BBC, reportazh për Shqipërinë: Toni Blair, “arma” sekrete e qeverisë së re

Julia Langdon/ BBC July 28, 2013 10:36

BBC, reportazh për Shqipërinë: Toni Blair, “arma” sekrete e qeverisë së re

Bëhej fjalë për Shqipërinë komuniste, të cilën korrespondentja e BBC-së thotë se e kishte shmangur edhe në këto 20 vite demokraci për shkak të imazhit. Pas 30 vitesh, Julia vendos të marrë një motor uji dhe të vizitojë Sarandën. “Tani po i afrohem Sarandës, për herë të parë në jetën time. Jam me një motor uji dhe e përgatitur për t’u përballur me vapën e madhe, varfërinë dhe fëmijët që lypin. Por jo! Gjëja e fundit që prisja të shihja ishin çadrat e plazhit, baret, hotelet dhe dyqanet luksoze të mbushura me vizitorë, megjithëse duket që pak prej tyre janë të huaj”, thotë korrespondentja e BBC. Pasi shtanget nga ajo që gjen në Rivierën shqiptare, Julia thotë se pavarësisht zhvillimit të bërë në këto 20 vjet, Shqipëria ka ende shumë punë përpara për të qenë një vend i denjë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Korrespondentja e BBC nënvizon infrastrukturën, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si detyrat më të rëndësishme për çdo qeveri shqiptare.
Ajo ndalet edhe tek zhvillimet politike.Udhëtimi është bërë rreth 1 muaj pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Langdon thotë se ndihet një optimizëm tek shqiptarët pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve dhe flet për programin e kryeministrit të ardhshëm të vendit, Edi Rama. Rama, shkruan ajo për BBC, ka një armë sekrete për zbatimin e programit të tij: Tony Blair . 13 vjet pas vizitës në Shqipëri, shkruan BBC, Blair “rikthehet” këtë herë për të konsultuar qeverinë e re që doli nga zgjedhjet e fundit. Ai është shumë popullor në vend dhe ka ofruar ndihmën e tij në rrugën e vendit drejt BE-së. Ajo beson se qeveria do të garantojë anëtarësimin në BE dhe do të mbrojë sundimin e ligjit mbi kulturën tradicionale të hakmarrjes, e cila ende ka ndikim në atë që ajo e quan veriu “i prapambetur”.
A mund t’i ndihmojë sërish shqiptarët Toni Bler? “Ky problem është prioritet i qeverisë”, thotë ajo. Bashkë me nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar, kjo është një arsye tjetër pse Shqipëria ka dështuar disa herë në përpjekjen për t’iu bashkuar vendeve të BE. Por gjërat kanë filluar të lëvizin. Dhe për më tepër, lideri i ri, Edi Rama, ka një “armë” sekrete. Në rrugët e vendit të tij ka plot 13-vjeçarë që quhen Toni Bler , për nder të ish-kryeministrit britanik, i cili në vitin 1999 mbështeti popullatën shqiptare të Kosovës fqinje. Ai është shumë popullor këtu dhe i ka ofruar vendit ndihmë përmes anëtarësimit në BE. Sidoqoftë, unë ende kam dyshime se do të kalojë një kohë e gjatë derisa optimizmi i shqiptarëve të jehojë në korridoret e Brukselit
Julia Langdon/ BBC July 28, 2013 10:36
Komento

6 Komente

  1. Mark uk July 28, 10:44

    Gaboheni se as gja nuk ka ndryshuar pervec emrit te kjo parti qe ndeeuer 3 here emrin.

    Reply to this comment
    • roy July 28, 11:27

      o mark po ti u preke pse tha verioret e prapambetur, mire e ka se ashtu jeni

      Reply to this comment
      • shpatar July 28, 15:25

        Roy .Kjo nuk eshte gje .Dihet boterishte qe kane qene te prapambetur. E nisi Dulla qe ti civilizonte dhe me pas Saliu qe sa sundoje ne Shqiperi parat i hodhi ne Veri .Mira kane bere se eshte si puna e njeriut .Nuk mund te keshe nje faqe te lemuar e tjetra me pucra.Markun e shqetson gje teter .A do te paguhet me per keto brockulla qe na shkruan gjithemone nerep gazeta ?

