BE, bursa për nëpunësit e rinj, trajnime katër mujore në Francë

February 14, 2018 19:43

BE, bursa për nëpunësit e rinj, trajnime katër mujore në Francë

Në sallën COD të Kryeministrisë u organizua ceremonia e shpalljes së fituesve të skemës së bursave për nëpunësit e rinj civilë. Në kuadër të këtij programi, përmes një procesi shumë rigoroz përzgjedhje, 15 anëtarë të administratës civile do të trajnohen në Francë për një periudhë 4-mujore dhe do të rikthehen në Shqipëri për të dhënë përvojën e marrë.

Administrata Publike, profesionalizmi dhe disponibiliteti i saj është një nga hallkat kyçe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit.

Në rastin e Shqipërisë, ky aspekt përbën, njëherazi, edhe një parakusht të rëndësishëm për proceset integruese të vendit. Në këtë kuadër është hartuar edhe “Strategjia Ndër-sektoriale e Reformës në Administratën Publike “2015-2020”, një dokument strategjik i cili është përgatitur përmes angazhimit dhe kontributit të institucioneve të ndryshme publike si dhe institucioneve ndërkombëtare.

Bashkimi Europian ka asistuar në këtë projekt në qendër të të cilit merr përparësi edhe trajnimi i anëtarëve të administratës publike.

l.h/ dita

February 14, 2018 19:43
Komento

2 Komente

  1. betixho February 14, 22:06

    Përshëndes programin qeveritar për pregatitjen e nëpunësve të rinj në administratën publike,nëpërmjet shkollimit katër mujor në Francë,sipas modelit të tyre.
    E them me bindje nga eksperienca dhe vrojtimi im personal,se shërbimi administrativ në Francë është në ato nivele që në Shqipëri nuk mund të konceptohet.
    Natyrisht në këtë nivel të administratës Franceze,ka të bëjë së pari kultura e lartë e këtij populli,shkollimi profesional,niveli i shkencës dhe pajimi teknollogjik dhe në veçanti sistemi dixhital i inkorporuar në të gjithë sistemin administrativ të tij,si dhe pajimi respektiv në të gjitha hallkat e shërbimit shteteror por edhe privat kudo.
    Mund të them se rrallë në rrjetet e kudo ndodhura përdoren paratë fizike,rrallë ose asfare mund të të mos kushtohet vëmëndja e duhur,xhentilenca dhe rigoroziteti i zbatimit të ligjit.Posta është e kudo ndodhur dhe shërbimi i saj nga burimet operuese të zyrave shtetërore është prezente për të kujtuar detyrimet apo takimet e rezervuara me ditë dhe orar preçiz.Nuk i falnderon,por të falnderojnë,por njëkohësisht nëse kërkon te trajtosh problemin jashtë kufizave ligjore,të përcjellin me mirësjellje por me vendosmëri duke të lënë të kuptosh se bashkë kemi mbaruar duke e shoqëruar me një MERCI dhe me buzë gaz duke të parë në sy me një ORVUA.
    Sa ujë duhet të kalojë për ta vënë në zbatim atë eksperiencë të këtij kombi të kulturuar e të sjellshëm,dhe sa hapa të mëdha duhet të hedhim ne si popull për të arritur nivelin e tyre.
    Shkollim,shkollim,profesional e shkencor,dhe shtrirja e zbatimit rigoroz të ligjit në të gjitha hallkat e veprimtarisë të shtetit.Mësim rigoroz i ligjit,koncepti bazë me të cilin duhet të paisen të gjithë qytetarët në edukimin shkollor,nuk duhet tu lihen hapësira të rinjve në proçesin mësimor dhe edukativ,se çështjet mund të zgjidhen dhe ashtu dhe kështu.Jo ata duhet të formohen me një mendim të qartë rigoroz se problemet e ç’do niveli qofshin zgjidhen dhe duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet ligjit dhe vetëm ligjit.
    Ata duhet të pregatiten me këtë llojë koshience,sa që duhet të mbeten të çuditur nga situatat që mund tu dalin përpara për zgjdhje të ndërmjetme.S’ka dhe zduhet të ketë në formimin e tyre iluzione të tilla.Vetëm kështu mund të ndërtosh shtet solid për vete dhe pasardhësit.

    Reply to this comment
  2. trajnim frroncez February 15, 03:57

    meqe franca e ka kaq “te paarritshem” sherbimin administrativ, per shqiptaret le te perdoret nje model cik me casual e njerezor, sic eshte ai amerikan.
    Shqiptaret jane njerez te thjeshte e te vuajtur tani per tani.
    Jepuni nje sherbim qe te mos i demoralizoje fare me paarritshmerine e kultures se larte.
    Kur te behemi si evropa, mbase po.
    Tani per tani bota ka edhe alternativa te tjera, prere per huqet tona.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*