dhe vellezerit tane qe fati i keq i ka bere qe gjeografikisht te jetojne prane serbeve, kombit me mizor ne kete planet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*