        Reply to this comment
  2. rb July 28, 11:52

    Kushdo qe mund te ndihmoje vendin tone do te marre bekimin e urimin e gjithe shqiptareve se ka pare lemeri per 22 vjet te drejtuar nga njerez te papergjegjshem, pijanec, kumarxhi si Fatos Nano dhe nga nje njeri qe nuk beri kurre shtet, por mbolli krim, pasiguri, varferi, pra nuk beri shtet per te gjithe, por per nje pjese rreth vetes e familjes. Ende dalin njerez me maska ne surrat (s’ mund t’ i themi fytyre). Edhe Ali Pashe Tepelena i zduku bandat para dy shekujsh, vetem kjo rrace pushtetaresh nuk i çmontoi dot. Kam bindjen se i motivonte vet, tu qene anti kombetare.
    Toni Blair eshte nje vlere e shtuar. Eksperienca Angleze eshte e çmuar. Ajo ka vendosur ligje qe ne shekullin e XIII dhe mbijetojne ende. Madje, per mua sigurisht, Anglia eshte shteti i pare, qe po deshi ajo behesh per se mbari.
    Ne, populli i thjeshte presim shume nga te ardhurit ne pushtet. Se marrin eksperience e keshilla, nuk ka asgje te keqe. Perkundrazi. Per hir te se vertetes deri tani zhvillimi eshte spontan, merit e popullit te zgjuar, punetor e largpames shqiptar, sesa e qeverive qe rrahin gjoksin me arritjet e popullit.
    Sa me pare ne Europe. Mbase, ecet ne drejtimin e duhur, e jo si deri tani. Pata rastin te beja nje udhetim me makine: Durres-Bari-Milano-Salsburg-Insburg-Lubjane-Zagreb-Podgorice-Shkoder-Tirane. Ne kete rruge per 5-6 dite kupton e sheh ne praktike se kush jane shtetet e BE dhe kush jo e sa kohe e pune duhet.
    Nuk po ju lodh me kontrastet e medhe te pafund, pot vetem me dy elemente.
    * Ne keto rreth 4000 km. rruge nuk patem asnje shqetesim ne trafik, nuk na parakaloi askush ne menyre te gabuar, s’ na rrezikoi askush, gjithe kulture e tolerance. Vini re ketej per qarkullimin çfare xhungle, qe mund te rrezikohesh nga momenti ne moment vete jeta.
    * Si ka mundesi qe vendet e pushimit ishin aq te rregullta, furnizimet me karburant e ushqim ishin ne distanca te barabarta. Nje femije 12 vjeçar qe kishim me vete u shpreh: “Keto sikur i kane bere me vizore e kopjuar me leter kopjativ!”. Shihni ketej. Vetem Tirane – Durres mund te jene 50-60 karburante!
    Dikush mund te thote se keto jane kaq te parendesishme e te vogla. E vertete. Po ja keshtu punon bota e jo rrumpalle si ne.
    Mirese te vish Toni Blair! E njohe zemren e bujarine e shqiptareve ne 1999, por me kete nisme te re do ta njohesh ne thellesi. Zemra jone eshte oqean per mikun. Ajo eshte shume e madhe, ndonese gjarperinjt, hijenat, minjt, ujqerit, qe do lene pushtetin pas pak kohesh, kane filluar te mendojne se çfare do fitoni ju. Fito sa te duash. Mjafton te behet Shqiperia. Fundja do fitoje ate qe i takon nje njeriu te nderuar, sesa te fitojne me dhjetra e qindra hajdut e te mos behet kurre shtet, siç po e lene keta qe i ndeshkoi populli ne menyren me spektakolare te mundshme…

    Reply to this comment
  3. Kombi ilirshqiptar, July 28, 11:53

    O mark uka .o serb o kelysh i sales .nga te gjitha komentet qe kam lexuar vetem te tuat jan kundra te gjithve.je nje pik uji ne oqan o kelysh i saliserbit .nuk mund te ndotni kombin shqiptar .kini shekuj qe doni te na zhdukni por nuk do ja harini kur .e salo jot ka ndruar fytyrn sipar regjimit sipas eres

    Reply to this comment
  4. Mark uk July 28, 14:51

    Jeni nje grup mercenaresh qe bani komente .Kombi u ndot para 500 vjetesh kur ra nen sundimin e tyre.Ne se doni Europen behuni si ata,ne te kunderten rrini me Azine.Nuk arrij te kuptoj kur thuani sala jot,ai eshte I juaj se ai flet per Europe e mendjen e ka aty ku ju keni zemren ne turqi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*